• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Veliaj, tender 70 milionë euro “sy më sy” 5 muaj para zgjedhjeve!

08:24 : 28/12/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka në “dorë” një nga tenderët më të majmë të të gjithë sektorit të rindërtimit pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit të vitit 2019. Me procedura të dyshimta, Lali Eri ka anashkaluar një konkurrim të drejtpërdrejtë, por me metodën “sy më sy” po synon që këto para’ t’i shpenzojë si të dojë.

Boldnews.al ka siguruar dokumentet e një tenderi me objekt ndërtim dhe rikonstruksion i infrastrukturës publike në zonat e reja të shpallura për zhvillim në Bashkinë e Tiranës. Por, pavarësisht se kjo infrastrukturë nevojitet dhe duhet të bëhet një ditë e më parë, ajo çka është e dyshimtë është procedura e këtij tenderi. Në dokumente shkruhet se procedura e prokurimit është “tender i kufizuar mbi kufirin e lartë monetar”. Pra, një marrëveshje në kuadër të procesit të rindërtimit.

Vlera e tenderit është plot 7.788.660.911 lekë pa TVSH (rreth 70 milionë euro). Në këto dokumente shkruhet se kohëzgjatja e kontratës është jo më shumë se 4 vite, ndërkohë që ajo që bie në sy është afati shumë i shkurtër kohor për firmat. Tenderi i pazakontë u shpall në datë 23 dhjetor 2020, ndërkohë që firmat kanë afat deri në datën 6 janar 2021 për të paraqitur dokumentet. Pra, vetëm 5 muaj para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, Veliaj ka firmosur një super tender, duke futur në qarkullim rreth 70 milionë euro. Madje, do të ketë edhe ekskluzivitetin që të shpërndajë këto para’. Boldnews ka siguruar edhe dokumentet Standarde të Tenderit.

Lexo edhe:

No Content Available

Ky dokument, megjithëse është 94 faqe, nuk janë të specifikuara se çfare rrugësh do bëhen. Sipas saj, është detajuar vetëm procedura, e cila i jep “dorë të lirë” Veliaj të përzgjedh cilën firmë të dojë. Normalisht, në mendje na vijnë disa emra firmash, të cilat kanë fituar tenderat e majmë në këtë bashki. Por, Boldnews do të vijojë të investigojë këtë tender, edhe te shpallja e fituesit, apo edhe te punët që do të kryhen. Në dokument thuhet vetëm se “marrëveshja kuadër do të zbatohet me dërgimin e ftesave për ofertë tek operatorët ekonomikë, palë në marrëveshje”. Pra, Veliaj do të bëjë marrëveshje me cilindo që ai e cilëson nëse është e përshtatshme apo jo. Më tej thuhet se kontratat do të lidhen me operatorin ekonomik të suksesshëm të shpallur fitues në fazën e dytë nga procesi i minikonkurimit. Veliaj, që në dokument është “Autoriteti Kontraktor”, ka të drejtë të kërkojë më pak apo më shumë objekte se sa ato të parashikuara.

Në këtë tender ka shumë dyshime të tjera, ku një ndër to është se operatori ekonomik duhet të tregojë aftësinë për t’i transformuar kërkesat e specifikimeve teknike, preventivin dhe kostot në plan pune konkrete, me qëllim për të realizuar punimet sipas afatit. Pra, i gjithë dokumenti prej 94 faqesh, nuk ka asnjë specifikim se çfarë pune do të kryejë fituesi, sa metër apo kilometër rrugë do të bëjë, si do i bëjë rrugët, në çfarë vendesh, etj, etj. Në fund thotë se vendi i kryerjes së punimeve, objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër do të shtrihet vetëm në disa njësi, si në “Kombinat”, njësia administrative nr. 4 dhe 8, zona “5 Maji”, “Zall-Herr”, “Vaqar”, “Pezë”, “Ndroq”, “Baldushk” dhe pranë Universitetit Bujqësor i Tiranës.

Etiketa: VELIAJ; TENDER; BASHKIA

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Varianti i ri i COVID-19 po përhapet në të gjithë Botën

TË GJITHA

Era e fortë në det u rrezikon jetën dy pushuesve në Qeparo

19:43 : 28/06/2025

Rrezikojnë zemrën dhe shëndetin vaskular, ushqimet që duhen shmangur në këto ditë të nxehta

19:24 : 28/06/2025

Hotele dhe lokale në Parkun Retro në Bulqizë, Agolli i FSHZH-së tender të ri 2.7 mln euro: Fitues i paracaktuar?!

19:06 : 28/06/2025

Abdixhiku pas takimit: Qëndrimet e Kurtit nuk kanë ndryshuar, Kosova vazhdon të mbetet në krizë

18:56 : 28/06/2025

Ndërtoi dron nënujor për të trafikuar drogë, kush është shqiptari që bleu 3 mln dollarë tokë në Karaibe

18:30 : 28/06/2025

Paralajmëron Merz: Nuk duhet ta marrim sigurinë tonë si të mirëqenë

18:19 : 28/06/2025

Beogradi i përfshirë nga protestat masive/ Vuçiç: Shteti do mbrohet, qoftë edhe me dhunë

18:02 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com