• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja/ Klodian Rasha dhe Nevaldo Hajdaraj dyshohet se njiheshin me njeri-tjetrin

14:56 : 03/01/2021
në AKTUALITET, KRONIKE

Vrasja e Klodian Rashës ka ende detaje që nuk janë publikuar deri më sot të cilat mbajnë pezull hetimin. Sipas Fax News, efektivi i repartit të “Shqiponjave” Nevaldo Hajdaraj me viktimën Klodian Rasha kishin njohje të mëparshme, por nuk dihet ende në çfarë rrethanash. Një burim pohon se Klodiani i ka folur disa herë një të njohuri të tij për një efektiv policie që e shqetësonte.

Ka dyshime të pakonfirmuara zyrtarisht se ishte fjala pikërisht për Hajdarajn, i cili, thotë burimi, njihej në zonën ku banonte Rasha. Dy pistat e pazbardhura nga hetimet janë një njohje e mundshme mes viktimës dhe autorit si dhe arma e gjetur pranë vendit të ngjarjes. Sa i përket pistës së parë, pavarësisht se nuk është deklaruar zyrtarisht, rezulton se Rasha dhe Hajdaraj të paktën fizikisht njiheshin, madje 25-vjeçari kishte shprehur edhe shqetësimin me të njohurit për mënyrën se si reagonte efektivi kur e ndeshte në rrugë.

Nga informacione ende të pakonfirmuara, ka dyshime që Rasha dhe Hajdaraj edhe të kenë punuar para disa kohësh së bashku në një biznes në rrugën “Bardhyl” në kryeqytet.

Ndërkohë, sa i përket pistës së dytë, asaj të armës, nga ana e personave të njohur të familjes Rasha dhe të vetë Klodianit, mohojnë kategorikisht se i riu mbante armë me vete. Burime për Fax News bëjnë me dije se Nevaldo Hajdaraj ishte konsumues i lëndeve narkotike dhe alkoolit. Madje ai e ka përdorur hashashin dhe alkoolin edhe pas marrjes së detyrës në repartin “Shqiponja” dhe shpesh, thotë një burim që e ka ndeshur në rrugë, shfaqej në gjendje të dehur ose nën efektin e substancave narkotike.

Ndërkohë, ka dyshime që veprimi i mëngjesit të datës 8 Dhjetor 2020 nga Hajdaraj të ketë ardhur si pasojë e një njohje të mëparshme me Rashën. Një dëshmitar i ngjarjes, i cili nuk pranon të identifikohet dhe të tregojë rrethanat pse ndodhej aty, ka pohuar edhe përpara hetuesve gjithë dinamikën e ngjarjes. Ai ka thënë se fillimisht Hajdaraj e ka thirrur Rashën që të shkojë drejt tij, por i riu nuk i është bindur.

Lexo edhe:

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

Në këto momente Hajdaraj ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka nisur ndjekjen e 25-vjeçarit që kishte nisur të largohej përgjatë rrugës “Dritan Hoxha”. Në një moment Rasha i ka dalë nga sytë efektivit, duke u futur në rrugicën që e dërgonte në banesë, ndërsa aty që korrespondon të ketë pranë edhe një pikë servisi, ka ndaluar duke parë veprimet e efektivëve, njëri prej të cilëve ndiqte atë dhe tjetri ndodhej tek një makinë që kishin ndaluar në rrugë për ta kontrolluar.

Edhe Rasha e ka humbur nga sytë Hajdarajn, i cili i është afruar duke u fshehur pas murit të servisit dhe qëlluar në befasi në një distancë jo më të madhe se 10 metra. Ndërkohë, Rasha në këto momente thotë dëshmitari, ka rënkuar duke thënë se “më vrave”. Këto janë detajet e reja që kanë dalë në dritë nga vrasja e Rashës, ndërkohë që familjarët e 25 vjeçarit kanë dyshime se plaga në kokë është shkaktuar nga një rikoshet plumbi.

Po ashtu është e konfirmuar se mëngjesin kur ka ndodhur ngjarja ka pasur dy të shtëna me armë. Pas 3 vizitave në familjen Rasha, kryeministri Rama pasi ka dëgjuar qëndrimin e kryefamiljarit Qazim Rashës se si duhet të funksionojë drejtësia, për të shmangur hasmërinë, ky i fundit i ka kërkuar të ketë durim, ndërsa ka përmendur edhe ndryshimin e akuzës ndaj efektivit ende pa u bërë publike nga drejtësia. Konsiderimi i ngjarjes si vrasje, ndonëse Rama nuk ka dashur të tregojë se është marrë një vendim i tillë, duke thënë se “I takon Prokurorisë”.

(FaxNews)

Lajme të lidhura

SPORT

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025
SPORT

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025
RAJONI

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025
BOTA

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025
AKTUALITET

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025
Para

Romanca me Amir Rrahmanin, moderatorja shqiptare zbulon arsyet e ndarjes

TË GJITHA

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com