• Kontakt
Friday, May 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qytetarë mosmirënjohës! Zbulohen faktet e vuajtjes së ministrave të Ramës në Dubai

18:53 : 11/01/2021
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ministrat Arben Ahmetaj, Belinda Balluku, nënkryetari i Bashkisë Tiranë Arbi Mazniku dhe këshilltari kryesor i Ramës Endri Fuga, u “tronditën” shumë kur mësuan se në Shqipëri përmbytjet po shkaktonin dëme të mëdha dhe po vihej në rrezik jeta e mijëra banorëve. Por fati i keq i tyre se duhet të shkonin në Dubai. Në fillim ministrat refuzuan: “Si mund të shkojnë në Dubai kur populli vuan”?-shpreheshin me shumë shqetësim.

-“Shkoni”,-ju tha ai i madhi, do jem unë këtu, ikni se nuk u dalim fjale miqëve tanë sheikë në Dubai, por as sheikut tonë Same”… Kryeministri ua mbushi mendjen dhe të gjithë bashkë duke shfryrë dhe kthyer kokën pas nga pamjet e trishta që vinin nga përmbytjet dhe vuajtja e të varfërve që edhe ujin kishin manget, ngjitën me pendesë shkallët e avionit.

Shëtitën nëpër Dubain e shtrenjtë e të pasur për të kaluar stresin, ashtu të zymtë të katër drejtuesit e lartë kthenin ndonjëherë kokën nga biznesmeni që kishin me vete, duke i dhënë një buzëqeshje të lehtë. Merazi duhej shfryrë, ata mendojnë për ne qytetarët shqiptarë, ndaj me hak e kanë të relaksohen disi.

Nga mërzia që nuk gjendeshin dot pranë banorëve të prekur, shkuan në një nga restorantet më të shtrenjta në botë, aty ku gatuan kryesisht mishin e përzgjedhur kuzhinieri i famshëm Nusreti. Për të vrarë disi zymtësinë që i kapi dhe ta kalonin më lehtë, ministri i fatkeqësive nisi të thonte thombonte me disa batuta të zgjedhura, gjithnjë me mendimin e mirë që kolegia Beli dhe numri dy i bashkisë të mos trishtoheshin aq shumë. Ha mish e pi verë të shtrenjtë, nuk kalohet lehtë sikleti i përmbytjeve. Madje ata qytetarë që janë nën ujë, duhet tu jenë mirënjohës ministrave dhe zyrtarëve bashkiak.

Lexo edhe:

No Content Available

Ngrinin dolli për ta. Po po, mu aty në mes të Dubait, duke “vuajtur”thellë e më thellë… “Hajde një dolli për të përbyturit, i paçim gjallë, do na duhen për vota”-tha një mendje brilante që asnjëherë si ndahet Ramës si këshilltar. “Pi Ben, mos u step Arbër, pse loton Beli, ha diçka, je tretur shumë kohët e fundit”-u dëgjua një zë.

Sërish dhimbje, trishtim! Hapën telefonët e tipit të fundit dhe shihnin lajmet nga vendi… Stresi i kaploi, shqyenin nga ankthi mishin e gatuar nga kuzhinieri Nusret. Momente të sikletshme. “Hë çfarë thonë lajmet”-pyeste shpesh ai që i gatuan vetë lajmet e propagandës së kryeministrit dhe ua nis të gjithë mediave që ka nën zap. “Çtë thonë”-argumentoi “tigri” dhe si i kudondodhur dhe i gjendshëm për raste të tilla, e kapi situatën në duar. “Pini miqtë e mi, defrehuni që ta kalojmë këtë dhimbje, do Zoti nuk kemi ndonjë jetë të humbur, sepse një votë këtu e një atje bëhet pushteti i tretë”…

Këtu u erdhi paksa çehrja e fytyrës. “Për mandatin e tretë, për komandantin tonë që detyrohet të qëndrojë me këmbë në ujë sa ta marrin kamerat”-thanë të gjithë njëzëri. Orët kaluan dhe në fund erdhi çassti se kush do të paguante. Atë faturë fort të shprenjtë e paguan qytetarët këtu, edhe ata të përmbyturit. Me taksat që japim çdo ditë. Por drejtuesit tanë e meritojnë udhëtimin në vendet e zhvilluara të botës. E kanë hak të bredhin nëpër dyqane të shtrenjta dhe të vishen e stolisen bukur!

Kur ende nuk u kishte dalë pija, e mërzia, disa qytetarë “smirushë”, nisën të ankoheshin dhe kritikonin se si është e mundur që ndërsa vendi ndodhet nën mbretërinë e përbytjeve, ministrat e qeverisë dhe drejtuesit e pushtetit lokal në Tiranë darkonin hareshëm në lokalin Nusret në Dubai?

Aty “tigri” i Rilindjes nuk duroi! “Mosmirënjohës, idotë, qenër”…, shrynte ai. “Ne ngritëm dolli për fatin tuaj, u dehëm nga mërzia, u shqyem b… nëpër lokalet e natës duke menduar vetëm për ju dhe jeni aq të lig sa nuk na vlerësoni”-turfullonte ai, me tubat e hundës që i zgjeroheshin edhe më shumë.

Shpejt u erdhi hareja. Rama reagoi duke i mbrojtur të gjithë, e duke u thënë qytetarëve që “ta qepnin” atë të shkretë gojë, sepse ministrat, këshilltari i tij dhe numri dy i bashkisë shkuan në Emiratet e Bashkuara Arabe për arsye pune, për të tërhequr investitorët e mëdhenj të botës që në mandatin e tretë të qeverisë së tij ta bëjmë Shqipërinë si Dubai…!

 

Etiketa: boldnews host domain darka luksi

Lajme të lidhura

No Content Available
Para
AC Milan's Croatian forward Ante Rebic (Front L), AC Milan's Portuguese forward Rafael Leao (Top L) and teammates celebrate after Rebic scored a last second winnin goal during the Italian Serie A football match AC Milan vs Udinese on January 19, 2020 at the San Siro stadium in Milan. (Photo by Marco Bertorello / AFP)

Merkato ne dalje te Milani, mbrojtësi largohet drejt Turqisë

TË GJITHA

“Kam 3 bukë ekuadoriane, shumë të mira…”, zbardhen biseda të reja të të implikuarve në operacionin “Ura”

14:44 : 23/05/2025

“Dje mu ngjall shpresa”/ Nëna e Artan Lames rrëqeth me fjalët e lamtumirës: Iku i shtrenjti im…

14:31 : 23/05/2025

PËRGJIMET/ “T’i prishet gjilpëra armës tek laboratori”, si Ekil Nderjaku kërkoi ndihmën e ish-efektivit të RENEA-s

14:26 : 23/05/2025

11 Maji/ Celibashi miraton tabelat përmbledhëse të rezultateve për 4 qarqe

14:22 : 23/05/2025

Erand Sojli e ngacmon, këngëtarja: Jam më e bukur zhveshur

14:06 : 23/05/2025

Përndoqi vajzën e re, procedohet 42-vjeçari në Korçë

14:05 : 23/05/2025

Kush është “Bosi” i heroinës? Përgjimet zbulojnë rolin e tij në trafikun e drogës Turqi-Shqipëri-Itali

14:01 : 23/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com