• Kontakt
Saturday, May 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zhdukja e mistershme e trafikantëve ngre dyshime mbi operacionin e shpëtimit të 55 refugjatëve

13:01 : 13/01/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Operacioni i shpëtimit të 55 refugjatëve nga Siria, Irani dhe Egjipti që rrezikuan të mbyteshin pas fundosjes së gomones që do i trafikonte në Itali, është mbuluar me hije dyshimi pas zhdukjes misterioze të 2 trafikantëve. Pronari i një hosteli në Tiranë është i vetmi i arrestuar për ngjarjen.

Gjykata e Vlorës vendosi të mërkurën masë sigurie arrest me burg për Fatos Dushën, pronar i një hosteli në Tiranë, ku dyshohet se janë strehuar për disa ditë një pjesë e emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, që u shpëtuan nga Roja Bregdetare në 8 janar.

Dusha është i vetmi i arrestuar për ngjarjen, e cila shkoi në prag të tragjedisë, pas fundosjes së pjeshme të gomones, që vuri në rrezik jetën e 55 refugjatëve. 16 persona përfshi katër fëmijë që ndodheshin në gomonen 7 metra të gjatë pësuan djegie nga përzierja e ujit të kripur me benzinë dhe u shtruan në spital pasi ishin nxjerrë nga deti. Të tjerë nga refugjatët, që rrezikuan të mbyteshin, patën probleme me hiperterminë.

Refugjatët u shpëtuan nga anija e Rojes Bregdetare “Bora”, por dy drejtuesit e gomones janë zhdukur në mënyrë të mistershme, ndërsa nuk është identifikuar asnjë nga pesonat që ka mundësuar trafikun për të cilin ishin paguar shuma të konsiderueshme. Prokurori Hyrjet Lamaj bëri me dije se në dëshmitë e tyre emigrantët kanë thënë se ata hipën në anijen e Rojes Bregdetare sëbashku me dy trafikantët, por këta të fundit u hodhën në detë të veshur me jelekë shpëtimi. Përndryshe kapiteni i anijes “Bora”, një oficer dhe 2 marinarë kanë mohuan të kishin dijeni për fatin e dy trafikantëve. Prokuroria tha se ndaj tyre nuk ka procedim penal apo hetim disiplinorë.

Avokati i Dushës mohoi që klienti i tij të ishte përfshirë në trafik. Ai tha se Dusha ishte vetëm pronar i hostelit dhe nuk e dinte ku shkonin njerëzit që vinin aty. “Nuk i është dashur as nga vijnë dhe as ku do shkojnë. Ky njeri, që ka një grua të verbër, dhe një fëmijë të sëmurë nuk ka asnjë lidhje me trafikantët”, tha avokati Edmond Dëma, ndërsa fajësoi policinë se kishte arrestuar klientin e tij për të mbuluar arratisjen e trafikantëve të vërtetë.

Lexo edhe:

Operacioni “Ura”/ Artan Hoxha: Kjo zhurmë duhej të ishte bërë para zgjedhjeve

Operacioni i përbashkët Itali-Shqipëri, Fatjon Softa: Grupet shqiptare, mafie me hierarki

Në seancë prokurori Hyrjet Lamaj, pretendoi se njërit prej refugjatëve një 55 vjeçari nga Siria i është gjetur adresa e hostelit në celular, ndërsa nga rregjistrimet e kamerave të sigurisë së hostelit u zbulua se 9 prej refugjatëve të shpëtuar kishin fjetur aty. Ai kërkoi masën e arrestit me burg për pronarin e hostelit.

Në dëshmitë e tyre 55 refugjatët, 47 sirianë, 7 iranianë dhe 1 egjyptian treguan se para se të hipnin në gomone ishin strehuar në periferi të një fshati. Ata thanë se kishin qenë në shtëpinë dy katëshe të një çifti të ri, i cili kishte dhe një fëmijë 3 vjeç. Prokuroria arsyeton se banesa duhet të ketë qenë në zonën e Levanit, pasi refugjatët thanë se nga shtëpia te vendi ku ata kanë hipur në gomone rruga me makinë kishte zgjatur vetëm 30 minuta.

Në dëshmitë e cituara të refugjatëve në sallën e gjyqit u përmend se ata ishin ndihmuar të hipnin në gomone nga 3 persona në afërsi të grykëderdhjes së Vjosës. 20 minutra pas imbargimit mjeti ka dalë në detë të hapur, por për shkak të dallgëve është fundosur pjesërisht. Refugjatët thanë se ishin shqiptarët që drejtonin mjetin që u kërkuan atyre të bënin thirrjen SOS.

Dy orë më vonë anija e Rojes Bregdetare “Bora” arriti të gjente gomonen dhe mori në bord 55 refugjatët. Nga dëshmitë e këtyre del se në anije kanë hipur edhe dy shtetasit shqiptar që drejtonin mjetin. Refugjatët thonë se dy shqiptarët qëndruan në dhomën e drejtuesit të anijes së Rojes Bregdetare dhe se i kanë parë të hidhen në detë të veshur me jelekë shpëtimi portokalli, kur anija ishte rreth 100 metra nga kalatat e portit të Vlorës.

Por kapiteni i anijes “Bora” dhe oficeri i saj, që u morën në pyetje pas operacionit të shpëtimit thanë se nuk i kanë parë dy drejtuesit e gomones. Ndaj tyre nuk ka ende procedim dhe as hetim.

Në fund të seancës gjyqtarja Herila Çela vendosi të lërë në fuqi kërkesën e prokurorit, Hyrjet Lamaj për masën shtrënguese arrest me burg ndaj pronarit të hostelit.

Ngjarja e rëndë e 8 janarit ringjalli kujtime të tragjedive të mëparshme në Otranto. 17 vjet më parë, 9 Janar 2004, 28 emigrantë shqiptarë u mbytën në kanalin e Otrantos pas një incidenti të ngjashëm. Trafiku i njerëzve përmes detit u rikthye vitin e kaluar, prej fluksit të madh të refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut dhe bllokimit të rrugëve tokësore për shkak të epidemisë COVID-19. /BIRN/

Etiketa: dyshimeoperacionisiriane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Operacioni “Ura”/ Artan Hoxha: Kjo zhurmë duhej të ishte bërë para zgjedhjeve

21:40 : 27/05/2025
AKTUALITET

Operacioni i përbashkët Itali-Shqipëri, Fatjon Softa: Grupet shqiptare, mafie me hierarki

21:37 : 27/05/2025
AKTUALITET

Vdes një italian në Tiranë, pas operacionit në një klinikë dentare private

11:24 : 24/05/2025
AKTUALITET

54-vjeçarja vdiq pas operacionit në stomak, reagon mjeku: Pësoi atak kardiak

16:20 : 22/05/2025
AKTUALITET

EMRI/ Kjo është gruaja që humbi jetën pas operacionit në klinika private “Villa Alba”

15:54 : 22/05/2025
AKTUALITET

Pse u godit banda e trafikut të drogës pas zgjedhjeve? Dumani: Datën e dakordësojmë së bashku!

15:34 : 21/05/2025
Para

Harden kërkon largimin nga Houston: E dua këtë qytet por situata është jashtë kontrollit!

TË GJITHA

Kryenegociatori Besnik Bislimi për DW: Brukseli ka qenë i anshëm në dialogun Kosovë-Serbi

09:01 : 31/05/2025

Armando Broja konfirmon lidhjen me vajzën nga Përmeti: Ishalla i dedikoj shumë gola!

08:46 : 31/05/2025

TikTok-u shqiptar, kur fama kthehet në dhunë verbale dhe degradim shoqëror

08:33 : 31/05/2025

Rimbursimi në letër, shpenzime nga xhepi! Realiteti i diabetikëve shqiptarë

08:22 : 31/05/2025

Këmbimi valutor 31 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:10 : 31/05/2025

Kohë për plazh! Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

08:01 : 31/05/2025

Horoskopi, 31 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 30/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com