• Kontakt
Wednesday, June 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

Mjekja e BioNTech: Pse data 24 janar ka rëndësi për vaksinën e parë kundër Covid-19

09:40 : 19/12/2020
në SHENDETI

Mjekja që ka udhëhequr punimet për vaksinën e parë të miratuar kundër koronavirusit në Shtetet e Bashkuara, Britani dhe vendet tjera, ka thënë se vendimi i kompanisë së saj për të zhvendosur fokusin e punimeve, nga kërkimet për kancer, në luftim të koronavirusit, është marrë përgjatë një mëngjesi, kur janë vërejtur shenjat e para se ky virus mund të kthehet në pandemi, transmeton agjencia e lajmeve, AP.

Kompania gjermane BioNTech ka qenë pak e njohur jashtë industrisë farmaceutike para se të bashkohej me gjigantin amerikan Pfzier për “Projektin Shpejtësia e Dritës”, që ka mundur rivalë të tjerë, në garën për të vendosur në treg vaksinën për sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi.

“Më kujtohet saktë dita, 24 janar, kur e kemi marrë vendimin në një tavolinë mëngjesi”, ka thënë Ozlem Tureci, shefe mjekësore në BioNTech.

Në një video-thirrje me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe zyrtarë tjerë, Tureci ka rikujtuar sesi burri i saj dhe partneri biznesor, Ugur Sahin, kanë parashikuar se shpërthimi i sëmundjes së mistershme të rrugëve të frymëmarrjes në qytetin kinez, Vuhan, ka elemente të pandemisë globale.

“Ai na ka alarmuar të gjithëve, gjithë këtë kompani, bordin udhëheqës dhe pronarët e kompanisë, që të zhvendosin burimet nga terapia për kancer në këtë program”, ka thënë ajo.

Lexo edhe:

Manaj pranon dështimin: E menduam fitore të lehtë!

Duka i serbëve i bën nder miqve të tij në kurriz të Shqipërisë

Tureci dhe Sahin po ashtu është thënë se qëndrojnë mbrapa qasjes së përdorur për zhvillim të vaksinës që bazohetnë teknologji mRNA – që nënkupton përpunimin e kodit gjenetik të virusit – pa harruar edhe bashkëpunimin me kompaninë Pfizer.

“Ne e kemi ditur se nuk kemi kapacitet për të kryer shumë shpejt studimet klinike me më shumë se 40,000 vullnetarë”, ka thënë Sahin.

“Për këtë arsye ne kemi filluar bashkëpunimin me një kompani që ka bërë këtë gjë me dekada dhe është lidere në këtë fushë, Pfizer”.

Rregullatorët britanikë kanë dhënë autorizim emergjent për vaksinën e kompanisë BioNTech më 2 dhjetor, bazuar në të dhënat që kanë treguar efikasitet 95 për qind të vaksinës.

Administrata amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve FDA, ka bërë të njëjtën gjë më 11 dhjetor, derisa rregullatori evropian EMA, planifikon të organizojë takim javën e ardhshme për të vendosur për kërkesën e miratimit të vaksinës, që sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gjermani i hap rrugën vaksinimit më 27 dhjetor.

Tureci ka thënë se të dhënat nga rreth 140,000 persona, që deri më tani kanë pranuar dozat e para të vaksinës në Britani, kanë treguar se organizimi e ka toleruar atë, sikurse edhe në testime.

Një pjesë e stafit në BioNTech do të vazhdojë të punojë edhe gjatë festave për të siguruar se dozat do të transportohen, ka thënë ajo.

“Ne jemi të bindur se nëse punojmë bashkë, ne do të jemi në gjendje të jetojmë një jetë normale dimrin e ardhshëm dhe nuk do të kemi më nevojë për izolim”, ka thënë Sahin, shef ekzekutiv i kompanisë BioNTech.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, autoritetet në gjithë botën kanë raportuar për mbi 73 milionë persona të infektuar me koronavirus.

Prej tyre mbi 1.6 milion kanë vdekur.

Një ekip prej 10 shkencëtarëve ndërkombëtarë do të udhëtojë në qytetin kinez, Vuhan muajin e ardhshëm, për të hetuar origjinën e koronavirusit, ka njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Pekini ka hezituar që të pajtohet për një hetim të pavarur andaj kanë kaluar shumë muaj negociata me OBSH-në për të fituar qasje në qytet.

Virusi besohet se ka dalë nga një treg i kafshëve.

Biologu Fabian Leendertz, nga ekipi që do të udhëtojë në Vuhan, ka thënë për agjencinë e lajmeve, Associated Press se OBSH-ja nuk po kërkon fajtorin, mirëpo po synon të parandalojë shpërthimet tjera në të ardhmen.

Ai ka thënë se synojnë të kuptojnë kur virusi ka nisur të qarkullojë dhe nëse ka pasur origjinën në Vuhan.

“Misioni pritet të zgjasë për katër deri në pesë javë”, ka thënë ai. /REL/

Lajme të lidhura

SPORT

Manaj pranon dështimin: E menduam fitore të lehtë!

23:46 : 10/06/2025
KRYESORE

Duka i serbëve i bën nder miqve të tij në kurriz të Shqipërisë

23:38 : 10/06/2025
SPORT

Sylvinho fajëson lojtarët por s’thotë asgjë për Rey Manaj-n dhe Armando Dukën mikun e serbëve

23:27 : 10/06/2025
AKTUALITET

Sylvinho, Duka dhe Rey Manaj i falin pikë Letonisë në Riga

23:00 : 10/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, 11 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

22:57 : 10/06/2025
BOTA

Bomba në makina, të paktën katër të vdekur në Kolumbi

22:51 : 10/06/2025
Para

Pompeo: Rusia është armiku ynë

TË GJITHA

Manaj pranon dështimin: E menduam fitore të lehtë!

23:46 : 10/06/2025

Duka i serbëve i bën nder miqve të tij në kurriz të Shqipërisë

23:38 : 10/06/2025

Sylvinho fajëson lojtarët por s’thotë asgjë për Rey Manaj-n dhe Armando Dukën mikun e serbëve

23:27 : 10/06/2025

Sylvinho, Duka dhe Rey Manaj i falin pikë Letonisë në Riga

23:00 : 10/06/2025

Horoskopi, 11 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për shenjën tënde

22:57 : 10/06/2025

Bomba në makina, të paktën katër të vdekur në Kolumbi

22:51 : 10/06/2025

“Treni bullgar ishte kudo”/ Noka: Policia në funksion të shtetit elektoral më 11 maj

22:49 : 10/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com