• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Trump fiton në Gjykatën e Lartë

15:43 : 19/12/2020
në BOTA

Gjykata e Lartë ne SHBA rrëzoi një padi nëpërmjet së cilës kërkohej të bllokohej plani i Presidentit Donald Trump për të përjashtuar migrantët e paligjshëm nga procesi i numërimit të popullsisë.

Në një vendim 6 me 3 sipas linjave ideologjike, me gjashtë anëtarët konservatorë të gjykatës në shumicë e tre liberalë në pakicë, zoti Trump siguroi një fitore afatshkurtër në përpjekjet për të zbatuar politikat e tij të vijës së ashpër ndaj migracionit në javët e fundit të presidencës.

Por administrata po lufton me kohën për vazhuar me këtë propozim të padetajuar qartë, ndërsa afron 20 janari, data e inagurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden. Gjykatësit lanë të hapur mundësinë e sfidave të reja gjyqësore nëse administrata e zotit Trump zbaton planin e saj.

Vendimi i panënshkruar thotë se “zgjidhja gjyqësore e kësaj mosmarrëveshjeje është e parakohëshme”, pjesërisht sepse nuk është e qartë se çfarë ka në plan të bëjë administrata. Në vendim vihet në dukje se gjykata nuk po peshonte meritat e planit të zotit Trump.

Paraqitësit e padisë të udhëhequr nga shteti i Nju Jorkut dhe Unioni Amerikan i Lirive Civile thanë se propozimi i zotit Trump do të zbehë ndikimin politik të shteteve me një numër më të madh imigrantësh pa dokumenta, përfshirë Kaliforninë një bastion i demokratëve, duke mos numëruar të gjithë popullsinë e shteteve dhe duke i privuar ata nga vendet në Dhomën e Përfaqësuesve, çka do të sillte për pasojë përfitime për republikanët.

Lexo edhe:

Pësoi infarkt teksa udhëtonte me autobus, humb jetën turisti i huaj në Tiranë

25% e grave nga 15 deri 49 vjeç në Shqipëri vuajnë nga anemia, përkeqësim në dekadën e fundit

“Nëse administrata përpiqet vërtet ta zbatojë këtë politikë, do të ngrejmë sërish padi e do të fitojmë“, tha Dale Ho, avokat i Unionit Amerikan të Lirive Civile i cili përfaqëson palën paditëse.

Administrata nuk e ka bërë të ditur se çfarë metode do të përdorë për të llogaritur numrin e popullsisë që propozon të përjashtojë ose cilat nëngrupe migrantësh do të ishin nën shënjestër. Përfaqësuesi i qeverisë Jeffrey Wall u tha gjykatësve gjatë argumentimit me gojë të çështje më 30 nëntor, se administrata rrezikon të humbasë afatin ligjor 31 dhjetorin, për të përfunduar një raport për zotin Trump nga ana e Byrosë së Regjistrimit, ku përmbahen të dhëna përfundimtare mbi numrin e popullsisë, përfshirë numrin e migrantëve të përjashtuar nga censusi.

“Qeveria nuk e mohon se nëse zbatohet politika do të dëmtojë paditësit dhe as që e mohon se do ta zbatojë këtë politikë menjëherë“, shkruante anëtari liberal i gjykatës Stephen Breyer në një mendim kundër vendimit të Gjykatës së Lartë.

Zoti Breyer vuri në dukje se qeveria aktualisht mund të përpiqet të përjashtojë miliona individë, përfshirë ata që janë ndaluar nga autoritetet e migracionit apo që ndodhen në procedura dëbimi si dhe rreth 700,000 të rinj të njohur si “ëndërrimtarët” të cilët erdhën në SHBA në rrugë të paligjshme kur ishin fëmijë.

Në Shtetet e Bashkuara ka rreth 11 milionë migrantë që jetojnë në mënyrë të paligjshme. Sfiduesit kanë argumentuar se politika e zotit Trump shkel si Kushtetutën ashtu edhe Aktin e Regjistrimit të Popullsië, një ligj federal që përcakton se si zhvillohet regjistrimi.

Kushtetuta kërkon që ndarja e vendeve në Dhomën e Përfaqësuesve të bazohet tek “numri i plotë i popullsisë në secilin shtet”. Deri tani, praktika e qeverisë amerikane ishte të numëronte të gjithë njerëzit, pavarësisht nga shtetësia e tyre ose statusi i migracionit.

Ligji kërkon që presidenti t’i dërgojë Kongresit një raport në fillim të janarit, i cili përmban numrin e popullsisë të secilit shtet dhe se sa vende i takojnë në Dhomën e Përfaqësuesve./ Burimi: VOA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pësoi infarkt teksa udhëtonte me autobus, humb jetën turisti i huaj në Tiranë

12:45 : 16/09/2025
AKTUALITET

25% e grave nga 15 deri 49 vjeç në Shqipëri vuajnë nga anemia, përkeqësim në dekadën e fundit

12:42 : 16/09/2025
AKTUALITET

Digjet automjeti në Vlorë, plagoset drejtuesi i tij

12:40 : 16/09/2025
AKTUALITET

Rama uron Fatos Nanon për ditëlindjen: Gëzuar i dashur Kryetar

12:21 : 16/09/2025
Në foto: Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi
AKTUALITET

20 pika për të rrëzuar hetimin e SPAK/ Jamarbër Malltezi rendit shkeljet e dosjes “Partizani”

12:18 : 16/09/2025
RAJONI

Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Gjykata në Hagë po i shërben Serbisë, jo drejtësisë

12:06 : 16/09/2025
Para

Delvina-Alpetrol, goditet me gurë asistenti i arbitrit

TË GJITHA

Pësoi infarkt teksa udhëtonte me autobus, humb jetën turisti i huaj në Tiranë

12:45 : 16/09/2025

25% e grave nga 15 deri 49 vjeç në Shqipëri vuajnë nga anemia, përkeqësim në dekadën e fundit

12:42 : 16/09/2025

Digjet automjeti në Vlorë, plagoset drejtuesi i tij

12:40 : 16/09/2025

Rama uron Fatos Nanon për ditëlindjen: Gëzuar i dashur Kryetar

12:21 : 16/09/2025
Në foto: Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi

20 pika për të rrëzuar hetimin e SPAK/ Jamarbër Malltezi rendit shkeljet e dosjes “Partizani”

12:18 : 16/09/2025

Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Gjykata në Hagë po i shërben Serbisë, jo drejtësisë

12:06 : 16/09/2025

Ndahet nga jeta operatori i RTSH, Ervin Hoti

11:56 : 16/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com