• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pfizer, marrëveshje me SHBA për 100 milion vaksina shtesë

17:08 : 23/12/2020
në AKTUALITET, BOTA

Kompanitë Pfizer dhe BioNTech do të furnizojnë SHBA me 100 milionë doza shtesë të vaksinës për COVID-19, sipas një marrëveshjeje të dytë të arritur mes palëve.

Kompanitë farmaceutike thanë të mërkurën se ato shpresojnë që të gjitha dozat të jenë dorëzuar deri më 31 korrik.

Firma Pfizer tashmë ka një kontratë për të furnizuar qeverinë me 100 milionë vaksina të saj, e cila kërkon nga dy doza për pacient.

Sipas marrëveshjes prej gati 2 miliardë dollarësh të njoftuar të mërkurën, kompanitë do të dorëzojnë të paktën 70 milionë doza shtesë deri më 30 qershor, ndërsa 30 milionë të tjera, jo më vonë se 31 korriku. Qeverisë i lihet gjithashtu mundësia për të blerë deri në 400 milionë doza shtesë.

Sekretari amerikan i Shëndetësisë Alex Azar tha në një deklaratë se marrëveshja mund t’u japë njerëzve besim “se ne do të kemi furnizim të mjaftueshëm për të vaksinuar deri në qershor 2021 çdo amerikan që dëshiron të vaksinohet.”

Lexo edhe:

“Pfizergate”/ Mesazhet sekrete me drejtorin e Pfizer, Von der Leyen përballet me gjykatën e BE

Futbollisti ngre padi ndaj kompanisë Pfizer: Trupi im nuk funksionon më si dikur!

Vaksina e firmës Pfizer ishte e para që mori autorizimin për përdorim urgjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave dhe javën e kaluar nisi dërgimi i sasive të para. Tani asaj i është shtuar vaksina e firmës Moderna, e cila është krijuar në bashkëpunim më të ngushtë me shkencëtarët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë.

Vaksina e Modernës, e cila gjithashtu kërkon dy doza, prodhohet në suazën e një përpjekjeje të qeverisë, të quajtur Operacioni “Warp Speed”. Kjo përpjekje publike-private u ndërmor për të pasur miliona doza vaksinash të gatshme, sapo të merrej miratimi i Administratës së Barnave dhe Ushqimeve.

Associated Press njoftoi më parë se qeveria amerikane është pranë arritjes së një marrëveshjeje të re me kompaninë Pfizer, e cila si shkëmbim do të ketë më shumë qasje ndaj materialeve që duhen për prodhimin e vaksinës.

Një ligj, që e ka fillesën që nga koha e Luftës së Koresë, i jep qeverisë autoritetin t’u kërkojnë firmave private të prodhojnë mallra me rëndësi kritike në periudha emergjencash kombëtare. Ligji i njohur me emrin Akti i Prodhimit për Mbrojtjen, pritet të shërbejë si bazë për të ndihmuar firmën Pfizer të sigurojë disa lëndë të para që janë të nevojshme për vaksinën e saj.

Përpara kësaj, Pfizer kishte nënshkruar një kontratë për të furnizuar qeverinë me 100 milionë doza të vaksinës së saj, por zyrtarët qeveritarë kanë thënë se ajo është më tepër një marrëdhënie ku palët nuk kanë detyrime të veçanta ndaj njëra-tjetrës dhe ku qeveria nuk ka shumë informacion për operacionet e kompanisë.

Pfizer do të marrë rreth 2 miliardë dollarë të tjera për marrëveshjen e dytë.

“Me këto 100 milionë doza shtesë, Shtetet e Bashkuara do të jenë në gjendje të mbrojnë më shumë individë dhe shpresojmë që t’i japin fund sa më shpejt kësaj pandemie shkatërrimtare,” tha kreu ekzekutiv i firmës Pfizer Albert Bourla në një deklaratë. “Ne shpresojmë të vazhdojmë punën me qeverinë dhe me institucionet e kujdesit shëndetësor në të gjithë vendin,” tha ai.

Vaksina e krijuar nga firma Pfizer dhe kompania gjermane BioNTech kanë shtuar shpresat për të luftuar pandeminë e cila ka shkaktuar vdekjen e gati 320,000 njerëzve në SHBA dhe që ka sjellë dëme për një pjesë të mirë të ekonomisë.

Punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe shtëpitë për të moshuarit ishin të parët në listën e vaksinimeve.

Disa sondazhe tregojnë se skepticizmi në lidhje me vaksinën është ndoshta në rënie.

Pas dështimeve të fillimit përsa i përket testimeve për COVID-19, zyrtarët e administratës Trump shpresojnë të shkruajnë një kapitull të fundit shumë të ndryshëm me vaksinat. Operacioni Warp Speed ka financuar krijimin, prodhimin dhe shpërndarjen e miliona dozave, për të siguruar vaksinimin falas për çdo amerikan që e dëshiron atë.

Operacioni Warp Speed pritet të sigurojë rreth 40 milionë doza vaksinash deri në fund të këtij muaji, nga të cilat rreth 20 milionë do të jepen për vaksinimet e para që do të vazhdojnë deri në javën e parë të janarit. Si vaksina e kompanisë Pfizer ashtu edhe ajo e Modernas kërkojnë dy doza për të bërë efekt të plotë./VOA/

Etiketa: 100 milion vaksina shtesëmarrëveshje me SHBApfizer

Lajme të lidhura

BOTA

“Pfizergate”/ Mesazhet sekrete me drejtorin e Pfizer, Von der Leyen përballet me gjykatën e BE

10:59 : 12/05/2025
SPORT

Futbollisti ngre padi ndaj kompanisë Pfizer: Trupi im nuk funksionon më si dikur!

21:04 : 01/05/2024
BOTA

Nga vaksina kundër COVID në trajtimin e kancerit, ja çfarë planifikon Pfizer

20:21 : 12/12/2023
SHENDETI

Krijuesit e vaksinës Pfizer: Pandemia, shumë larg përfundimit

13:04 : 10/10/2022
BOTA

Merret vendimi/ “Pfizer” e “Moderna” do t’i injektohen fëmijëve nga mosha 6 muajsh

22:32 : 17/06/2022
BOTA

”Pfizer” kërkon të aplikojë dozën e katërt të vaksinës kundër Covid-19

11:19 : 16/03/2022
Para

Foto që përloti botën/ Vajza infermiere ndahet nga babai i prekur me koronavirus

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025

Video/ Egnatia rikonfirmohet kampione, tifozët dhe lojtarët “bëhen një”

22:28 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com