Almeda Abazi zbuloi pak kohë më parë se është shtatzënë për herë të dytë. Gjatë muajve të parë të kësaj shtatzënie, ish-missi shqiptar rrëfeu se ndihej shumë e pafuqishme dhe se i përzihej shumë.
Nisur nga këto simptoma, ndjekësit në rrjete sociale filluan të aludojnë se aktorja do të sjellë në jetë një vajzë.Në fakt, kjo rezultoi të ishte e vërtetë! Almeda dhe bashkëshorti i saj, aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman, do të bëhen prindër të një vajze.
Lajmin e ka ndarë vetë Abazi, e cila publikoi në llogarinë e saj në Instagram një video, ku të gjithë shfaqeshin duke darkuar në shtëpi, teksa Tolgahan kishte përpara një kuti.
Pasi e hapi, ai nxori një body dhe në këtë moment, çifti zbuloi gjininë e bebushit.
Ndërkohë, Tolgahan zbuloi nëpërmjet një postimi në Instastory se kjo ishte dhurata më e bukur që mund të merrte për ditëlindje, të cilën e feston më 17 dhjetor.
“Ky lajm u kthye në dhuratën më të bukur të ditëlindjes time. Teksa e gjithë familja ime u mblodh përreth një tavoline për ditëlindjen time, mora lajmin më të bukur që mund të merrja”, shkroi aktori krahas fotos së shkëputur nga videoja e publikuar nga partnerja e tij.