• Kontakt
Tuesday, October 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Britania dhe BE arrijnë marrëveshjen pas Brexit

19:10 : 24/12/2020
në BOTA

Pas muajsh bisedimesh dhe pothuajse në minutën e fundit, Britania dhe Bashkimi Evropian arritën një marrëveshje të përkohshme për tregëtinë e lirë që mesa duket do të shmangë kaosin e Vitit të Ri për tregtarët ndërkufitarë dhe do të përcjellë një ndjesi stabiliteti për bizneset pas vitesh pasigurie lidhur me procesin e Brexitit.

Ndërsa ka mbetur vetëm pak më shumë se një javë deri në ndarjen përfundimtare së Britanisë nga BE-ja, Presidentja e Komisionit Evropian tha të enjten se më në fund ishte arritur një marrëveshje për Brexit-in.

“Më në fund arritëm një marrëveshje. Ishte një rrugë e gjatë dhe jo e lehtë, por si rezultat kemi një marrëveshje,” tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.”Është e drejtë, është një marrëveshje e ekuilibruar dhe është zgjidhja e duhur dhe e përgjegjshme për të dyja palët.”

Kryeministri britanik Boris Johnson përshëndeti atë që ai e quajti “marrëveshja më e madhe tregëtare ndonjëherë” me Bashkimin Evropian, duke thënë se Britania kishte rimarrë kontrollin e ligjeve, kufijve dhe ujrave të veta të peshkimit.

“Arritëm marrëveshjen më të madhe me vlerë 660 miliardë paund në vit, një marrëveshje gjithëpërfshirëse të tregëtisë së lirë të ngjashme me atë të Kanadasë, mes Britanisë dhe BE-së”, tha ai në një konferencë për shtyp.

Lexo edhe:

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

Netanyahu urdhëron ushtrinë izraelite të kryejë sulme të menjëhershme në Gaza

Negociatorët e Bashkimit Evropian dhe Britanisë punuan gjatë natës dhe deri në prag të Krishtlindjes për detajet e fundit të një marrëveshjeje tregtare që do të shmangte një shkëputje kaotike ekonomike midis të dy palëve në Ditën e Vitit të Ri.

Tani pritet gara për të miratuar dhe ratifikuar marrëveshjen përpara se Britania e Madhe të largohet nga strukturat ekonomike të BE-së në fund të vitit.

Parlamenti britanik dhe ai evropian duhet ta ratifikojnë marrëveshjen./VOA/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

20:01 : 28/10/2025
BOTA

Netanyahu urdhëron ushtrinë izraelite të kryejë sulme të menjëhershme në Gaza

19:48 : 28/10/2025
AKTUALITET

Gruaja e Alban Hoxhës humbi jetën pas lindjes së djalit, Apeli shpall pas 11 vitesh pretencën për mjekët

19:45 : 28/10/2025
SPORT

Një gol vendos sfidën, Egnatia i shkakton humbjen e parë Teutës

19:30 : 28/10/2025
SHOW BIZ

Aksidentohet ish-banorja e BBV: Shkova deri te Zoti, por më ktheu prapë

19:22 : 28/10/2025
AKTUALITET

6 vite pas tërmetit/ Rindërtimi në Durrës, proces ende i papërfunduar

19:13 : 28/10/2025
Para

Mesha e Krishtlindjes/ Imzot Frendo: Festës nuk i shuhet shkëlqimi në këto ditë

TË GJITHA

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

20:01 : 28/10/2025

Netanyahu urdhëron ushtrinë izraelite të kryejë sulme të menjëhershme në Gaza

19:48 : 28/10/2025

Gruaja e Alban Hoxhës humbi jetën pas lindjes së djalit, Apeli shpall pas 11 vitesh pretencën për mjekët

19:45 : 28/10/2025

Një gol vendos sfidën, Egnatia i shkakton humbjen e parë Teutës

19:30 : 28/10/2025

Aksidentohet ish-banorja e BBV: Shkova deri te Zoti, por më ktheu prapë

19:22 : 28/10/2025

6 vite pas tërmetit/ Rindërtimi në Durrës, proces ende i papërfunduar

19:13 : 28/10/2025

Kur shteti mbetet pa buxhet, rreziqet që i kanosen Kosovës

19:03 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com