• Kontakt
Tuesday, May 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sekuestrimi i 648 kg drogë/ 14 pas arrestimit të dy policëve të Lazaratit iu dalin gjurmët e gishtave dy bashkëpunëtorëve! Emrat

17:59 : 29/12/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

14 vjet pas arrestimit të bujshëm të 2 oficerëve të policisë së Sarandës Ylli Kapo dhe Gentian Baba dhe shpalljes në kërkim të Ermal Nikës dhe Pelivan  Mehmetajt për një sasie prej 648 kg marijuanë, Prokuroria e Sarandës ka zbuluar në pakot me drogë gjurmët e gishtave edhe të dy personave të tjerë.

Kur të gjithë mendonin se kjo çështje ishte arkivuar pas dënimit përfundimtar të Kapos dhe Babajt me nga 5 vjet e 4 muaj burgim, Mehmetajt me 6 vjet dhe 8 muaj burgim, të cilin po e kryen pas ekstradimit nga Italia në 2014 dhe dënimit në mungesë të Ermal Nikës me 5 vjet e 4 muaj, gjurmët e gishtave kanë çuar në akuzë dy të tjerë.

Bëhet fjalë për Alban dhe Gazmend Bashajn, të dy nga Lazarati.

Në 13 korrik të ketij viti, analiza krahasuese e 10 gjurmëve të gjetura në 649 pakot e sekuestruara në 16 korrik 2006, rezultoi se 5 prej tyre i përkisnin 30-vjecarit Alban Bashaj nga Lazarati.

Në 5 gusht 2020, prokuroria e Sarandës cakton ndaj tij masën e sigurimit në mungesë “Arrest në Burg” e cila ekzekutohet në Gjirokastër në 30 gusht 2020, gjatë një operacioni ku policia sekuestroi në banesën e tij në Lazarat edhe 10 rrënjë “cannabis sativa”.

Lexo edhe:

No Content Available

Në 1 shtator Gjykata e Sarandës i komunikoi Bashajt vendimin e masës së sigurisë duke e dërguar në paraburgim, ndërkohë që në 18 shtator një gjurmë e gjashtë, ajo me gërmën “F”, e sekuestruar 14 vjet më parë, rezultoi e formuar nga pëllëmba e Bashajt duke i shtuar një provë më tepër prokurorisë në çështjen në ngarkim të tij.

Megjithatë hetimet nuk përfunduan me kaq. Në 24 nëntor 2020, Prokuroria e Sarandës urdhëroi një tjetër ekspertim daktiloskopik krahasues dhe me aktin e 3 dhjetorit të këtij viti zbuloi se 2 gjurmë të tjera të sekuestruara në pakot me drogë, rezultuan të jenë të shtetasit Gazmend Bashaj nga Lazarati.

Në 19 dhjetor, Prokuroria e Sarandës cakton në mungesë ndaj tij masën e sigurimit “Arrest ne Burg”, që ekzekutohet në Kukës në 22 dhjetor.

Megjithatë në seancen e 23 dhjetorit, Gjykata e Sarandës vendosi të lirojë Gazmend Bashajn me argumentin se e kishte vuajtur më parë dënimin për veprën penale “prodhim dhe shitje narkotikësh”.

“Ndodhur në këto kushte kjo gjykatë vlerëson se jemi përpara gjësë së gjykuar dhe për pasojë i dyshuari nuk mund të procedohet dhe të dënohet dy herë për të njëjtin fakt”, u shpreh Gjykata duke ju referuar një dënimi të mëparshëm nga po kjo Gjykatë, atij me nr. 23-2-13-1023 (61) të vitit 2013, ku Basha rezulton i dënuar me 5 vjet burg për të njëjtën çështje. Atëherë Gjykata e Sarandës i bashkoi atij edhe dënimin me 4 vjet e 5 muaj burg të Gjykates së Apelit Korçe për një ngjarje ku ai ishte kapur me 42 kg marijuanë dhe përfundimisht u dënua me bashkim dënimesh me 5 vjet burg.

Në datë 07.12.2005 në Prokurorinë për Krime të Rënda është regjistruar procedimi penal nr.99 në ngarkim të shtetasit Xhelil Gervishi, më banim në Lazarat, Gjirokastër, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”, ndërsa nga të dhënat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në, Ministrinë e Brendshme, rezultonin të ishin pjesë e këtij trafiku edhe të gjykuarit Gentian Baba e Ylli Kapo, punonjës policie, dhe në këto rrethana janë regjistruar emrat e këtyre shtetasve në hetim në kuadër të procedimit të mësipërm.

Siç ka rezultuar nga provat e administruara në gjykim, të gjykuarit Pelivan Mehmetaj, Ylli Kapo e Gentian Baba janë takuar në datë 14.07.2006 në fshatin Borsh, qyteti Sarandë, ku ka qenë i gjykuari Pelivan Mehmetaj i cili u ka kërkuar të transportonin një sasi lënde narkotike nga fshati Derviçan i rrethit Gjirokastër deri në fshatin Piqeras të rrethit Sarandë. Në datën 16.07.2006 të gjykuarit e mësipërm janë takuar edhe me të gjykuarin Ermal Nika dhe janë nisur me automjete të ndryshme nga qyteti i Sarandës drejt Gjirokastrës ku do të takonin edhe fugonin e ngarkuar me lëndë narkotike.

Në fshatin Derviçan, fugonin e ngarkuar me lëndë narkotike e ka marrë në drejtim i gjykuari Ermal Nika. Autokolonën e mjeteve e udhëhiqte i gjykuari Ylli Kapo, i cili udhëtonte me mjetin Fiat Cupe, me targa TR 2890H, më pas vinte i gjykuari Gentian Baba me makinën e tij, më pas i gjykuari Ermal me fugonin tip Benz me targë M 041561 i ngarkuar me lëndë narkotike, dhe në fund i gjykuari Pelivan. Ka qenë i gjykuari Ylli i cili ka vënë re një makinë civile “të dyshimtë” dhe ka lajmëruar të gjykuarin Ermal që të ndryshonte drejtimin e lëvizjes.

Në afërsi të fshatit Vanë të Rrethit Delvinë, nga policia gjyqësore është gjetur e sekuestruar një makinë furgon tip Benz me targë M 041561, në të cilin u gjetën 648 kg lëndë narkotike kanabis sativa e paketuar në 651 pako e të futura në 26 çanta. Duke qenë në ndjekje, policia gjyqësore arrestoi në flagrancë edhe të gjykuarit Gentian Baba e Ylli Kapo, që shoqëronin furgonin për të çuar në destinacion lëndën narkotike, por nuk u mundësua arrestimi i bashkëpunëtorit tjetër Pelivan Mehmetaj, i cili u largua, sikurse i gjykuari Ermal Nika.

Pelivan Mehmetaj nga Selenica u ekstradua nga Italia ne 16 dhjetor 2014, ndersa Ermal Nika vazhdon ende te jete ne kerkim.

Etiketa: droge arrestim gishta police lazarat boldnew shost domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Tërmeti në Kroaci/ Meta: Të trishtuar, pranë popullit kroat me të gjitha mjetet tona

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 20 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 19/05/2025

Europiani U17/ Franca e nis me fitore, i jep leksion Gjermanisë

22:51 : 19/05/2025

Si ndikon kafja tek niveli i sheqerit në gjak dhe diabeti

22:51 : 19/05/2025

“Humbëm mandate për 100 vota”, Shabani: Ky sistem pengon rotacionin

22:49 : 19/05/2025

Pse i është vënë mbrapa SPAK-u partisë së Tom Doshit? Karamuço apel Dumanit

22:42 : 19/05/2025

A do t’ia ‘dhurojë’ mandatin Qorit? Muçi: Vendosi të ishte i dyti! Barra bie mbi mua

22:37 : 19/05/2025

Sherri për votat në PS, zbardhet mesazhi i plotë i Ramës: Mos ushqeni qenërinë mediatike!

22:31 : 19/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com