• Kontakt
Saturday, May 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Flamuj të kuq” dhe vendime “absurde” të Ergys Verdhos në tenderat 10 mln euro të ARRSH

15:44 : 23/12/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga BoldNews.al

Pesë nga 10 tenderat e mbyllur së fundmi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, me një fond total prej më shumë se 10 milion euro, përfshihen në ato që konsiderohen me “flamuj të kuq” ose të konkluduar me vendime, në dukje të çuditshme, të drejtuesit të institucionit, Ergys Verdho.

Në tre nga këto tendera, fituesi është shpallur kompania që ka pasur ofertën ndër më të lartën, pasi më parë janë skualifikuar të gjithë konkurentët e tjerë.

Ndërsa në dy tendera të tjerë, referuar dokumentave të hartuar nga titullari Verdho, fitues është shpallur operatori që ka pasur ofertën më të lartë, pavarësisht se konkurenti tjetër, pra ai që ofron shërbimin për një shifër më të ulët, as nuk është skualifikuar dhe as nuk është tërhequr nga gara.

“Boldnews.al” kreu një verifikim në të dhënat zyrtare për tenderat publikë të mbyllur së fundmi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe rezultati ishte me të vërtetë i dyshimtë.

Lexo edhe:

Horoskopi, 18 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Gjesti flet për herë të parë për jetën pas “BBV”, zbulon ç’po ndodh me Eglin

Tendera me “flamuj të kuq”
1. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompaninë “2T” fituese të tenderit për “Ndërtimin e rrugës Dukaj-Sinanaj, Tepelenë”, me fond limit 339.3 milionë lekë të reja (pa TVSH).

Në këtë tender rezulton se kanë marrë pjesë 6 konkurentë. Oferta e fituesit ishte e pesta më e lartë. Por, megjithatë, ARRSH e shpalli fituese kompaninë “2T”, pasi më parë kishte skualifikuar të gjithë konkurentët në garë.

Metodika e prokurimeve publike i konsideron me “flamuj të kuq”, pra me risk të lartë për abuzim, rastet e tenderave në të cilën fitues shpallet konkurenti i vetëm i kualifikuar.

Rasti i rrugës në Tepelenë nuk është i vetmi me “flamur të kuq”, në radhën e tenderave të mbyllur së fundmi nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

2. Kompania “Salillari” është shpallur fituese e tenderit të zhvilluar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për “Ndërtimin e rrugës lidhëse të autostradrës Milot-Morinë me Aeroportin e Kukësit”, me fond limit gati 600 milionë lekë të reja.

“Salillari” kishte paraqitur ofertën e pestë më të lartë në këtë tender. Megjithatë, institucioni i drejtuar nga Ergys Verdho e shpalli fituese të tenderit, pasi skualifikoi 6 konkurentët e tjerë pjesëmarrës, duke lënë në garë vetëm kompaninë e Pëllumb Salillarit.

3. Një bashkim operatorësh, i drejtuar nga “Jubica” shpk, shpallen fitues të tenderit për “Stabilizimin e Rrëshqitjeve në segmentit Milot-Rrëshen, rruga e vjetër”, për të cilin Autoriteti Rrugor Shqiptar kishte përcaktuar një fond limit prej 79 milionë lekë të reja.

Në këtë procedurë merrte pjesë edhe një operator tjetër ekonomik, i cili kishte paraqitur një ofertë shumë më të ulët se sa ajo me të cilën u shpall fituese “Jubica” & co.

Por, konkurenti tjetër u skualifikua nga gara, duke lënë vetëm një operator në garë, i cili u shpall fitues.

Vendime “të çuditshme” të Verdhos
Në dy tendera të tjerë, konstatohet një situatë disi absurde. Titullari i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Verdho, ka shpallur fitues operatorin me ofertën më të lartë, megjithëse konkurenti tjetër ka paraqitur një vlerë më të ulët financiare dhe nuk është skualifikuar nga gara.

Të paktën, kështu lexohet në dokumentat zyrtarë të tenderit. Dhe, në të dy rastet, fituesi është kompania “Alko Impeks…”, në pronësi të familjarëve të deputetit të Partisë Socialiste, Sadri Abazi.

4. Në tenderin për “Mirëmbajtje rutinë” të rrugëve në zonën ndërmjet Peshkopisë dhe Kukësit, me fond limit 112 milionë lekë të reja, marrin pjesë dy operatorë, “Alko Impeks General…” dhe “Sireta 2F”.

Në bazë të të dhënave zyrtare, rezulton se “Sireta..” ka dhënë një ofertë më të ulët se sa kompania e familjes Abazi.

Por, në vendimin përfundimtar, drejtuesi i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Verdho, shpall fitues kompaninë “Alko Impeks..”, megjithëse ka ofertën më të lartë.

Në dokumentin shoqërues, shënohet qartësisht se “nuk ka operatorë të skualifikuar”, ndërkohë që nuk ka asnjë informacion për tërheqje të mundshme nga gara të operatorit me ofertën më të ulët.

Po ashtu, nuk duket të jetë “lapsus”, pasi shifra e ofertës më të ulët është e shënuar jo vetëm me numra, por edhe me fjalë.

Kjo situatë e bën vendimin të duket “absurd”, por nuk është e vetmja.

5. Në tenderin për mirëmbajtjen rutinore të rrugëve në zonën e Cërrik-Belsh dhe fshatrat përreth, Autoriteti Rrugor Shqiptar kishte parashikuar një fond prej 195 milionë lekë të reja.

Në procedurë marrin pjesë dy kompani-“Alko Impeks…” dhe “Vëllezërit Hysa”. Referuar dokumentave të tenderit, “Vëllezërit Hysa” ka dhënë një ofertë më të ulët se sa kompania e familjarëve të Sadri Abazit.

Por, drejtori i ARRSH, Ergys Verdho, ka shpallur sërish fitues “Alko Impeks”, megjithëse ka dhënë ofertë më të lartë dhe konkurenti tjetër as nuk është skualifikuar dhe as nuk është tërhequr nga gara. Të paktën, kjo referuar dokumentacionit zyrtar.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 18 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 17/05/2025
SHOW BIZ

Gjesti flet për herë të parë për jetën pas “BBV”, zbulon ç’po ndodh me Eglin

22:55 : 17/05/2025
SPORT

Gyökeres në krye të garës për Këpucën e Artë, Mbappé dhe Salah në ndjekje

22:54 : 17/05/2025
AKTUALITET

Krime zgjedhore/ SPAK i sekuestron telefonin ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

22:53 : 17/05/2025
AKTUALITET

Fiken ekranet/ Ndërpritet numërimi i votave tek ‘Parku Olimpik’

22:44 : 17/05/2025
AKTUALITET

Plagosja në Durrës, Policia: I plagosuri jashtë rrezikut për jetën

22:27 : 17/05/2025
Para

KED i çon Presidencës dy emrat për anëtarin e 6 të Kushtetueses

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 18 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 17/05/2025

Gjesti flet për herë të parë për jetën pas “BBV”, zbulon ç’po ndodh me Eglin

22:55 : 17/05/2025

Gyökeres në krye të garës për Këpucën e Artë, Mbappé dhe Salah në ndjekje

22:54 : 17/05/2025

Krime zgjedhore/ SPAK i sekuestron telefonin ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

22:53 : 17/05/2025

Fiken ekranet/ Ndërpritet numërimi i votave tek ‘Parku Olimpik’

22:44 : 17/05/2025

Plagosja në Durrës, Policia: I plagosuri jashtë rrezikut për jetën

22:27 : 17/05/2025

“Dështoi të bashkojë 4 frontet opozitare”, Xhaferaj rendit arsyet e humbjes së Berishës

22:23 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com