• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasje aksidentale, policit i ra arma në tokë, Klodjani i doli para plumbit…

15:24 : 15/12/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryeministri Edi Rama e ka përcaktuar zyrtarisht dhe juridikisht akuzën ndaj policit të repartit Shqiponja Nevaldo Hadëraj, i cili vrau me armën e shtetit Klodjan Rashën. Për kreun e qeverisë “vrasja ishte aksidentale”… Këtë e përcaktoi në vendimin për ti lidhur një pension prej 61 mijë lekësh në muaj babait të Klodjanit. Jeta e humbur e 25-vjeçarit vlen 2000 lekë dita.

“Qeveria vendosi dhënien e trajtimit të veçantë familjes të të ndjerit Klodian Rasha, i cili, në datën 8.12.2020, humbi jetën aksidentalisht, si pasojë e veprimeve policore, në masën e tetëfishit të pensionit social. Trajtimi i veçantë familjar, financiar mujor, i paguhet kryefamiljarit z. Qazim Osman Rasha”, thuhet në vendimin e qeverisë.

Me këtë gjykim, vrasje aksidentale mund të quhet e tillë: “Polici po ecte rrugës i qetë dhe nxorri armën nga brezi për ta kontrolluar nëse e kishte vënë në siguresë apo jo. Ndërsa ecte, efektivi Nevaldo Hajdëraj u rrëzua dhe kreu shkrepje të pavullnetshme. Plumbit i doli “gabimisht” përpara Klodjan Rasha dhe aty gjeti vdekjen në mënyrë aksidentale”. Kjo mund të jetë përkufizimi i përafart i “vrasjes aksidentale”.

Pra sipas qeverisë sonë ishte një aksident dhe jo minimalisht “vrasje e kryer në kapërcim të kufirit të vetëmbrojes së detyruar”. Po kush është Rama për ta përcaktuar ngjarjen si aksidentale? Në fakt askush nuk duhet të ketë dyshim se si në këtë rast, ashtu edhe në shumë raste, ai është kryehetues, kryepolic, kryeekspert i balistikës, apo çdo krye tjetër…
Përtej vendimit për lidhjen e pensionit, aty fshihet edhe një akt i rëndë që detyrimisht do të ndikojë në vendimin e gjykatës në vijim. Kur kreu i qeverisë e cilëson vdekje aksidentale, atëherë edhe gjykata e frustruar, e trembur për shkak të vetingut do t’i bindet “kryehetuesit” Rama, që e përcakton si aksidentale.

Lexo edhe:

Tentoi të ikte me një makinë të vjedhur, arrestohet shqiptari në Greqi

Gara për kreun e SPAK/ Sotir Kllapi i shtohet listës së kandidatëve për të zëvendësuar Dumanin

Problem janë kamerat që kanë filmuar gjithçka në atë krim të rëndë ku Klodjan Rasha u vra rreth 100 metra larg portës së shtëpisë së tij vetëm se kishte thyer orën policore dhe nuk iu bind urdhrit për të ndaluar. U qëllua me dy plumba pas shpine, çka i shkaktuan vdekjen e menjëhershme. Nëse nuk do ishin ato kamera që kanë filmuar një pjesë të mirë të të gjithë ngjarjes tragjike, mund të krijohej çdolloj fabule.

Do të bëhej përgjegjës viktima, ashtu sikurse u tentua në komunikatën e parë të Policisë së Shtetit që e bëri fakt të kryer se viktima ishte i armatosur, më vonë e konsideruan e dyshohet se ishte i armatosur dhe më pas u justifikuan se arma që u gjet më shumë se 100 metra larg viktimës kishte rënë në ujë dhe nuk mund të zbulonin shenjat e gishtërinjve.

Një vrasje në mes të natës, por e filmuar në çdo kënd të saj arrihet deri aty sa të cilësohet si “aksidentale” nga krue i qeverisë dhe për të mbuluar një skandal të rëndë dhe mbi të gjitha ikjen e një jete njeriu futet dora në arkën e shtetit dhe i lidhet një pension babait të viktimës, me morivacionin e aksidentit. I riu nuk ra nga skela në ndërtim që të quhet aksidentale, as iu hodh përpara makinës së punonjësve të policisë që të quhet e tillë, por as i doli plumbit përpara…

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tentoi të ikte me një makinë të vjedhur, arrestohet shqiptari në Greqi

13:15 : 08/10/2025
AKTUALITET

Gara për kreun e SPAK/ Sotir Kllapi i shtohet listës së kandidatëve për të zëvendësuar Dumanin

13:10 : 08/10/2025
KRYESORE

A do të guxojnë gjyqtarët të marrin në dorë Reformën në Drejtësi?

12:55 : 08/10/2025
AKTUALITET

“Ndryshoi testamentin së fundi, ia la pasurinë shqiptarit”, detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Greqi

12:48 : 08/10/2025
AKTUALITET

Rriten çmimet e produkteve dhe shërbimeve, në shtator kushtuan 2.4% më shtrenjtë se 2024 

12:46 : 08/10/2025
AKTUALITET

‘Ik mos më na çaj k…’/ Si nisi sherri mes dy miqve që përfundoi me vrasje në Babrru 

12:29 : 08/10/2025
Para

Çështja Çinari, përfundon gjyqi në CAS/ Ja reagimi i Partizanit

TË GJITHA

Tentoi të ikte me një makinë të vjedhur, arrestohet shqiptari në Greqi

13:15 : 08/10/2025

Gara për kreun e SPAK/ Sotir Kllapi i shtohet listës së kandidatëve për të zëvendësuar Dumanin

13:10 : 08/10/2025

A do të guxojnë gjyqtarët të marrin në dorë Reformën në Drejtësi?

12:55 : 08/10/2025

“Ndryshoi testamentin së fundi, ia la pasurinë shqiptarit”, detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Greqi

12:48 : 08/10/2025

Rriten çmimet e produkteve dhe shërbimeve, në shtator kushtuan 2.4% më shtrenjtë se 2024 

12:46 : 08/10/2025

‘Ik mos më na çaj k…’/ Si nisi sherri mes dy miqve që përfundoi me vrasje në Babrru 

12:29 : 08/10/2025

Rama paguan vizitën e Adams/ Revoltë në Nju Jork: Asnjë kryebashkiak nuk duhet të pranojë dhuratë nga qeveritë e huaja

12:28 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com