• Kontakt
Friday, July 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

“Vdekja e babit më ndryshoi jetën”/ Lori Hoxha: S’do isha kthyer në Shqipëri 18 vjeç

09:51 : 18/12/2020
në SHOW BIZ
Foto: Instagram

Foto: Instagram

Trashëgimtarja e Top Channel Lori Hoxha është një prej emrave më të lakuar të showbizit shqiptar, fillimisht prej mbiemrit dhe trashëgimisë së perandorisë mediatike, më vonë prej stilit të saj të pangatërrueshëm që frymëzon një brez të tërë në rrjetet sociale.

E angazhuar si producente në disa evente mediatike, më i madhi Top Music Awards, Lori nga konsumuese dhe stil bërëse pa qëllim nga ajo vetë, provon për herë të parë të sjellë një produkt. Rrjeti ka ditë që gëlon nga një Promo mbërthyese për linjën e saj të veshjeve, ndaj Top Albania Radio shfrytëzoi rastin për të mësuar më shumë për të dhe për rrugën e re që ka nisur.

Doja të dija çfarë bën këtë periudhë, po çdo gjë shihet në instagram apo jo?

Instagrami im është i vonuar (qesh). Unë çdo gjë e postoj më vonë, apo në rradhën që më duhet apo leverdis për të treguar atë që dua të tregoj apo nëse fotot më shkojnë me njëra-tjetrën. Fotot kur qaj nuk para më rrijnë mirë me brandin që kam ndërtuar kështu që i evitoj.

Lexo edhe:

Si favorizoi Ligji për Investimet Strategjike një dorë biznesmenësh vendas

Gazetari Tomorri: Në Shqipërinë e Ramës të tre mediat kombëtare janë investitore strategjike

A je mësuar me faktin që një i huaj të njeh kaq mirë, të shqetëson ky fakt?

Jo s’jam mësuar. Po aq sa e di ndikimin dhe audiencën e kanaleve ku postoj, ndonjëherë ato të duken numra dhe harroj që nga mbrapa numrit është një individ që më ndjek, sheh, pëlqen apo shan! Sidoqoftë nuk e kuptoj se dikush mund të të njohë nga instagrami – është si të pretendosh që ke parë filmin pasi ke parë vetëm trailerin. Instagrami im është një ‘highlight reel’.

A je ndjerë ndonjëherë e kontrolluar nga dikush? Po e përdorur?

E kontrolluar kurrë, e përdorur çdo ditë. Kudo që shkoj ka humbur vlera njerëzore dhe çdo njeri apo biznes të sheh se çfarë mund të bësh për to. Kudo ku shkoj kam të shkruar në ballë “Lori Hoxha, 900 mijë ndjekës” dhe të gjithë duan të të shërbejnë vetëm për reklamë. Njerëzit janë më të sjellshëm prej kësaj dhe jo detyrimisht të bën të ndihesh mirë. Ndonjëherë dua thjesht të krihem apo të ha një drekë pa më ardhur dikush e të më thotë “mos harro një postim Lori (shkel syrin)”. Dua thjesht të më shërbejnë si kliente dhe të paguaj për atë shërbim. Instagrami është qejf por më mërzit sa ndikon tek jeta e të gjithëve. S’jemi vetëm numra dhe algoritme!

Pavarësisht gjërave që thuhen për ty, ata që kanë pasur mundësinë të punojnë me ty e dinë çfarë disipline profesionale ke dhe çfarë vizionareje je? A do ishe pishman sikur kjo gjë të mos kuptohej asnjëherë nga publiku i gjerë?

Do uroja shumë ta dinin. Jo për të më vlerësuar mua, por për të besuar te puna që bëjmë. Unë çdo nismë që marr, i hyj 110%. Nëse bëj diçka, dallon që i kam dhënë maksimumin tim, qoftë ajo një veshje për darkë gjatë javës apo një fushatë si kjo për koleksionin me “Cohl’s”. Kur prezanton veten në diçka, të paktën për mua, është e rëndësishme që të dallojë sa mund i ke dhënë dhe nuk bëj kurrë kompromis në cilësi. Punoj fort që të ruaj standartin që mendoj se kam krijuar për veten dhe jam përzgjedhëse për grupin që kam afër. Dua që të jenë eficient por njëkohësisht ëndërrimtarë si unë. Disiplina duket kur ti respekton oraret, afatet dhe unë mundohem të jem e rreptë me veten. Nuk jam kurrë vonë dhe pres të njejtën gjë nga njerëzit përreth meje. Mendoj po ashtu që puna flet vetë dhe vizioni dhe disiplina transmetohet qartë tek ata që shohin me sy hapur.

Të gjithë po provojnë shumë gjëra në jetë sot? Cila është një gjë që (si papritmas) do e bëje dhe një gjë që se mendon kurrë se mund ta bësh?

Nëse jeta më ka mësuar diçka, është që kurrë mos të them kurrë. Jam e hapur ndaj çdo gjëje dhe mendoj që çdo gjë që do të më vijë për ta bërë do ta bej. Sidoqoftë, nuk do jem kurrë ai njeri që do të tentojë të bëjë gjëra që si përshtaten për asnjë lloj arsye. Di po ashtu që çdo gjë që do marr përsipër do ta qaj me lot (qesh).

Ndryshimet fizike vijnë me moshën dhe me ndërhyrjet, ato shpirtërore me eksperiencat? Tre gjërat që kanë shënuar Lorin shpirtërisht më tepër janë…?

Vdekja e tim eti është e para, besoj pritej. Më ka mësuar me humbjen që në moshë të vogël, më ka bërë më të fortë dhe më ka ndërtuar karakter. Më ka krijuar dhe ca ‘daddy issues’ por për këto do flasim në një intervistë tjetër (qesh). Lindja e London është e dyta por jo më pak e rëndësishmja. Më ka bërë të besoj tek jeta përsëri në një moment ku çdo gjë dukej e zymtë dhe pa shpresë. Zhvendosjen në Londër do ta thoja të tretën. Ndryshova totalisht! Për mirë apo për keq se di, por di të them që kam më pak frikë nga jeta sot dhe që ja dal ta ndez lavatriçen dhe pa ndihmë. Kuptova po ashtu që në jetë shumë gjëra i kam marr pa shumë mund, dhe për disa gjëra në jetë duhet të mundohesh më shumë.

Personi që shkon për ta mbajtur rrafsh?

Mami. Por jo rrafsh në mënyrë të keqe. Ajo do t’më shohi mirë shpirtërisht dhe e di që për kritika kam njerëz të tjerë.

Personi që zihesh më shumë po do më tepër?

Sara dhe aq shumë më bezdis që e përmend në çdo intervistë (qesh). Por është esenciale në jetën time. She builds me up when I’m down, and pulls me down when I get cocky.

Batuta e preferuar e Rachel Green është…

Oh that’s ok, girls tend not to like me! (qesh)

Dita jote me tre thënie:

Në mëngjes: “Coffee, then the world.”

Në drekë: “Something like this but not this.”

Në darkë:“You don’t have to figure it out tonight.”

Nëse do ishe këngë para dhjetë vitesh cila do ishe, po sot?

Kur the 10 vite më parë, në kokën time ishin “Backstreet Boys” por ndërkohë 10 vite më parë qenka 2010! E tmerrshme ku shkon koha?! Në 2010 ka dalë albumi i parë i Drake kështu që do them “Over” sepse është kënga ime e preferuar e atij albumi. Ndërsa sot do të isha “Lonely” nga Justin Bieber.

Nuk je e para që nxjerr veshje sportive, nga Tom Ford (që konsideronte herezi) deri tek personazhe publike me linjat e tyre – A mendon se brezi i ri do jetë më ‘fit’ se kemi më shumë veshje sportive në qarkullim?

Ose më ‘fit’, ose do të jemi aq rehat sa nuk do çohemi dot nga divani.

Ku nuk duhet të veshësh kurrë tuta?

Për darkë në restorant.

Do kishe bërë diçka ndryshe po të ishe kthyer 10 vite para?

Po. Nuk do isha kthyer të jetoja në Shqipëri 18-vjeç.

Çfarë i thua atyre që nuk besojnë tek ty?

Ata do të surprizohen më shumë.

/Top Albania Radio

Etiketa: Lori Hoxha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Si favorizoi Ligji për Investimet Strategjike një dorë biznesmenësh vendas

22:26 : 02/07/2025
AKTUALITET

Gazetari Tomorri: Në Shqipërinë e Ramës të tre mediat kombëtare janë investitore strategjike

17:07 : 13/06/2025
AKTUALITET

Rama shpall Lori Hoxhën “investitore strategjike”. Pronarja e Top Channel, kompleks në Tiranë

11:43 : 13/06/2025
SHOW BIZ

Qenka ndryshe! Si duket shtëpia e ‘Big Brother VIP 3’, Lori Hoxha nxjerr pamjet!

10:15 : 12/12/2023
SHOW BIZ

Efi Dhedhes në konflikt me drejtuesit e Top Channel, ç’ka ndodhur pas përfundimit të “BBV”

10:14 : 24/10/2023
SHOW BIZ

Luizi foli për ‘Top Channel’, reagon Lori Hoxha: Kemi lënë nam

16:16 : 05/03/2023
Para

Hetimet për vrasjen e çiftit Pasho fokusohen tek ish-e dashura e djalit

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 5 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 04/07/2025

Mbi 35 të vrarë ditën e sotme nga sulmet izraelite pranë pikave të ndihmave në Gaza

22:52 : 04/07/2025

Ndiheni të dehidratuar? Pesë ushqime që na shuajnë etjen më shumë se uji

22:51 : 04/07/2025

Elon Musk ripropozon idenë e themelimit të partisë së tij

22:43 : 04/07/2025

Kyle Walker i jep lamtumirën Man.Cityt, mbrojtësi transferohet te Burnley

22:38 : 04/07/2025

Zjarri në landfill, Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: Rrezik serioz për qytetarët e Elbasanit

22:32 : 04/07/2025
Edi Rama dhe Agim Kajmaku në foto gjatë fushatës për zgjedhjet në Vorë

Do i jepen 44 paga dhe dëmshpërblim/ Agim Kajmaku fiton gjyqin për shkarkim të padrejtë nga KQZ

22:22 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com