• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zgjedhjet e reja në Kosovë/ Mediat gjermane: Kurti po shkon drejt pushtetit

16:39 : 23/12/2020
në AKTUALITET, POLITIKE, RAJONI

Gazeta e njohur gjermane, “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, FAZ nën titullin “Zgjedhje të reja në Kosovë”, shkruan, se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Në zgjedhjen e Avdullah Hotit si kryetar qeverie, kishte marrë pjesë, sipas konkluzioneve të Gjykatës, një deputet, që ishte i dënuar për korrupsion. Për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme ekziston një afat prej 40 ditësh”, shkruan FAZ.

Kurse gazeta “Neue Zürcher Zeitung” nën titullin “Albin Kurti ndodhet në pragun e pushtetit” thekson, se nacionalisti i majtë shpreson rikthimin në pushtet në zgjedhjet e reja. “Këtë moment e pret Albin Kurti që nga marsi. Gjykata Kushtetuese në Kosovë vendosi të hënën për zgjedhje të reja brenda 40 ditësh. Ato mund të sjellin sërish në pushtet, Albin Kurtin dhe partinë e tij ‘Vetëvendosje’.”

Gazeta gjermanisht folëse zvicerane i kushton vëmendje transformimit të Albin Kurtit si politikan. “Për një kohë të gjatë ai binte në sy për radikalitetin në stil dhe përmbajtje.[…]Etnonacionalizmi e bënte atë për shumë diplomatë të huaj si persona non grata.[…]Por gjërat ndryshojnë: Para mocionit të votëbesimit kundër qeverisë Kurti, Gjermania, Franca edhe Zvicra neutrale madje, i bënë thirrje parlamentit të heqin dorë nga mocioni. Edhe Kurti dhe partia e tij kanë ndryshuar.[…]Ky ndryshim vihet re në stilin politik. Vërtet Kurti nuk kërkon më bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Nëse pyetet për këtë, ai thotë, se qytetarët do duhet të kenë të drejtën për të votuar për një çështje të tillë.”

“Neue Zürcher Zeitung” shkruan se “Kurti në një mandat të dytë do ta drejtojë fokusin tek temat e brendshme politike. Krijimi i vendeve të punës dhe luftimi i korrupsionit e klientelizmit do kishin prioritet, thotë ai, por jo dialogu me Serbinë. Megjithatë ai ka kërkesa të qarta për Beogradin. ‘Serbia duhet të ndryshojë kushtetutën’. Aty është e sanksionuar se Kosova është është pjesë e territorit shtetëror serb.”[…] BE dhe SHBA në të ardhmen duhet të flasin me një gjuhë për këtë çështje. Nën qeverinë e re të Joe Bidenit kjo mund të arrihet”, analizon “Neue Zürcher Zeitung.

Lexo edhe:

No Content Available

Edhe gazeta tjetër gjermane “taz” nënvizon se në Kosovë po kërkohen zgjedhje të parakohshme, pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli zgjedhjen e qeverisë Hoti nga parlamenti si të pavlefshme. Një deputet nuk kishte të drejtë për votim. “Ky politikan ishte në momentin e votimit i dënuar me dënim që kishte hyrë në fuqi për shkak të korrupsionit. Në fund të shtatorit ai filloi vuajtjen e dënimit për të cilin ishte penalizuar”, shkruan “taz”./DW

Etiketa: gazeta kurti boldnews hsot domain

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Bëri diferencën ndaj Kastriotit, Asani: Fitorja na qetëson, tashmë jam riaftësuar plotësisht

TË GJITHA

Si ndahen mandatet për sicilin Qark deri më tani

07:13 : 12/05/2025

Numërimi i 36 kutive, PD ruan avantazhin në Lezhë

05:29 : 12/05/2025

Zgjedhjet/ Thellohet diferenca, ja si ndahen votat në 799 kutitë e numëruara

05:18 : 12/05/2025

Numërohen 31 kuti në Durrës, ja si ndahen votat

05:06 : 12/05/2025

I arrestuan të atin, kandidatja e PSD akuza PS: Hakmarrje politke

05:02 : 12/05/2025

Numërohen 46 kutitë e para në qarkun e Fierit, sa vota ka marrë secila parti

04:57 : 12/05/2025

Zgjedhjet/ Numërohen 637 kuti, kryeson ndjeshëm PS

04:46 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com