• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Një mënyrë e re për ta udhëhequr botën e lirë dhe demokratike

18:55 : 17/12/2020
në BOTA

Nga Anders Fogh Rasmussen “The Wall Street Journal”

Në vitin 2021 SHBA-ja dhe aleatët e saj kanë një mundësi të artë që vjen një herë në një gjeneratë,për të ndalur tërheqjen globale të demokracisë,dhe për t’i treguar kufirin autokracive si Rusia dhe Kina. Por, kjo gjë do të ndodhë vetëm nëse demokracitë e mëdha bashkohen në mbrojtje të lirisë. Presidenti i zgjedhur Joe Biden synon të “ndërtojë sërish më mirë”. Por ai nuk mund të kthehet 4 vite pas,në një botë kërcënuese multilaterale, ku aleatët zgjidhen nga autokracitë, dhe i shkëmbejnë investimet strategjike apo energjinë me çmim të lirë,me një besnikëri të palëkundur ndaj tyre. Lejimi i aleatëve që ta shesin sigurinë e tyre ekonomike, në prirje që Xhaxha Semi (SHBA-ja) të veprojë si garantuesja e tyre e sigurisë, do t’i hapte dyert një izolacionisti tjetër si Trump për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë pas 4 vitesh. Në vend të kësaj, SHBA-ja duhet të fokusohet në krijimin e një ndjenje të re besimi në botën demokratike, e cila u mungon shpesh shoqërive të lira. Si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, unë u përpoqa t’i ndërtoj këto lidhje në të gjithë botën e lirë, duke krijuar dhe forcuar partneritetet me demokracitë e Indo-Paqësorit si Japonia, Australia dhe Koreja e Jugut.

Por pasi unë u largova nga zyra publike, bota ka parë një ringjallje të autoritarizmit, dhe teknologjia ka arritur një fuqi të tillë sa që mund të çlirojë ose shtypë. Pesë vjet më parë, një aleancë e demokracive ishte qëllimi më fisnik. Por sot ajo është thelbësore për zgjidhjen e problemeve më urgjente. Në qendër të kësaj përpjekjeje, duhet të jetë udhëheqja e vendosur amerikane. Vetëm SHBA-ja zotëron kapacitetet për t`a bërë këtë. Ajo ka gjithashtu një demokraci mjaft të fortë. Zgjedhjet e këtij viti, ishin një test i mirë për demokracinë amerikane. Ajo e kaloi atë, duke siguruar një transferim të pushtetit, edhe kur vetë kreu i shtetit u përpoq ta delegjitimonte procesin. Presidenti i zgjedhur Joe Biden, ka pas derës një radhë me aleatë të lodhur prej Amerikës. Ne dëshirojmë një udhëheqës amerikan të vendosur. Dhe nga përvoja e madhe politike që ka, besoj se Joe Biden do ta shfrytëzojë këtë shans. Në vitin 2018, unë mbajtja samitin e parë të demokracisë në Kopenhagë, nën kujdesin e fondacionit tim “Aleanca e Demokracive”. Samiti mbledh udhëheqës kombëtarë, aktivistë të demokracisë dhe përfaqësues nga teknologjia dhe shoqëria civile,dhe synon të forcojë demokracinë.

Ai samit u hap me fjalën e zotit Biden. Në fjalimin e tij, ai theksoi nevojën e ripërtëritjes Së aleancave dhe ri-ngritjes së demokracisë. “Demokracia ka të bëjë me një gjë tepër:Liri, liri, liri”- tha ai. Gjatë fushatës së tij elektorale këtë vit, ai u zotua të organizojë një samit të ngjashëm të udhëheqësve demokratikë, këtë herë si president. Këtë përpjekje do të udhëheqë Amerika, por ajo nuk do të jetë e vetme. Demokracitë në Indo-Paqësor, nga Tajvani në Australi, Indi dhe Japoni, po kërkojnë gjithashtu miq të një mendje, për t’iu kundërvënë qëndrimit agresiv të Kinës. Në Evropë, një Britani pas Brexit do të presë samitin e G7-ës në vitin 2021, duke mbledhur fuqitë më të mëdha demokratike dhe ekonomike të botës. Londra synon që ta shfrytëzojë këtë mundësi, për të bërë atë që një politikan i vjetër më tha,një “uverturë në botën e lirë”. Teknologjia, përbën sot një sfidë ekzistenciale për demokracitë. Bota është në një garë figurative teknologjike të armëve. Kushdo që e fiton atë, do të diktojë vendosjen e rregullave, standardeve dhe normave për sistemet teknologjike në zhvillim, nga njohja e fytyrës tek armët e luftës.

Nëse garën e fiton Kina, liria do të zbehet. Bota e lirë, duhet të mësojë nga përplasjet e saj të brendshme mbi kompanitë kineze Huawei dhe TikTok, dhe të ndërtojë një aleancë dixhitale për t’u përgatitur për grupin tjetër të sfidave. Kjo përfshin vendosjen e standardeve të zakonshme të privatësisë, për transferimin e të dhënave të nevojshme për zhvillimin e inteligjencës artificiale, bashkëpunimin mbi mënyrën e rregullimit të platformave të internetit, dhe kombinimin e kapaciteteve për të zhvilluar rrjetet e telekomit, llogaritjen kuantike dhe inteligjencën artificiale – që të gjitha më të shpejta, më të mira, dhe më të lira se sa ato që ofron Kina. Jo çdo aleat i SHBA-së është plotësisht i bindur tek nevoja e një grupi demokratik global. Franca dhe Gjermania, mund të shqetësohen se një aleancë e demokracive, do të zëvendësonte sistemin global multilateral, të përfaqësuar nga Kombet e Bashkuara. Dhe një ringjallje e aleancës trans-atlantike mund të dobësojë nevojën që Evropa të zhvillojë pavarësinë e saj strategjike nga SHBA. Unë jam dakord me të dyja këto shqetësime. Përforcimi i aleancës globale demokratike, do t’u jepte mundësi kombeve anëtare që të rindërtojnë multilateralizmin, dhe jo t`a anashkalojnë atë. Ne kemi nevojë të bisedojmë me Kinën për ndryshimin e klimës dhe betejat e tjera globale, por le t`a bëjmë këtë nga pozita relativisht më të forta.

Lexo edhe:

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

Njëkohësisht, Evropa duhet të vazhdojë të jetë më e vetë-mjaftueshme, dhe të investojë më shumë për sigurinë e saj. Pasi një Evropë më e fortë, do të thotë një botë më e lirë. Tridhjetë vjet më parë demokracive të përparuara iu tha se ato do të shihnin “fundin e historisë”, dhe se përparimi i vazhdueshëm i lirisë ishte diçka e pashmangshme. Në fakt ndodh e kundërta:Liria është tërhequr, ndërsa Amerika është tërhequr nga roli i saj si udhëheqëse globale. Ne mund të mos shohim sërish një mundësi më të mirë për t’u shëruar nga sëmundja shkatërruese e Perëndimit:vetë-dyshimi demokratik. Ka ardhur koha të ndërtojmë një aleancë të demokracive. Shënim:Anders Fogh Rasmussen, ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s në vitet 2009-2014. Ai themeloi në vitin 2017 fondacionin “Aleanca e Demokracive”.

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025
AKTUALITET

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025
RAJONI

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025
SPORT

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025
AKTUALITET

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025
AKTUALITET

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025
Para

Arrestohet bosi shqiptar i drogës! Emri (Foto)

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com