• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Debat i munguar

11:22 : 18/12/2020
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE
Foto marrë nga fb i autorit

Foto marrë nga fb i autorit

Nga Ilir Kalemaj

Duket se në morinë e lajmeve pa lajm të politikës nga njëra anë dhe protestave nga ana tjetër që na kanë bashkëshoqëruar në këto ditë dimri jo të zakontë nga temperaturat, mungon debati për çështje dhe modele që duhen të ndiqen për të stimuluar rritjen dhe mirëqënien ekonomike, për t`i bërë ballë sfidave përherë dhe më të mprehta që vijnë si rezultat i konkueshmërisë në rritje dhe presioneve të tregjeve globale, vençanërisht në kushtet e pandemisë aktuale, por dhe ndikimeve që sjellin kriza të ndryshme ekonomiko-financiare qofshin këto me simptoma rajonale, apo me ndikime globale. Për shembull, a duhet të ketë rritje taksash dhe rritje të shpenzimeve publike, që shoqërohet me shpikjen e vendeve të punës në administratë duke e fryrë atë edhe më tej, apo duhet stimuluar biznesi, duke mbështetur sektorë strategjikë nëpërmjet stimujve inteligjentë. Kjo mund të bëhet për shembull me anë të krijimit të një banke bujqësore që me anë të kredive me terma të butë, mund të bënte të mundur përthithjen e teknologjisë më të fundit dhe shtimin e rendimentit prodhues.

Duhet theksuar se tregu kombëtar është tepër i vogël dhe nëse kompanive të mëdha nuk u lejohet frymëmarrja e nevojshme, si dhe reformat e brendshme që duhet të kryejnë si rikapitalizimi apo ristrukturimi për t`iu përshtatur kërkesave të tregut, nuk mund të arrijnë të çajnë tregjet e huaja dhe të garantojnë fitime të qëndrueshme në perspektiva afatgjatë, çka do sillte dhe ulje kostosh për vetë firmat dhe ulje çmimesh për konsumatorët. Gjithashtu duhet të ketë ligje të qarta dhe të zbatueshme ndaj konkurrencës së pandershme, favorizimit të krijimit të monopoleve, trusteve dhe karteleve dhe të kombinohen masat e duhura të ndërhyrjes qeveritare për të shpërbërë marrëveshje të dyshimta që ngrihen mbi interesa klientelistë.

Një shtet i qëndrueshëm në valën e ndryshimeve epokale që të arrij t`u mbijetojë erërave të forta duhet të garantojë inflacion të ulët, një sistem financiar efektiv, tregje lokalë që ndërlidhen mirë me ata rajonalë dhe globalë, kosto të ulëta transaksioni për biznesin, infrastrukturë të mirë rrugore, detare dhe hekurudhore, si dhe një sistem efikas drejtësie që të bëjnë të mundur zbatimin e kontratave dhe të ruajë të drejtët e pronësisë individuale.

Nuk është më surprizë që ka krizë likuiditeti tashmë, krizë të cilën e ndjejnë ndërtuesit, furnitorët, bizneset e vogla dhe të mëdha. Bankat japin vetëm kredi të shtrenjta dhe për të cilat nevojitet një mal me dokumentacion, burimet e parave të trafiqeve por edhe ato thjesht informale (si të ardhurat e emigrantëve etj), që shërbejnë si një lloj lubrifikatori për shoqëritë në tranzicion janë duke u luftuar me akte ligjore apo thjesht urdhra të pashkruar, ndërkohë që paradoksalisht kemi fryrje të administratës, ndërkohë që duhet të ndodhte bash e kundërta. Alternativa nga një opozitë që përfaqëson filozofinë e djathtë duhet parë te fuqizimi i biznesit vendas, i cili s`ka pse të diskriminohet karshi atij të huaj. Mundësitë e punësimit në administratë janë finite dhe edhe në këtë stad që është, administrata është e tejfryrë. Në vit elektoral ajo pritet të fryhet edhe më tej me punësime nepotike dhe militantësh që dynden drejt punëve të shtetit si fshatari herët në sabah kur i vete sahati me mjelë lopën.

Lexo edhe:

Përfundon numërimi në Korçë, PS fiton me rreth 21 mijë vota diferencë

Putini ynë

Gjithashtu, prirja duhet të jetë drejt krijimit të vendeve të punës nëpërmjet politikave fiskale që nxisin biznesin, vençarisht atë të vogël dhe të mesëm sesa rritja e shpenzimeve publike që duket si rrugë pa kthim. Vetëm mbështetja e mëtejshme e biznesit vendas, të madh dhe të vogël, krijimi me shpejtësi i gjykatës së llogarive, heqja e barrierave fiskale apo lehtësimi i tyre, stimulimi i atyre bizneseve të cilat kontribuojnë në fusha jetike apo që eksportojnë (me qëllim që të përballojnë presionet e konkurrencës në vendet destinatare), mund të sjellin një përmisim të garantuar qoftë të financave të vendit në terma afatgjatë, qoftë t`i shërbejnë shoqërisë, pasi biznesi është dhe do të jetë punëdhënësi më i madh dhe më i sigurtë në të tashmen dhe të ardhmen. Grupet e interesit janë ende të fragmentarizuara, të dobëta dhe qëllimisht të anashkaluara, por një solidaritet më i madh i tyre për të mbrojtur të drejtat e natyrshme, do ishte dobiprurës si për një oponencë teknike efikase, ashtu dhe për një opozitarizëm konstruktiv dhe gjithëpërfshirës.

*Shkruar enkas për BoldNews.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përfundon numërimi në Korçë, PS fiton me rreth 21 mijë vota diferencë

10:42 : 13/05/2025
AKTUALITET

Putini ynë

10:40 : 13/05/2025
BOTA

SHBA-ja heq mbrojtjen e përkohshme për mijëra afganë

10:37 : 13/05/2025
AKTUALITET

Plagoset me armë zjarri 37-vjeçari në Lushnjë, arrestohet bashkë me të vëllain dhe shokun për mashtrim

10:30 : 13/05/2025
AKTUALITET

Përfundon numërimi në Lezhë/ PD ruan fitoren, sa është diferenca me PS-në

10:22 : 13/05/2025
AKTUALITET

Kushërinjtë Peposhi blinin vota për PSD/ Reagon SPAK: Ja zonat ku vepronin në Kukës

10:07 : 13/05/2025
Para

Basha takim me Vjosa Osmanin: Tre çështjet kryesore që diskutuam

TË GJITHA

Përfundon numërimi në Korçë, PS fiton me rreth 21 mijë vota diferencë

10:42 : 13/05/2025

Putini ynë

10:40 : 13/05/2025

SHBA-ja heq mbrojtjen e përkohshme për mijëra afganë

10:37 : 13/05/2025

Plagoset me armë zjarri 37-vjeçari në Lushnjë, arrestohet bashkë me të vëllain dhe shokun për mashtrim

10:30 : 13/05/2025

Përfundon numërimi në Lezhë/ PD ruan fitoren, sa është diferenca me PS-në

10:22 : 13/05/2025

Kushërinjtë Peposhi blinin vota për PSD/ Reagon SPAK: Ja zonat ku vepronin në Kukës

10:07 : 13/05/2025

Në kutinë e burgut të Durrësit ku votuan Veliaj e Beqaj, rezultojnë dy vota më tepër se votues

09:44 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com