Dy vëllezër janë shpëtuar ditën e sotme pasi kishin mbetur në mes të detit duke bërë sërf.
Policia ka marrë njoftimin për ngjarjen rreth orës 16:20 dhe kanë shkuar drejt bregdetit të Semanit.
“Falë policisë së Fierit dhe forcave Kufitare Vlorë, në bashkëpunim me qytetarë të zonës është bërë e mundur shpëtimi i E. S., 28 vjeç dhe S. S., 48 vjeç. Ata janë transportuar në spitalin e Fierit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore”, bënë me dije burime zyrtare nga policia e Shkodrës.