• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Favipivir/ Manastirliu blen me trefishin e çmimit ilaçin anti-Covid të ndaluar në SHBA-BE

14:57 : 21/12/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Ilaçi “Favipavir”, një anti-viral i paautorizuar në Bashkimin Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Shqipëri, i cili gjithësesi ka hyrë prej muajsh kontrabandë në vendin tonë, tashmë duket se është licensuar nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila i ka hapur rrugë një tenderi me objekt blerjen e këtij medikamenti nga Qendra Spitalore Universitare Tiranë (QSUT) për kurimin e pacientëve me Covid-19.

Prej Marsit 2020, “Favipavir” gjendej lehtësisht në farmaci të caktuara në Tiranë, pavarësisht se ai nuk ishte i lejuar të tregtohej në vendin tonë.

Si një mall “kontrabandë”, ai është shitur me shifra shumë të larta për pacientët e prekur nga Covid-19, me recetë nga mjekë të caktuar, të cilët kanë shfrytëzuar maksimalisht frikën e qytetarëve për të rritur buxhetin e kompanive që kanë pasur lidhjet e duhura për ta sjellë në tregun shqiptar.

Një nga anëtarët më potentë të Komitetit të Ekspertëve për përballimin e pandemisë Covid-19 në vendin tonë, Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, është shprehur shpesh kundër përdorimit të medikamentit “Favipavir” tek pacientët me Sars Cov-2.

Lexo edhe:

Nigel Farage në Shqipëri: po përse?

Arrestohet 42-vjeçari në Shkodër, sekuestrohen armë dhe kokainë

Në komentet publike, ai ka cituar agjenci ndërkombëtare mjekësore, të cilat janë shprehur dyshuese për efikasitetin e medikamentit tek pacientët e prekur nga Covid-19.

Por, mesa duket, një lëvizje e kohëve të fundit nga ana e Manastirliut, e cila ka autoritetin të lejojë qarkullimin e lirshëm të medikamenteve që nuk janë të regjistruara në Agjencinë e Barnave, e ka legalizuar “Favipavirin”, i cili, për ekspertë ndërkombëtarë të mjekësisë, ka efekte të panjohura mbi pacientët.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, e drejtuar nga Enkelejd Joti, ka shpallur pak ditë më parë tenderin për blerjen e tabletave 200 mg “Favipavir”, në një procedurë të dyshimtë si përsa i përket ligjshmërisë, por edhe fondit shumë të lartë të vendosur në dispozicion, krahasuar me çmimin e medikamentit në tregun ndërkombëtar.

Tenderi

Në 14 Dhjetor 2020, QSUT publikon në faqen e Agjencisë së Prokurimit Publik shpalljen e tenderit për blerjen e 244 mijë tabletave “Favipavir”, me fond limit rreth 77 milionë lekë të reja pa TVSH.

“Favipavir” 200 mg shitet në pako me 34 tabelta. Pra, prakisht, QSUT kërkon të blejë saktësisht 7176 pako nga ky medikament.

Në foto: Tenderi i shpallur nga QSUT për blerjen e barit “Favipavir” 200 mg, tableta

Pikëpyetje mbi çmimin

Referuar të dhënave të tenderit, rezulton se QSUT ka parashikuar që të blejë një pako “Favipavir” 200 mg me 34 tabela për një çmim prej 10.725 lekë të reja. Kjo shifër është të paktën 3 herë më e lartë se sa vlera e medikamentit në tregun ndërkombëtar.

“Boldnews.al” kreu një verifikim të thjeshtë në tregun ndërkombëtar të farmaceutikëve.

“Favipavir” është një medikament i prodhuar nga kompanitë farmaceutike që janë stacionuar në Indi dhe ai gjendet lehtësisht në tregun e atij vendi.

Nga kërkimi rezultoi se “Favipavir” 200 mg (pako me 34 tableta) kushton 2550 Rs (Rupi Indiane), të cilat, duke i konvertuar, arrijnë në shifrën e 3500 lekë të reja.

Në foto: Një pak “Favipavir” 200 mg me 34 tableta kushton 2550 Rupi Indiane (3500 lekë)

Sipas faqeve të specializuara për shitje on-line, mjafton ta porosisësh këtë medikament, dhe ai mbërrin në duart e blerësit me çmim edhe më të ulët dhe pa kosto transporti.

Pra, “Favipavir” mund të blihet lehtësisht për një çmim të paktën 3 herë më lirë sesa ai që ka parashikuar të shpenzojë Qendra Spitalore Universitare.

Pikëpyetje mbi cilësinë

Por, përtej rritjes galopante të çmimit, tenderi për blerjen e “Favipivir” ka pikëpyetje thelbësore mbi cilësinë e medikamentit.

Agjencia Italiane e Barnave (AIFA), në një qëndrim publik të mbajtur pas shpalljes së pandemisë “Covid-19”, thekson se “Përdorimi i Favipiravir për Covid-19 është i pa autorizuar në Evropë dhe SH.B.A., ka pak prova shkencore mbi efektivitetin e tij”.

Sipas të njëjtës Agjenci, “Favipiravir (emri tregtar Avigan) është një antiviral i autorizuar në Japoni që nga Marsi 2014…Deri më tani, nuk ka studime klinike në lidhje me efikasitetin dhe sigurinë e ilaçit në trajtimin e sëmundjes COVID-19. Të dhënat e deritanishme nuk janë vlerqësuar nga ekspertët”.

Në foto: Deklarata e Agjencisë Italiane të Barnave (AIFA) për dyshimet mbi efektet e medikamentit “Favipavir”

Këtë qëndrim të Agjencisë Italiane të Barnave e ka rimarrë, në fillim të Nëntorit 2020, mjeku Skënder Brataj, Drejtor i Urgjencës Kombëtare dhe njëkohësisht pjesë e Grupit Teknik të Ekspertëve për pandeminë Covid-19.

Në një status në rrjete sociale në 5 Nëntor, Brataj risjell deklaratën e Agjencisë Italiane të Barnave, duke e shënuar me titullin “Favipavir, a është i dobishëm”.

Në foto: Statusi i Drejtorit të Urgjencës Kombëtare, dr. Skënder Brataj, mbi pikëpyetjet për përdorimin e medikamentit “Favipivir”

Brataj ka mbajtur të njëjtin qëndrim kundër këtij medikamenti edhe në një komunikim replikë që ka zhvilluar po në rrjetet sociale, në fund të Nëntorit 2020, me një kolege të tij.

Sipas Brataj, “…Antiviralët nuk kanë asnjë efekt (mbi Covid-19, shën.red), sidomos Favipavir, por kanë një kosto të madhe për qytetarët. Favipavir nuk është i regjistruar dhe as i autorizuar për në Shqipëri”.

Në foto: Statusi i dr. Skënder Brataj, dt. 24 Nëntor 2020, ku thekson se “Favipivir” është i paautorizuar në Shqipëri

Por, këmbëngulja e doktor Bratajt, sidomos për faktin që “Favipivir” nuk është i regjistruar dhe autorizuar në Shqipëri, duket se është rrëzuar pak ditë më pas nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Sipas ligjit “Për barnat”, medikamentet e paautorizuara dhe të paregjistruara në Shqipëri, mund të qarkullojnë me urdhër të posaçëm të Ministrit të Shëndetësisë.

Pra, përkundër qëndrimeve të ekspertit Brataj, ministrja Manastirliu ka lejuar qarkullimin e “Favipivir”, nëpërmjet tenderit të Qendrës Spitalore Universitare Tiranë (QSUT).

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nigel Farage në Shqipëri: po përse?

09:15 : 01/07/2025
AKTUALITET

Arrestohet 42-vjeçari në Shkodër, sekuestrohen armë dhe kokainë

09:15 : 01/07/2025
BOTA

Zjarret në Turqi, mbi 50 mijë qytetarë të evakuar nga Izmiri, Manisa dhe Hatay

09:12 : 01/07/2025
AKTUALITET

Furnizoheshin me municione luftarake në Shqipëri, goditet organizata kriminale në Greqi

08:47 : 01/07/2025
AKTUALITET

Xama: Dosja “Partizani”, mjaft e dobët dhe pa fakte!

08:42 : 01/07/2025
AKTUALITET

Tragjedi në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

08:41 : 01/07/2025
Para

E rëndë në Himarë/ Një person gjendet me fraktura në kokë dhe fyt të prerë

TË GJITHA

Nigel Farage në Shqipëri: po përse?

09:15 : 01/07/2025

Arrestohet 42-vjeçari në Shkodër, sekuestrohen armë dhe kokainë

09:15 : 01/07/2025

Zjarret në Turqi, mbi 50 mijë qytetarë të evakuar nga Izmiri, Manisa dhe Hatay

09:12 : 01/07/2025

Furnizoheshin me municione luftarake në Shqipëri, goditet organizata kriminale në Greqi

08:47 : 01/07/2025

Xama: Dosja “Partizani”, mjaft e dobët dhe pa fakte!

08:42 : 01/07/2025

Tragjedi në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

08:41 : 01/07/2025

Raporti: Shkurtimi i ndihmave nga SHBA do të shkaktojë 14 milionë vdekje më shumë në 5 vjet

08:31 : 01/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com