• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

“Historia ime është histori filmi, por një makth i vërtetë”/ Rrëfehet ‘Zogu i Tiranës’: Ja pse them “Jo” martesës

14:47 : 10/01/2021
në SHOW BIZ

Hermes Nikaj i njohur ndryshe si ‘Zogu i Tiranës, në një intervistë për “Panorama Plus”, duke folur për momentin e arrestimit në ambientet e një resorti teksa ishte në një dhomë hoteli me një sipërmarrës 50-vjeçar nga Laçi, thotë se është i denjë për një film me partner Gabriel Garkon.

26-vjeçari na rrëfen nëse mund të konsideroheshin festa ato që kaloi në ‘arrest shtëpie’, ç’po ndodh me çështjen gjyqësore, statusin e tij tashmë “single”, dhe të tjera sekrete nga jeta e tij jashtë kamerave…

Si e kalove këtë Vit të Ri në “arrest shtëpie”, duke qenë se nuk pati ndonjë ndryshim me të tjerët nisur nga ora policore?

Hermes Nikaj: Viti i Ri kalohet mirë, pranë familjes. Ishte viti i parë që unë isha në shtëpi i izoluar. Prindërit e mi ishin të lumtur dhe ky është kuptimi i festës. Kaluam mirë, ne familja e të afërm.

Lexo edhe:

“Të vjen ti hash”, Zogu i Tiranës befason me deklaratën: Gjysma e shqiptarëve janë gay

“I hëngsha zemrën Ramës”/ Zogu i Tiranës: Vetëm përpara, jo më mbrapa

Ç’po ndodh me çështjen gjyqësore në proces dhe cilat janë pritshmëritë e tua?

Hermes Nikaj: Çështja ime është në gjykimin e themelit tashmë dhe drejt fundit, pasi para pak kohësh u mbyllën edhe hetimet. Pritshmëritë e mia janë të thjeshta, pastrimi i emrit dhe imazhit tim nga këto histori turpi e dalja një orë e më parë nga arresti në shtëpi.

Nëse do të bëhej një film për këtë ndodhi tënden, me cilin aktor të njohur do të doje të realizoje momentin e arrestimit në dhomën e hotelit?

Hermes Nikaj: Në fakt, historia ime e ndalimit është tamam histori filmi. Por, një makth i vërtetë. Mendoj se do i shkonte Gabriel Garkos si rol.

Një vit nga jeta jote deri tani kaloi nga qelia e pastaj në “arrest shtëpie”. Do e quaje një vit të çuar dëm?

Hermes Nikaj: Vit i çuar dëm absolutisht jo. Një vit mësimi, vit sprove, vit kalitje e durimi. Kam mësuar e jetuar shumë nga ky vit! Sado i vështirë të ketë qenë për mua, do mbetet një nga vitet më të rëndësishme.

Kemi parë që bën shpesh “live” në “Instagram” me ndjekësit apo miqtë e tu. Ç’ndodh në mesazhet private, ç’propozime të vijnë?  

Hermes Nikaj: Unë jam njeri popullor, social, miqësor dhe po të mos e kaloj kohën me miqtë e ndjekësit e mi do çmendesha. Mesazhe më vijnë pa fund. Mesazhe kurajoje, admirimi, të cilat i vlerësoj shumë. Ju doni të dini nëse kam ngacmime? Po, sigurisht që po, kam oferta nga më të ndryshmet, madje më thonë që duhet ta kaloj arrestin e shtëpisë në Maldive e jo këtu.

Statusi yt aktual cili është, je ndarë nga dikush dhe a ke nisur ndonjë histori të re qoftë edhe virtualisht?

Hermes Nikaj: Unë jam elektron i lirë, jam single aktualisht dhe çuditërisht jo në kërkim të dashurisë. Dashuria më gjen mua. Por për momentin dua të pastroj emrin dhe imazhin tim, t’i kthehem jetës që kam pasur dhe atëherë do shikoja për dashuri e pasione të reja.

Duke u nisur dhe nga akuza që t’u bë, ç’mendim ke për vajzat apo djemtë që shesin trupin dhe ti vetë do ta bëje?

Hermes Nikaj: Është e drejta e tyre të bëjnë çfarë t’u dojë kokrra e qejfit me trupin dhe veten e tyre. Përderisa nuk cenojnë njeri, pse duhet t’i gjykojmë! Kam të njëjtin mendim siç kam për familjet problematike me burra të papunë, të alkoolizuar e të dhunshëm.

Shkëmbeve dhurata për Krishtlindje dhe Vit të Ri, dhe kishe ndonjë mik në burg që i bëre ndonjë dhuratë apo do të doje t’i bëje?

Hermes Nikaj: Këtë vit kuptuam se asgjë nuk është më e rëndësishme se ndjenja, koha me familjen, dashuria, emocionet. Kjo është dhurata më luksoze që kam marrë dhe dhënë.

Je ende i ri, por është martesa në qëllimet e tua dhe me ç’person e imagjinon altarin?

Hermes Nikaj: Në fakt, nuk besoj në martesë. Jeta është shumë e gjatë për ta kaluar vetëm me një partnere. Mua më pëlqen bashkëjetesa për sa kohë ka dashuri, mirëkuptim, martesa është veç një copë letër. Në të ardhmen mbase ndryshoj mendim, ama do të jem i kujdesshëm në zgjedhjen e një nëne të përkryer për fëmijët e mi.

Je lënduar nga dashuria deri tani dhe premtimi më i madh që të kanë bërë?

Hermes Nikaj: Unë jam person që përfshihem shumë emocionalisht. Jam lënduar nga zhgënjimi, jam lënduar kur nuk ma kanë kthyer dashurinë. Ndërsa premtimi më i madh që më kanë bërë është se do të më duan gjithë jetën, edhe nëse nuk do jemi bashkë.

E ardhmja e Hermesit i takon televizionit, dhe si mund të ishte rikthimi?

Hermes Nikaj: Rikthimi do të jetë siç e kërkojnë ndjekësit e mi. I qeshur, pozitiv dhe me mesazhe të bukura për jetën. Sapo të mbyllet çështja, unë do të rikthehem në ekran. Me një eksperiencë të fortë mbi supet e mia dhe gati për një kapitull të ri.

Etiketa: Zogu i Tiranes

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

“Të vjen ti hash”, Zogu i Tiranës befason me deklaratën: Gjysma e shqiptarëve janë gay

15:37 : 04/10/2023
SHOW BIZ

“I hëngsha zemrën Ramës”/ Zogu i Tiranës: Vetëm përpara, jo më mbrapa

16:58 : 26/09/2023
Foto: Instagram
SHOW BIZ

Zogu i Tiranës rrëfen planet për familje: Dua të bëhem baba, jam tradicional

08:28 : 17/11/2022
Foto: Instagram
SHOW BIZ

Pësoi infarkt, ndërron jetë babi i ‘Zogut të Tiranës’ (FOTO)

10:11 : 05/10/2022
Foto: Postim Instagrami
SHOW BIZ

Zogu i Tiranës feston Shën Valentinin në resortin luksoz, shfaqet në momente intime (Foto)

14:20 : 14/02/2022
Foto: Instagram
SHOW BIZ

“Zogu i Tiranës” prezanton për herë të parë mamanë (Video)

13:16 : 10/11/2021
Para

FOTO/ Gjest i bukur i Nusreti-t, ja si duket tashmë tavolina e Maradonës në Dubai

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com