• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

Pas këtij lajmi nuk do i lejoni fëmijët tuaj të qendrojnë mbi telefon

22:41 : 04/01/2021
në SHENDETI

Psikologët tregojnë se, çrregullimet e karakterit, pagjumësia apo dhimbjet e syve e të kokës, zakonisht janë më të përhapura te fëmijët që frekuentojnë internetin pa kufi. Ndërsa ekspertët e IT-së theksojnë se, fëmijët shqiptarë janë më të rrezikuar, pasi prindërit nuk janë në dijeni të aplikacioneve si filtra mbrojtës

Interneti dhe bota virtuale po rrëmben edhe të vegjlit. Rreth 60% të kohës, fëmijët shqiptarë e kalojnë në rrjetet sociale dhe lojërat online. Pas një anketimi të kryer në shkollat e kryeqytetit, rezultoi se nxënësit e përdorin në masë internetin. Por të dhënat zyrtare të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, thonë se kjo dukuri ka prekur edhe më të vegjlit, ndërsa ka shtuar frikën e prindërve për pasigurinë e tyre.

“Të dhënat e studimit tregojnë se, nxënësit rreth 60% të kohës së lirë, e kalojnë në internet, dhe vetëm 20% të kohës që kalonin në internet, shikonin faqe informuese, kurse pjesa tjetër ishte lojë online” – thuhet në studimin më të fundit, të kryer në shkollat e kryeqytetit.

Duke iu referuar këtij studimi del se, fëmijët janë të rrezikuar nga interneti, sepse nuk ka filtra që mund t’i ndalojnë të hyjnë në faqe të cilat nuk janë të përshtatshme për moshën e tyre.

Ekspertët

Lexo edhe:

No Content Available

Të gjithë jemi dëshmitarë se sa të aftë janë fëmijët tanë për të përdorur lojërat elektronike, telefonat celularë nga më të sofistikuarit, kompjuterët dhe pajisje të tjera elektronike. Por akoma më të aftë janë ata që prodhojnë programe, lojëra për fëmijë, e reklama apo produkte, të cilat shtojnë kureshtjen dhe vullnetin e fëmijëve, për t’i njohur e përdorur ato më tej. Këto të reja teknologjike, natyrisht që kanë një kosto për familjet tona, kosto këto që, shpesh herë, nuk janë vetëm ekonomike. Me të rejat që sjell çdo ditë e më shumë teknologjia dhe përdorimi i internetit, edhe fëmijët duhen mësuar se si dhe sa duhet ta përdorin atë, duhen kontrolluar në një farë mënyre dhe duhet komunikuar me ta mbi rreziqet. Të mos gënjehemi nga e reja dhe e bukura që sjell komunikimi online dhe njohjet pa kufi që mund të bëjmë nëpërmjet rrjetit.

Ekspertë të internetit tregojnë se, rreziku që paraqet përballja e fëmijëve me internetin në Shqipëri, është disa herë më i madh. Sipas Eljona Kurtit, eksperte e IT-së në një prej kompanive në vend, rreziku ndaj të rinjve bëhet për shkak të mungesës së vëmendjes së duhur nga të rriturit.

“Është tepër e rëndësishme të ketë një informim më të plotë, sa i takon rrezikut që paraqitet në internet. Ajo çka vihet re sot, është puna që duhet të kryhet për ndërgjegjësimin edhe të prindërve, për kohën që duhet të lihen fëmijët në internet dhe faqet që ata duhet të shohin. Po kështu, një punë serioze duhet bërë nga të gjitha institucionet përkatëse për ndërgjegjësimin. Në shumë programe që përdoren, mund të instalohen aplikacione si Parents Control, e thënë në shqip kontrolli prindëror, i cili mund të vendoset në telefon, kompjuter. Ky aplikacion mund të bëjë filtrimin e përmbajtjes që ka faqja. Gjithashtu, ka edhe programe të ngjashme me të, për të filtruar faqet që hapen nga fëmijët” – pohon Kurti. Sipas saj, e rëndësishme nuk është kufizimi i fëmijëve nga interneti, por ofrimi i njohurive të nevojshme për ta, duke marrë parasysh moshën.

Psikologët

E ndërsa ekspertët elektronikë dhe IT japin këshillat për vendosjen e filtrave në kompjuter apo telefona, në mënyrë që fëmijët të jenë sa më të sigurt, psikologët në krahun tjetër ngenë alarmin për pasojat negative që sjell në shëndetin e fëmijëve, qëndrimi për një kohë të gjatë para internetit.

Blerta Bono, psikologe tregon se, kujdesi dhe komunikimi me fëmijët duhet edhe në përdorimin e faqeve të internetit që reklamohen si arritje të mëdha, si mund të jetë “Facebook”-u i ditëve të sotme.

“Moskujdesi dhe mosnjohja e kritereve të përdorimit të këtyre programeve nga fëmijët mund të sjellë pasoja të pakëndshme për ta, pasi në rrjet ka edhe shumë “mashtrues” që, së pari, dëshirojnë ta njohin fëmijën përmes internetit (kur ky i fundit ka një adresë e-mail ose është i regjistruar në Facebook), sillen e komunikojnë si të ishin me të vërtetë moshatarë, e më vonë arrijnë të depërtojnë në sekretet e fëmijës, derisa të marrin takim me të jashtë shtëpisë. Normalisht që emocioni për këtë “njohje të re” nga ana e fëmijës, bën që ky i fundit ndonjëherë të mos u tregoj prindërve dhe pasojat mund të jenë të pakorrigjueshme. Çrregullimet e karakterit, pagjumësia apo dhimbjet e syve e të kokës, zakonisht janë më të përhapura te fëmijët që frekuentojnë internetin pa kufi” – thekson Bono. Sipas saj, interneti po dëmton fëmijët edhe psikologjikisht, sepse shpesh përdoret edhe si formë bulizmi, duke futur në këtë rrjet social foto të miqve të tyre, me fjalë negative dhe fyese.

Etiketa: femijet telefon boldnew shost domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Aksident i rëndë/ Një i vdekur dhe 7 të plagosur

TË GJITHA

“Kam shitur trupin”/ Ivana rrëfen momentet e tmerrshme: Si më shfrytëzuan për prostitucion

17:54 : 29/06/2025

Publikohen formacionet zyrtare të PSG-Inter Miami, Messi përballë ish-skuadrës

17:40 : 29/06/2025

Ishin zhdukur prej 4 ditësh, Policia gjen në afërsi të TEG-ut dy të miturit nga Maliqi

17:20 : 29/06/2025

Itali/ 59-vjeçari shqiptar humb jetën pasi bie nga 100 metra lartësi (EMRI)

17:14 : 29/06/2025

Zjarr masiv përfshin tregun ambulant në plazhin e Durrësit

16:58 : 29/06/2025

Shantazhoi 60 vajza/ Ridel në skenë përndjekësi serial nga burgu francez

16:55 : 29/06/2025

Zjarr në një pus nafte në fshatin Kozare në Kuçovë

16:51 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com