• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pavarësisht tarifave të kripura, “Vodafone” rrit pjesën e tregut

12:01 : 26/12/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Pjesa e tregut të operatorit më të madh të shërbimeve celulare është rritur më tej këtë vit.

Të dhënat nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) që i takojnë tremujorit të tretë tregojnë se Vodafone Albania e ka zgjeruar më tej pjesën e tregut sipas numrit të përdoruesve aktivë në 47.5%, nga 46.7% që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vodafone raportonte rreth 1.21 milionë përdorues aktivë në fund të tremujorit të tretë. Dy operatorët e tjerë, One dhe Albtelecom kanë humbur më tej terren gjatë këtij viti. One mban rreth 36.4% të tregut sipas përdoruesve aktivë, nga 36.8% që kishte një vit më parë. Ndërsa Albtelecom ka pësuar një rënie të mëtejshme në 16.1%, nga 16.5% një vit më parë.

Statistikat tregojnë se në vitet e fundit tregu i shërbimeve celulare në Shqipëri po bëhet më i përqendruar dhe më pak konkurrues. Kjo tendencë është e kundërt me trajektoren e përgjithshme të tregjeve europiane, ku në 20 vitet e fundit përqendrimi i tregjeve është në rënie të vazhdueshme. Treguesi kryesor që mat përqendrimin e tregut është indeksi HHI (Herfindahl-Hirschman), që ka një shkallë nga 0 deri në 10 mijë. Ky indeks llogaritet duke ngritur në katror pjesët e tregut të secilit operator dhe duke i mbledhur. Sa më i lartë të jetë ky indeks, aq më i përqendruar dhe, në teori, më pak kompetitiv, është tregu.

Të dhënat e AKEP tregojnë se për vitin 2019 indeksi HHI në tregun shqiptar arriti në 3900 i matur sipas numrit të përdoruesve, ndërsa për shumicën e shërbimeve të tjera, si edhe për totalin e të ardhurave është edhe më i lartë, sipër nivelit 4000. Dalja nga tregu e operatorit të katërt, Plus, ka ndikuar në rritjen e përqendrimit të tregut. Operatori Vodafone Albania ka forcuar pozitën dominuese në vitet e fundit, me pjesë tregu që varion nga 47% sipas numrit të përdoruesve aktivë, deri në 55% e matur sipas të ardhurave me pakicë.

Lexo edhe:

Gjykata dënon me 55 vite burgim në total autorët e vrasjes së Edmond Papës

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

Tregjet celulare janë oligopole natyrore dhe shkalla e përqendrimit është më e lartë krahasuar me tregjet ku nuk ka barriera hyrëse. Sidoqoftë, mesatarja europiane e këtij treguesi është ndjeshëm më e ulët se në Shqipëri. Sipas një studimi të organizatës më përfaqësuese të industrisë së telekomunikacioneve GSMA, në fund të vitit 2018 indeksi HHI për tregjet celulare në Europë zbriti në rreth 3250, ndërsa në fillim të viteve 2000 kishte qenë mbi 4000.

Rritja e përqendrimit të tregut celular mund të jetë një nga shkaqet e rritjes së kostove të shërbimit të komunikimit për shqiptarët. Sipas të dhënave krahasuese nga Eurostat, indeksi i shpenzimeve për komunikimin, i rregulluar sipas parimit të barazisë së fuqisë blerëse arriti në nivelin 106.7 për vitin e kaluar, në rritje për të gjashtin vit radhazi. Niveli 106.7 tregon se në Shqipëri kostot reale të komunikimit janë 6.7% më të larta mesatarja e Bashkimit Europian. Ky tregues për Shqipërinë është dukshëm më i lartë krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

Të dhënat nga AKEP tregojnë se shpenzimi i shqiptarëve për komunikimin me celular u rrit për të tretin vit radhazi në 2019. Treguesi ARPU (të ardhurat mesatare për përdorues) i shërbimeve celulare u rrit sipër nivelit të 7 mijë lekëve për herë të parë që prej vitit 2012. ARPU përllogaritet si raport mes të ardhurave të operatorëve celularë nga shërbimet me pakicë me numrin e përdoruesve aktivë të shërbimeve.

/Monitor.al/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjykata dënon me 55 vite burgim në total autorët e vrasjes së Edmond Papës

10:37 : 09/06/2025
BOTA

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

10:18 : 09/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi javor, 9-15 qershor 2025/ Ja cila shenjë do të jetë më me fat

10:06 : 09/06/2025
AKTUALITET

“I nxehti afrikan”/ Meteorologia: Ja se si do të ndryshojnë temperaturat gjatë kësaj jave

10:05 : 09/06/2025
BOTA

Tallte Biden-in, por e pëson edhe vetë! Trump pengohet në shkallët e avionit (VIDEO)

09:53 : 09/06/2025
AKTUALITET

Skandal në spitalin e Traumës/ Shefi i auditit Luan Rosaj shantazhon stafin mjekësor

09:42 : 09/06/2025
Para

Të dhënat e AMF: Kompanitë e sigurimit të jetës rrisin fitimet me 23%

TË GJITHA

Gjykata dënon me 55 vite burgim në total autorët e vrasjes së Edmond Papës

10:37 : 09/06/2025

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

10:18 : 09/06/2025

Horoskopi javor, 9-15 qershor 2025/ Ja cila shenjë do të jetë më me fat

10:06 : 09/06/2025

“I nxehti afrikan”/ Meteorologia: Ja se si do të ndryshojnë temperaturat gjatë kësaj jave

10:05 : 09/06/2025

Tallte Biden-in, por e pëson edhe vetë! Trump pengohet në shkallët e avionit (VIDEO)

09:53 : 09/06/2025

Skandal në spitalin e Traumës/ Shefi i auditit Luan Rosaj shantazhon stafin mjekësor

09:42 : 09/06/2025

Në total 45 të akuzuar, sot vijon gjykimi për rastin “Banjska” në Kosovë

09:39 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com