• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Koronavirusi/ Familjet e viktimave në Itali kërkojnë dëmshpërblim nga shteti

22:20 : 23/12/2020
në BOTA

Rreth 500 të afërm të personave që kanë vdekur nga COVID-19 në Itali njoftuan të mërkurën se kanë nisur veprimet ligjore kundër autoriteteve në nivel kombëtar e rajonal, duke kërkuar 100 milionë euro (122 milionë dollarë) dëmshpërblim.

Padia civile, paraqitur në një gjykatë të Romës, është ngritur kundër Kryeministrit Giuseppe Conte, Ministrit të Shëndetësisë Roberto Speranza dhe Guvernatorit të Rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana.

Zëdhënësit e të tre politikanëve nuk iu përgjigjën një kërkese të agjnecisë Reuters për koment.

Italia, vendi i parë perëndimor i goditur nga koronavirusi, ka raportuar më shumë se 70,000 vdekje nga COVID-19 që pas shfaqjes së virusit në muajin shkurt, numri më i lartë në Evropë dhe i pesti më i lartë në botë. Rajoni më i goditur është Lombardia, ku pacienti i parë me COVID-19 u zbulua më 20 shkurt.

Padia gjyqësore është ngritur nga anëtarët e një komiteti të quajtur “Noi Denunceremo” (Do të denocojmë), krijuar në muajin prill për të përfaqësuar të afërmit e njerëzve që vdiqën në Bergamo, një nga qytetet më të prekura të Lombardisë.

Lexo edhe:

No Content Available

“Kjo çështje është dhurata jonë për Krishtëlindje për ata që duhet të kishin bërë atë që duhej, e që nuk e bënë”, tha në një deklaratë Presidenti i grupit, Luca Fusco.

Shqetësimi në lidhje me menaxhimin e krizës nga Italia u rindez javën e kaluar kur prokurorët në Bergamo morën në pyetje Francesco Zambon, zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) i cili ishte bashkëautor i një raporti mbi përgjigjen e Italisë ndaj COVID-19-s.

Në raport thuhej se përgjigjja e spitaleve italiane kishte qenë “e improvizuar e kaotike” dhe se “ishte dashur kohë përpara se udhëzimet zyrtare të bëheshin të disponueshme”.Raporti u botua nga OBSH-ja më 13 maj, por ishte hequr shpejt nga faqja e saj në internet.

OBSH-ja tha që ajo e ishte hequr për shkak të “pasaktësive faktike”, por nuk pranoi të thoshte se cilat ishin ato.

Anëtarët e komitetit “Noi Denunceremo”, thanë se kur shpërtheu virusi në Lombardi, autoritetet lokale dhe qeveria qendrore nuk arritën të ndërmarrin veprime të shpejta të cilat mund të kishin shmangur nevojën për një bllokim kombëtar dhe dëmin ekonomik që solli për pasojë.

Ata gjithashtu pretendojnë për një mungesë gatishmërie, ku as Roma dhe as rajoni i Lombardisë nuk kishin një plan të azhurnuar për të trajtuar një pandemi të mundshme.

“Autoriteteve do t’u kërkohet një dëmshpërblim mesatar prej 259,000 eurosh për person ose një total prej rreth 100 milionë eurosh”, thuhej në deklaratën e grupit.

Në qershor “Noi Denunceremo” u kërkoi prokurorëve në Bergamo të hetonin përgjegjësinë e mundshme penale lidhur me mënyrën se si u menaxhua pandemia.

Gjatë verës zoti Conte u mor në pyetje nga prokurorët në cilësinë e dëshmitarit, por nuk ndodhet nën hetim penal./ VOA

Etiketa: koronavirusi itali boldnews host doamin

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Kur do të mbërrijë vaksina? Brataj: Nuk ka datë të caktuar. Mjeku Alimehmeti: Shifrat e të infektuarve janë trefish më të larta

TË GJITHA

Vlorë/ “Benz”-i merr flakë në ecje, shkrumbohet plotësisht

13:33 : 07/06/2025

Tenton të ikë nga Shqipëria me 194 mijë euro të padeklaruara, izraeliti ndalohet në Rinas

13:22 : 07/06/2025

Maliq/ 37-vjeçari i jep fund jetës, familjarët e gjejnë të vetëvarur në një magazinë

13:15 : 07/06/2025

EMRAT/ Sylvinho sakrifikon 4 futbollistë, do e ndjekin sfidën me Serbinë nga tribunat

13:07 : 07/06/2025

Berisha: Në Bruksel u theksua se krimi në Shqipëri është i lidhur me politikën

12:55 : 07/06/2025

Fundjava shënon fluksin më të madh në Morinë, vijnë edhe tifozë të zjarrtë të Kombëtares

12:46 : 07/06/2025

“Farsë elektorale”/ Berisha: Për dy ditë në tempullin e demokracisë në Bruksel, u bë pretenca ndaj Ramës

12:44 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com