• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Mos e hap dritën se…”/ Si e ngacmoi 33-vjeçari seksualisht të moshuarën/ Zbardhet dëshmia

13:23 : 11/01/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Gjykata e Sarandës ditën e premte ka dënuar me 16 muaj një 33-vjeçar të akuzuar për “Vjedhje” dhe “Ngacmim seksual”.

Sipas Gjykatës, shtetasi K. M. u gjet fajtor dhe u dënua me 6 muaj burg për “Vjedhje” dhe me 20 muaj burg për “Ngacmim seksual”. Në bashkim të dënimeve, gjyqtari Fatmir Ndreu e dënoi atë me 24 muaj burg dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar i uli 1/3 e dënimit, duke e dënuar përfundimisht me 16 muaj burgim. Por cila është historia për të cilën është dënuar 33-vjeçari?

NGJARJA

Në vendimin e Gjykatës, më datë 08.04.2020, shërbimet e Policisë Gjyqësore në stacionin e Policisë Livadhja janë njoftuar se në fshatin Neohor të Bashkisë Finiq kanë vjedhur banesën e shtetases me inicialet J. Sh. Pas marrjes së njoftimit është ngritur grupi hetimor, i cili ka shkuar në fshatin Neohor dhe konkretisht në vendin ku kishte ndodhur ngjarja, që ishte banesa e shtetases J. Sh., 76 vjeçe, banuese në fshatin Jermë.

DËSHMIA E SË MOSHUARËS

Lexo edhe:

Horoskopi, 18 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Gjesti flet për herë të parë për jetën pas “BBV”, zbulon ç’po ndodh me Eglin

Para Policisë Gjyqësore kjo shtetase ka deklaruar se në mbrëmjen e datës 07.04.2020 është shtrirë për të fjetur gjumë, si çdo natë, rreth orës 22:00, por pas orës 23:30 ka dëgjuar një zhurmë në dritare. Në këtë kohë ka parë një person i cili është futur brenda në dhomë, është afruar pranë saj dhe i ka folur në greqisht me fjalët, “mos hap dritën, mos fol, se do të të mbys”. Ndërsa i bërtiste, njëkohësisht i kërkonte lekët se ku i kishte dhe nëse nuk do t’ia jepte do ta rrihte. J. Sh. i është përgjigjur se nuk ka lekë dhe të merrte çfarë të donte.

“Mos më ngacmo se jam e sëmurë, jam me ilaçe”, i ka thënë e moshuara. Deri në ato momente e moshuara ishte në krevat e shtrirë, ndërkohë është ngritur në këmbë, por personi që kishte hyrë në banesë e ka shtyrë atë me duar duke ia vënë në gjoks, dhe nga ky veprim e moshuara ka rënë mbi krevat. Në këtë kohë ky person ka ulur pantallonat dhe i ka shkuar të moshuarës pranë, është shtrirë mbi të dhe e ka qëlluar me pëllëmbë në fytyrë duke i thënë që mos të fliste.

Gjithashtu J. Sh. ka deklaruar edhe se ky person kishte nxjerrë organet gjenitale jashtë në atë moment dhe ajo ka filluar që të bërtasë. Më tej shton se personi i cili i kishte hyrë në shtëpinë e saj ishte shtetasi K. M., nga fshati Jermë dhe e njihte shumë mirë atë dhe ndërkohë i ka thënë atij që ty të njoh, por mos më bëj keq. Më pas ai i ka marrë telefonin, të cilin e kishte te koka e krevatit dhe është larguar. Telefoni, ka sqaruar e dëmtuara, ishte me ngjyrë të zezë përpara dhe i bardhë në pjesën e pasme dhe në brendësi të tij kishte një numër grek, të cilin ajo nuk e mbante mend në ato momente

KËQYRJA E BANESËS

Në vijim, Policia Gjyqësore ka këqyrur banesën e kësaj shtetaseje, ku ka rezultuar se dritarja ishte e shqyer me sende të forta. Në brendësi të banesës në të tri dhomat e gjumit ka mobilie (dollapë rrobash), të cilat janë të hapura dhe sendet në brendësi të bëra rrëmujë dhe të vendosura në mënyrë të çrregullt. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes nuk janë përfituar gjurmë me vija papilare.

Lidhur me këtë ngjarje, nga Policia Gjyqësore është përpiluar vendimi për kryerjen e ekspertimit mjekoligjor për të përcaktuar nëse te shtetasja J. Sh. konstatoheshin dëmtime, me çfarë mjeti janë shkaktuar dhe cila është kategoria e tyre. Më tej, nga Policia Gjyqësore është bërë dhe këqyrja e jashtme e shtetases J. Sh., veprim ky i dokumentuar në procesverbalin e datës 08.04.2020. Gjatë këqyrjes rezultoi se në pjesën e fytyrës, në të dyja faqet, në të dyja duart, në pjesën e nyjave dhe në të dy gjymtyrët e poshtme të këmbës, duke filluar poshtë gjunjëve deri në fund të këmbëve vërehen ekimoza me ngjyrë mavi. Këqyrja e së dëmtuarës është shoqëruar me fotografi kriminalistike.

/Panorama/

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 18 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 17/05/2025
SHOW BIZ

Gjesti flet për herë të parë për jetën pas “BBV”, zbulon ç’po ndodh me Eglin

22:55 : 17/05/2025
SPORT

Gyökeres në krye të garës për Këpucën e Artë, Mbappé dhe Salah në ndjekje

22:54 : 17/05/2025
AKTUALITET

Krime zgjedhore/ SPAK i sekuestron telefonin ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

22:53 : 17/05/2025
AKTUALITET

Fiken ekranet/ Ndërpritet numërimi i votave tek ‘Parku Olimpik’

22:44 : 17/05/2025
AKTUALITET

Plagosja në Durrës, Policia: I plagosuri jashtë rrezikut për jetën

22:27 : 17/05/2025
Para

Është infektuar me Covid-19? Flet Jonida Maliqi: Analizat e para dolën negative por...

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 18 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 17/05/2025

Gjesti flet për herë të parë për jetën pas “BBV”, zbulon ç’po ndodh me Eglin

22:55 : 17/05/2025

Gyökeres në krye të garës për Këpucën e Artë, Mbappé dhe Salah në ndjekje

22:54 : 17/05/2025

Krime zgjedhore/ SPAK i sekuestron telefonin ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

22:53 : 17/05/2025

Fiken ekranet/ Ndërpritet numërimi i votave tek ‘Parku Olimpik’

22:44 : 17/05/2025

Plagosja në Durrës, Policia: I plagosuri jashtë rrezikut për jetën

22:27 : 17/05/2025

“Dështoi të bashkojë 4 frontet opozitare”, Xhaferaj rendit arsyet e humbjes së Berishës

22:23 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com