Vidhnin karburantin e mjeteve që punonin për “By Passin”, 4 të arrestuar e 2 në kërkim në Vlorë

Lexo edhe:

Finalizohet pas një hetimi 9-mujor, operacioni policor i koduar “By Pass”, i cili kishte për synim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes.

Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe ndalimi i 4 personave, për të cilët Gjykata e Rrethit Vlorë kishte caktuar masat e sigurisë ”Arrest në burg”, si dhe u shpallën në kërkim 2 persona.

U ekzektuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, për shtetasit B. L., 35 vjeç, T. M., 33 vjeç dhe M. Ll., 25 vjeç, banues në Vlorë. U ekzektua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë” kryer në bashkëpunim, për shtetasin A. D., 36 vjeç, banues në Vlorë. Në vijim të operacionit u shpallën në kërkim shtetasit D. S., 26 vjeç dhe H. B., 25 vjeç, banues në Vlorë”, njofton Policia Vlorë.

Sipas policisë, nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur karburant në mënyrë të vazhdueshme në mjetet e parkuara në kantierin e ndërtimit të By Pass-it në Vlorë.

Lajme të lidhura

Para