• Kontakt
Friday, May 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Votat në Dibër u blenë, po pastaj…

19:25 : 18/12/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Plot 4 vjet i është dashur prokurorisë që të pranojë tërmetin elektoral të shkaktuar në zgjedhjet e pjesshme të Dibrës në vitin 2016.

“Tërmet, tërmet”, dëgjohej Damiani në regjistrimet e publikuara nga Bild, nga të cilat ndoshta edhe rastësisht u mësua se nga “çunat problematikë” Edi Rama quhej edhe “Babloku”.

Dosja 184 më në fund e mbylli rrugëtimin e saj dhe prokuroria zyrtarisht pranoi se votat u blenë. Blerësit shpëtonin për shkak të procedurës, pasi vepra penale e konsumuar parashkruhet, sepse kaloi afati prej 3 vitesh.

Ndoshta kjo ishte “thembra e akilit” dhe dosja 184, e trajtuar si një tufë me letra, shpëtoi nga gjesdisja nga një zyrë në tjetrën, nga një prokuror te tjetri, nga Tirana drejt Peshkopisë dhe anasjelltas.

Lexo edhe:

Vjedhja e votave/ Shpëtojnë “peshqit” e mëdhenj, Shqipëria më larg Europës

“Pavarsisht se nga hetimi është provuar tërësisht fakti i konsumimit të veprës penale ‘Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve’, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328/1 dhe 25 të Kodit Penal, (në fuqi në vitin 2016), nga personat e mësipërm, organi i prokurorisë ka vlerësuar se ndjekja penale nuk mund të vazhdojë për personat nën hetim dhe nuk mund të fillojë për personat me statusin e të kallëzuarit, pasi kundërvajtja penale e parashikuar nga neni 328/1 i Kodit Penal, (në fuqi në vitin 2016), është parashkruar, për faktin se nga momenti i kryerjes së veprës penale që është periudha shtator 2016, ka kaluar afati 3 vjeçar i ndjekjes penale”, njoftonte sot Prokuroria, ndërsa renditeshin emrat e disa prej personazheve të njohur e të panjohur, që shkaktuan tërmetin e Damianit dhe gëzuan Bablokun.

Nëse ligji do të parashikonte që vepra penale në fjalë mund të parashkruhej pas 5 vitesh, ndoshta sot nuk do të kishim këtë njoftim nga Prokuroria, dhe loja me ping-pongun e dosjes do të vazhdonte.

“Dosja 184” pavarësisht se u trajtua si një krim elektoral, në fakt, bashkë me atë që njihet si “Dosja 339” u kthyen në peshoren më të saktë për të kuptuar vullnetin politik të Qeverisë, Kryeministrit Edi Rama, si dhe institucioneve, për t´u ndarë nga një fenomen që ndodh në Shqipëri sa herë ka zgjedhje.

Dhe përfundimi ishte se Rama nuk kishte vullnet për të ndëshkuar jo vetëm  fenomenin, por dhe ata që e zbatuan.

Kjo ndoshta nuk kishte të bënte vetëm  me faktin se mund të dënoheshin disa funksionarë apo të tjerë që u grupuan bashkë rreth Damianit duke shkaktuar tërmet, por sepse ata i përkasin kësaj klase politike që blerjen, manipulimin dhe dhunimin e votës e ka më të shenjtë se çdo gjë tjetër.

Kjo ka ndodhur në mbi 20 vjet, kur fitorja elektorale, synohet të arrihet duke blerë, kur votuesit trajtohen si ato delet në tregun e gjësë së gjallë, dhe në fund kopenë e merr ai që paguan më shumë, që ka në krah ata djemtë problematikë.

Është një fenomen që s´ka nevojë as për përgjime, as për fashikuj, as për prokurori dhe gjyqtarë, pasi kushdo që ka provuar qoftë edhe njëherë të vetme të merret me një proces zgjedhor, e di shumë mirë si funksionon.

Për ta ndalur mjafton vullneti politik, pasi edhe kjo që ndodhi me dosjen 184 tregon se ato orët e përgjimeve përfundojnë në kosh, por nuk është se zbardhin ndonjë gjë që nuk dihet.

Thjesht në rastin konkret u provua se Rama nuk ka vullnet për t´u ndarë nga ky fenomeni që dikush vihet në shitje dhe dikush tjetër është i gatshëm ta blejë, sikundër provoi se dhunimi i votës pavarësisht formës së zgjedhur është shumë më i rëndësishëm se sa gjithë rezolutat e mbledhura sëbashku pavarësisht gjuhës që shkruhen.

Votat u blenë, janë blerë dhe do vazhdojnë të blihen, pavarësisht se sikundër është rënë dakort në zgjedhjet e ardhshme ata që do hetojnë fenomenin kanë atë prapashtesën “specialë”.

Kjo nuk është çështje hetimi, as gjurmimi, as përgjimi, as fashikujsh dhe as provash e faktesh, për të drejtuar gishtin te “tregtari”. Kërkon vullnet, i cili vështirë se do mund të gjendet përsa kohë gjithçka administrohet nga të njëjtët personazhe, që e kthyen në sistem manipulimin.

Etiketa: dosja184 boldnews host domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vjedhja e votave/ Shpëtojnë “peshqit” e mëdhenj, Shqipëria më larg Europës

17:50 : 18/12/2020
Para

Humbje për futbollin shqiptar, vdes ish-lojtari i Partizanit

TË GJITHA

Horoskopi, 30 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 29/05/2025

“Vidhni 4 vjet dhe fusni në burg 4 vetë”/ Bushati debaton me Klosin: Ja pse e varrosët Veliajn

22:57 : 29/05/2025

Njoftim zyrtar, Milani ndan rrugët me trajnerin Conceição

22:50 : 29/05/2025

Lubonja: Si do ja bëjmë të shpëtojmë nga regjimi? Nuk e ka më fajin Berisha

22:47 : 29/05/2025

Depoja ushqimore sulmohet nga turma e uritur/ Kaos në Gaza, katër të vdekur

22:44 : 29/05/2025

Zgjedhjet e 11 Majit/ Artan Hoxha: PS hoqi profesorët dhe mori mafiozët

22:40 : 29/05/2025

“Futuni në grevë urie, mos hyni në Parlament”, thirrja e Vrenozit për deputetët e PD

22:39 : 29/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com