• Kontakt
Friday, November 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Masa të rrepta sigurie në prag të inaugurimit të presidentit të ri

20:13 : 13/01/2021
në AKTUALITET, BOTA

Në përgatitje për inaugurimin e presidentit të ri amerikan më 20 janar, zyrtarë të rendit dhe të administratës lokale të Uashingtonit po vënë në zbatim masa të papara sigurie për të shmangur incidente të ngjashme me protestat e dhunshme të një jave më parë në Kapitolin amerikan.

Agjencitë e zbatimit të ligjit që kanë detyrën për të garantuar sigurinë gjatë ceremonisë së inaugurimit të Presidentit të Zgjedhur Joe Biden më 20 janar janë të vendosura të mos lejojnë përsëritje të kaosit dhe dhunës që u regjistruan një javë më parë në Kapitol.

Dhjetëra mijëra forca të Gardës Kombëtare nga disa shtete do të vijnë në Uashington nga fillimi i javës së ardhshme. Kryebashkiakja e qytetit, Muriel Bowser, tha se ceremonia e inaugurimit shoqërohet me një numër sfidash, që nga pandemia e COVID-19 deri tek kërcënimet ekstremiste.

“Ata që vijnë për të demonstruar në mënyrë paqësore dallojnë nga protestuesit që sulmuan me dhunë Kapitolin. Besoj se do të vërtetohet që protestuesit në Kapitol ishin individë të organizuar dhe të stërvitur,” tha zonja Bowser.

Të martën, FBI-ja tha se kishte marrë 100,000 video dhe fotografi si dhe informata dhe ka hapur 160 çështje penale në kuadër të hetimeve.

Lexo edhe:

No Content Available

“Jemi shumë të përqëndruar në akuzat për sulm ndaj shtetit. Po shohim mundësinë për ta trajtuar këtë incident si operacionet madhore kundër terrorizmit që kemi kryer jashtë vendit,” tha Steven D’Antuono, Drejtor i Zyrës Rajonale të FBI-së për Uashingtonin.

Goditja e terrorizmit të brendshëm shoqërohet me sfida unike krahasuar me terrorizmin ndërkombëtar.

“Ke të bësh me shtetas amerikanë që kanë një numër mbrojtjesh të ofruara me Kushtetutë. Ata e njohin sistemin dhe ligjin dhe e dinë se sa mund të bëjnë pa kaluar në aktivitet kriminal,” thotë analisti Said Javed.

Në përgjigje të pyetjes së Zërit të Amerikës, presidenti i zgjedhur tha se nuk ka frikë të bëjë betimin para Kapitolit, siç është tradita e inaugurimit.

“Por mendoj se është shumë e rëndësishme që të përqëndrohemi seriozisht tek ata individë, të cilët u angazhuan në akte sulmi ndaj shtetit, që kërcënuan jetët e të tjerëve, përdhosën pronën publike, shkaktuan dëme të mëdha. Ata duhen mbajtur përgjegjës,” tha zoti Biden.

Për disa javë me radhë autoritetet kanë vëzhguar aktivitetin në platforma dixhitale të ektremistëve të djathtë, të cilët bënin thirrje për sulm në Kapitol më 6 janar. Tani ata e kanë zhvendosur vëmendjen tek individët që kanë plane të organizojnë protesta të dhunshme me rastin e inaugurimit të presidentit të ri./VOA/

Etiketa: Masa të rrepta sigurie

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Shkencëtarët paralajmërojnë për ‘të ardhmen e kobshme’ të planetit

TË GJITHA

Gjendet e vdekur studentja shqiptare në Tetovë! Dyshohet se e kanë shtyrë nga një pallat

10:36 : 07/11/2025

EMRAT/ Goditet banda e “skifterëve” shqiptarë, 4 të arrestuar! U gjenden para e bizhuteri ari

10:30 : 07/11/2025

Kualifikueset e Botërorit/ Silvinjo publikon listën e Shqipërisë, mungesa dhe një rikthim në sulm

10:19 : 07/11/2025

“Më thirri në zyrë dhe më fyeu”, Pacolli: Ja si Balluku kërkoi të fuste turqit në Aeroportin e Vlorës

10:12 : 07/11/2025

Furgoni me arsenal armësh në Tiranë, zbulohet lidhja e Eugert Sinos me grupin e Aurel Hoxhës

10:07 : 07/11/2025

Kushtetuesja e ktheu në detyrë pasi “i shkeli syrin” kryeministri, Rama vijon lojën: Tirana, trup pa kokë

10:05 : 07/11/2025

U ekstradua nga Italia/ Kush është Emri Hysenaj, pazaret e drogës dhe përplasja me Orges Mollën në “Sky ECC”

09:52 : 07/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com