• Kontakt
Saturday, May 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

E pushuan nga puna/ Mjeku Allkja: Më kanë vdekur 3 pacientë e nuk kam marrë trajtim psiko-social, Jotin do e shoh në gjykatë

17:29 : 30/12/2020
në AKTUALITET, SOCIALE

Mjeku Ilir Allkja, i cili shërbente pranë pacientëve me koronavirus ka marrë vendimin e pushimit nga puna ditën e sotme me justifikimin e shkeljes së etikës në punë. Me anë të një interviste për Fax Neës, Allkja sqaron me detaje se si e mori letrën e vendimit para se të mbaronte turnin e tij, ndërsa akuzat për shkelje të etikës i cilëson si një bllof të madh.

“Unë isha në punë dhe pa mbaruar mirë, më takon tek hyrja e urgjencës postieri dhe më thotë ka një letër për ty. Pashë që ishte vendimi i pushimit tim nga puna. Më erdhi keq për mënyrën se si u bë, formulimi, kompozimi i vendimit ishte i njëjtë me ato formulime që bëheshin në vitet ’80. Zotërinjtë që drejtojnë sot QSUT, akoma nuk e dinë që është institucion publik që financohet nga taksat e shqiptarëve. Si pasojë, unë si mjek e qytetar kam të drejtë të bëj kritika kundrejt këtij institucioni për mbarëvajtjen e punës. Kjo është një bllof i madh”, tha Allkja.

Allkja shtoi se do e çojë këtë çështje në Gjykatë, ku do e shohë mënyrën se si do të mbrohet QSUT për veprimet e mjekut në punë. Ilir Allkja thekson se ka të drejtë që të flasë për cdo gjë që e konsideron të arsyeshme dhe bën thirrje që të mbarojë mendësia komuniste.

“Vendimi është i hapur dhe është shpërndarë në rrjet, ndërkohë që do shoh si do e justifikojnë në gjykatë. Është A-ja e një sistemi demokratik ku intelektualët të bëjnë kritika, të kërkojnë përmirësime e ndryshime.

Këto e vërtetuar dhe kanë rënë në grackën e tyre duke thënë publikisht që jem në një vend komunist, nuk ke të drejtë të flasësh për shëndetin dhe jetën e njerëzve. Në fokus, nga muaji Mars dhe deri tani, kam folur për shëndetin e njerëzve, për pikat të cilat duhen përmirësuar në mirë menaxhimin e pandemisë Covid, për masat e munguara, përmirësimet. Kam bërë thirrje qytetarëve që ti besojnë mjekëve, të mos vetëtrajtohen në shtëpi, të mos përdorin oksigjenin. Është një bllof i madh kur thonë ka përhapur panik e sulmuar drejtuesit e QSUT. Është e drejta ime si punonjës që të kërkoj dorëheqjen kur ai (Enkelejd Joti) shkel paratë publike. Kjo është A-ja dhe është e drejta e ligjshme që ma garanton Kushtetuta. Mendësia komuniste do të mbarojë dhe duhet të mbarojë medoemos në këtë vend”, tha Allkja.

Lexo edhe:

No Content Available

Nuk mungoi komenti i tij ndaj drejtorit të përgjithshëm Enkelejd Joti, për të cilin tha se nuk e kupton përse e drejton institucionin kur nuk ka eksperienca në botën akademike. Allkja tregon se vërejtjet e tij kanë të bëjnë me kushtet në punë pasi i ka ndodhur që ti vdesin 3 pacientë me Covid dhe nuk është bërë asgjë për trajtimin psiko social të mjekëve. Ndërkohë shton se do të vazhdojë të punojë në Shqipëri por me kushtin e vetëm që të ketë fjalën e lirë.

“Unë realisht nuk i di arsyet përse është zgjedhur ky person në krye të QSUT dhe nuk mund të vendosësh një figurë të tillë që nuk ka asnjë qasje në botën akademike dhe në mirëmenaxhimin e qendrës shëndetësore, kam pasur dhe kam të gjithë të drejtat e mia që të bëj vërejtje. QSUT nuk ka mësuar mbështetjen dhe suportin psiko emocional për stafet që kanë punuar cdo ditë me vdekjen. Më ka ndodhur që të kontribuoj në tre raste fatale brenda ditës dhe është goxha traumë. Kemi qenë gjithmonë me rrezikun se kemi marrë më qafë familjarët dhe të shpërblehemi në këtë farë mënyre?

Do e vazhdoj betejën time këtu, qoftë në publik apo privat, por i lirë. Nuk ka nëse do të punosh, mos hap gojën. Unë do të flas. Flas sot dhe nesër kur në pushtet të jetë PD, në shërbim të jetës dhe shëndetit të njerëzve”, tha Allkja.

Etiketa: mjeku boldnew shost domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Lajm i trishtë/ Këngëtarja shqiptare humb njeriun e dashur

TË GJITHA

PSG fiton Kupën e Francës dhe synon tripletën në Champions League ndaj Interit

23:03 : 24/05/2025

Horoskopi, e Diel, 25 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 24/05/2025

“Go Home”/ Milani mbyll sezonin, protesta dhe pakënaqësi të shumta nga tifozët

22:48 : 24/05/2025

Ndarja nga jeta e Artan Lames, ja kur do të mbahen homazhet dhe ceremonia mortore

22:47 : 24/05/2025

Helmimi në Gramsh/ Ushqimi në kopshtin përgatitej nga kompania që shkelte rregullat higjeno-sanitare

22:36 : 24/05/2025

PSG e zgjidh shpejt finalen e Kupës së Francës, 3 gola në pjesën e parë ndaj Reims

22:16 : 24/05/2025

Ulqinakët presin që Mohamed Alabar të tërhiqet zyrtarisht nga marrëveshja për plazhet

22:12 : 24/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com