• Kontakt
Monday, August 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ikën Londo, eksperimenti i pushtetit në Teatrin Eksperimental

21:15 : 15/12/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kundërshtimi ka një ndëshkim dhe lëpirja deri në jargavitje ka një shpërblim. Rasti më i fundit ku kryeministri Rama asgjë nuk e harron, është shkarkimi i Drejtorit të Teatrit Eksperimental Kiço Londo dhe emërimin në vendin e tij të regjisorit të gajasjes Altin Basha. Londo iku me brengë dhe me dhimbje duke lënë teatrin që e krijoi vetë.

Në këtë rast nuk ishte çështje aftësia, mungese vizioni apo vegjetim mbi një karrige posti, por qëndrimi që mbajti Londo për Tetarin Kombëtar. Ai u shpreh hapur kundër prishjes së tij dhe ishte një nga zërat që luftoi fort për të mbajtur në këmbë një godinë historike, por që iu shkërmoq nën këmbë nga fadromat e Bashkisë Tiranë dhe qeverisë në orët e para të mëngjesit të 17 majit të këtij viti.

Pasardhësi i Londos është Altin Basha, madje priti disi gjatë dhe mund të jetë i “zhgënjyer” se përse kokat e pushtetit u vonuan kaq shumë në emërimin e tij dhe hapjen e një gjoja konkursi…

“Nuk dua ta fsheh, ndihem i trishtuar. Ndjehem sikur më kanë larguar nga shtëpia ime. S’jam drejtor e skam qenë drejtor se nuk janë si unë. Ky teatër eshtë pjesë e bukur dhe vijë ndarëse” tha Kiço Londo në largim nga kjo detyrë. Këto fjalë i tha pikërisht para njerut që mezi priti të marrë atë post dhe që llogaritë i bëri me kohë. Partia të shpërblen dhe koha i erdhi…

Lexo edhe:

Kush janë kandidatët për drejtorë të Teatrit Eksperimental (Emrat)

Edhe drejtori i ri, Altin Basha, ka qenë i pranishëm në këtë ceremoni. Ai thotë se u bë pjesë e konkurrimit për postin e drejtorit të Teatrit Eksperimental që u hap nga ministria e Kulturës. “Eshtë pozicion që kam njëfarë eksperience. Kam menduar si mund të reformohet teatri shqiptar. Ky element është arsyeja që mora pjesë në konkurs” tha Basha.

E kamufluar pas një konkursi, emërimi i tij në fakt pritej dhe ishte çështje kohe kur ti servihej ky privilegj në formën e shpërblimit jo për atë që ka dhënë, por për atë që ka thënë. Basha ishte ndër regjisorët e parë që nën kamuflazhin e artistit u shpreh për prishjen e godinës së Tetarit Kombëtar dhe ngritjen e një godine të re. Në atë kohë u tha denduar se ishin një pjesë artistësh të joshur apo yshtur nga kryebashkiaku Veliaj që të dilnin pro shembjes së godinës histtorike të Tetarit Kombëtar.

Objekti u shemb, e bashkë me të jo vetëm arkitektura e vjetër e viteve 30’, por edhe ana shpirtërore e disa brezave të artistëve që në atë skenë kishin lënë jetën dhe i dhanë publikut me mijëra shfaqje.

Londo nuk ishte nga ata që me dëshirë hëngrën një karrem të servirur nga pushteti … E tha hapur se shkatërrimi i atij objekti do ishte krimi më i madh. Megjithatë dikush tjetër i bëri mirë llogaritë dhe Altin Basha që më së shumti njihet si regjisor i emisioneve satirike bëri “goditjen e jetës”, duke u shpërblyer me postin e drejtorit.

Kushdo që mendon se qeveria vetëm të shfrytëzon dhe nuk të shpërblen është mëse gabim, pasi në një formë apo në një tjetër të kthen benefitet që mund të jenë në projekte në shuma të konsiderueshme, ose poste publike. Këta janë njerëzit që sot Rilindja i nxjerr në ballë të parë, por më parë duhet të kenë dhënë prova se dinë mirë ti binden pushtetit.

Etiketa: eksperimenti i pushtetitIkën LondoTeatri Eksperimental

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kush janë kandidatët për drejtorë të Teatrit Eksperimental (Emrat)

17:04 : 11/01/2023
Para

Vritet efektivi i policisë me të bijën në Prizren

TË GJITHA

Çfarë ndodh tani pas udhëzimeve të Kushtetueses për krijimin e Kuvendit në Kosovë?

21:56 : 11/08/2025

Zjarr në Selitë të Tiranës, era përshpejton përhapjen e flakëve

21:49 : 11/08/2025

E rrahën dasmorët në dasmë/ Shpat Kasapi publikon foton: Jam si molla!

21:48 : 11/08/2025

Nico Williams ka një klauzolë të re, zbulohet shifra e caktuar në kontratë

21:42 : 11/08/2025

Presidenti iranian: Rindërtimi bërthamor pa bisedime me SHBA-në, i kotë

21:33 : 11/08/2025

Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e çelikut në SHBA, një i vdekur dhe dy të zhdukur

21:21 : 11/08/2025

Zjarre, protesta dhe tensione në Ballkan, Balkan Insight: Ndërpritet sinjali i News 24 në Shqipëri

21:10 : 11/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com