• Kontakt
Saturday, May 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vjedhja e votave/ Shpëtojnë “peshqit” e mëdhenj, Shqipëria më larg Europës

17:50 : 18/12/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Blerja dhe vjedhja e votave në zgjedhjet e vitit 2017-të është një fakt, i provuar ky edhe nga Prokuroria e Dibrës.

Por pvarësisht provave të forta dhe të pakundërshtueshme që zgjedhjet e vitit 2017-të u blenë në qarkun e Dibrës, Prokuroria nuk ka mundur dot të çojë para gjykatës të akuzuarit Imer Lala, Robert Aga, Afrim Mikli, Drini Gjeci, Arben Keshi, Hasan Hoti, Bekim Krashi, Nuri Meda, Fatbardh Lala, Ylli Miklil dhe Dik Spata.

Sipas Prokurorisë pavarësisht se është provuar blerja e votave, ata nuk mund të dënohen sepse ka kaluar afati ligjore prej 3 vitesh që i bën akuzat të parashkruara dhe personat nuk mund të merren nën hetim.

Prokuroria është mjaftuar që të dërgojë për gjykim vetëm 4 persona, përshirë edhe ish-shefin e Policisë së Dibrës, por dhe këta jo me akuzën e blerjes së votave, por me atë të shpërdorimit të detyrës.

Ndëshkimi i krimeve zgjedhore ishte kusht jo vetëm nga Bundestagu, por thuajse nga të gjjtha vendet e BE që Shqipërisë ti çelen negocitatat.

Lexo edhe:

Votat në Dibër u blenë, po pastaj…

Por siç duket Kryeministri Rama nëpërmjet ndikimit që ka në drejtesi ka vendosur të sakrifikojë të ardhmen e vendit për të mbrojtur ata që vjedhin apo blejne vota për llogari të tij.

Njoftimi i Prokurorisë së Dibrës:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, mbi bazën e akteve të procedimit penal nr.184, të vitit 2016, të ardhura për kompetencë lëndore nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, ka regjistruar procedimin penal nr.385, të vitit 2019, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve”, “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, parashikuar nga nenet 248, 328/1 dhe 329/3, të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve nën hetim Korab Lala, Robert Aga, Dionis Imeraj, Afrim Mikli, Drini Gjeci, Arben Keshi, Hasan Hoti, Bekim Krashi dhe Nuri Meda.

Në përfundim të hetimeve Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër ka konkluduar se:

Sa i përket veprës penale “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328/1 dhe 25 të Kodit Penal, (në fuqi në vitin 2016), është provuar se kjo vepër është kryer nga shtetasit nën hetim 1-Korab Lala, (i njohur ndryshe edhe si Imer Lala), 2-Robert Aga, 3-Afrim Mikli, 4-Drini Gjeci, 5-Arben Keshi, 6-Hasan Hoti, 7-Bekim Krashi dhe 8-Nuri Meda, dhe përveç personave nën hetim edhe nga shtetasit 9-Fatbardh Lala, 10-Ylli Mikli dhe 11-Dik Spata, të cilët gjatë hetimit të këtij procedimi penal kanë pasur statusin e të kallëzuarit.

Pavarësisht se nga hetimi është provuar tërësisht fakti i konsumimit të veprës penale “Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328/1 dhe 25 të Kodit Penal, (në fuqi në vitin 2016), nga personat e mësipërm, organi i prokurorisë ka vlerësuar se ndjekja penale nuk mund të vazhdojë për personat nën hetim dhe nuk mund të fillojë për personat me statusin e të kallëzuarit, pasi kundërvajtja penale e parashikuar nga neni 328/1 i Kodit Penal, (në fuqi në vitin 2016), është parashkruar, për faktin se nga momenti i kryerjes së veprës penale që është periudha shtator 2016, ka kaluar afati 3 vjeçar i ndjekjes penale.

Me këtë arsyetim, Prokuroria Dibër, me datë 18.12.2020, ka vendosur pushimin e pjesshëm të hetimeve ndaj personave nën hetim 1-Korab Lala, (i njohur ndryshe edhe si Imer Lala), 2-Robert Aga, 3-Afrim Mikli, 4-Drini Gjeci, 5-Arben Keshi, 6-Hasan Hoti, 7-Bekim Krashi dhe 8-Nuri Meda.

Gjithashtu Prokuroria Dibër, ka dërguar për gjykim si pjesë e këtij hetimi penal, shtetasit:

-Robert Aga, në atë kohë me detyrë Shef i komisariatit të Policisë Dibër, duke e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

-Drini Gjeci, në atë kohë me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale Arsimore Rajonale Dibër, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve” kryer më shumë se një herë, parashikuar nga nenet 248 dhe 329/3, të Kodit Penal.

-Hasan Hoti, në atë kohë me detyrë Administrator i njësisë Administrative Lurë, Dibër, për kryerjen e veprës penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve” kryer më shumë se një herë, parashikuar nga neni 329/3 i Kodit Penal.

-Nuri Meda, në atë kohë me detyrë Administrator i njësisë Administrative Tomin, Dibër, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Etiketa: dosja184 boldnews host domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Votat në Dibër u blenë, po pastaj…

19:25 : 18/12/2020
Para

E bujshme/ Sulmuesi kampion bote me Italinë dënohet me 2 vite burg

TË GJITHA

Fitoi 650 mln lekë tendera pa pajisje, dërgohet për gjykim Elvis Miri i “Vale Recycling”

11:04 : 31/05/2025

E rëndë në Tiranë, 48-vjeçari hidhet nga kati i dytë i banesës

10:34 : 31/05/2025

Arrestohen dy efektivë policie dhe pezullohet nga detyra një tjetër, ja akuzat ndaj tyre

10:26 : 31/05/2025

EMRAT/ Kallash e pistoletë në banesë, arrestohet 30-vjeçari nga Shijaku, në kërkim babai i tij

10:13 : 31/05/2025

“Do të të vrasim”/ Rrëfimi i Elinara Shehut: Si i shpëtova përdhunimit nga komshiu, u hodha nga makina

09:58 : 31/05/2025

Nga djepi në zyrë, përvojat e jetës në vendimet e shefave

09:45 : 31/05/2025

I dënuar për vrasje me dashje, arrestohet 43-vjeçari me dy identitete (EMRI)

09:34 : 31/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com