• Kontakt
Friday, September 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

15 mln euro borxh për emergjencën e COVID-19/ Meta dekreton ligjin, por ka një kritikë për Kuvendin

17:36 : 15/12/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar sot për shpallje një ligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin për reagimin ndaj emergjencës COVID-19 në Shqipëri”.

Në një deklaratë për mediat, Institucioni i Presidentit të Republikës thotë se dekreti për shpallje është realizuar brenda 24 orëve dhe shpreh keqardhjen që megjithëse i miratuar që më 3 dhjetor ky ligj i është dërguar nga Kuvendi vetëm ditën e djeshme.

Ndërkohë ai i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, që të bashkëveprojnë më ngushtë dhe pa vonesa në mënyrë që çdo mbështetje financiare e huaj të vihet në efektivitet sa më shpejt me qëllim përmirësimin e sistemit shëndetësor shqiptar, për të përballuar situatën e pandemisë COVID-19.

DEKLARATA E PLOTË

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, sapo ka administruar ligjin nr. 144/2020 “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin për reagimin ndaj emergjencës COVID-19 në Shqipëri”, ka realizuar brenda 24-orëve shqyrtimin dhe ka vendosur shpalljen dhe miratimin e këtij ligji.

Lexo edhe:

A do ta pranojë një mandat të dytë si President? Ja si përgjigjet Meta

Vendimi i Gj.Kushtetuese/ Meta: Nuk kam pasur asnjë lloj emocioni

Nga shqyrtimi i përmbajtjes së ligjit dhe marrëveshjes së nënshkruar, rezulton se:

Marrëveshja, e ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë është nënshkruar në tetor 2020 dhe parashikon marrjen nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim të një huaje në vlerën 15 milionë euro, që do të përdoret për Projektin për Reagimin ndaj Emergjencës COVID-19 në Shqipëri.

Projekti parashikon mbështetjen e sistemit shëndetësor për të reaguar ndaj infeksionit COVID-19 menjëherë dhe në periudhë afatmesme. Kjo marrëveshje synon parandalimin, zbulimin dhe reagimin ndaj rrezikut që paraqet përhapja e infeksionit COVID-19, si dhe fuqizimin e sistemeve kombëtare të gatishmërisë së shëndetit publik në vendin tonë.

Kjo mbështetje do të fokusohet në këto drejtime kryesore:

Së pari, parandalimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.

Së dyti, rritjen e kapaciteteve të sistemit shëndetësor për trajtimin e pacientëve me COVID-19 dhe sëmundje që lidhen me të.

Së treti, masat për distancimin fizik dhe komunikimin në distancë.

Ligji nr. 144/2020, është miratuar nga Kuvendi në datë 3 dhjetor 2020, ndërkohë që i është përcjellë Presidentit vetëm ditën e djeshme më datë 14 dhjetor 2020, me shkresën nr. 3130 prot., datë 14.12.2020.

Presidenti Meta, me keqardhje konstaton se në këtë periudhë ku çdo ditë është e vyer, Kuvendit i janë dashur 11 ditë ta përcjellë në Institucionin e Presidentit për shpallje këtë ligj pas miratimit.

Megjithatë, referuar qëllimit të kësaj marrëveshje dhe nevojës urgjente me të cilën po përballet vendi, Presidenti i Republikës menjëherë me administrimin e këtij ligji, pa asnjë vonesë ka realizuar shqyrtimin dhe ka vendosur Dekretimin me shpallje të tij.

Presidenti Meta nxit Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, që të bashkëveprojnë më ngushtë dhe pa vonesa në mënyrë që çdo mbështetje financiare e huaj të vihet në efektivitet sa më shpejt me qëllim përmirësimin e sistemit shëndetësor shqiptar, për të përballuar situatën e pandemisë COVID-19.

Etiketa: meta boldnew shsot domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

A do ta pranojë një mandat të dytë si President? Ja si përgjigjet Meta

18:36 : 18/02/2022
AKTUALITET

Vendimi i Gj.Kushtetuese/ Meta: Nuk kam pasur asnjë lloj emocioni

20:46 : 17/02/2022
AKTUALITET

Prishja e banesave/ Meta takon banorët e ‘5 Majit’: Do bëj gjithçka që zëri juaj të dëgjohet

18:21 : 09/02/2022
AKTUALITET

Skandali i 400 mln eurove të inceneratorëve/ Meta: Tregues që po na qeveris një grup kriminal

23:02 : 04/02/2022
AKTUALITET

Meta: Prisha planet e armiqëve të Shqipërisë prandaj duan të më shkarkojnë

22:03 : 04/02/2022
AKTUALITET

Ironia e Metës: Po gjykohem për metafora dhe epitete

21:43 : 04/02/2022
Para

McConnel njeh Biden si fitues të zgjedhjeve presidenciale

TË GJITHA

“Ç’më duhet mua se sulmohet nga Trump”/ Rama konfirmon darkën me Soros në Dhërmi: Është miku im!

08:54 : 05/09/2025

Këmbimi valutor 5 Shtator/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:41 : 05/09/2025

A do të shmangë ministrat që po hetohen nga SPAK? Rama komenton thashthemet për Qeverinë e re

08:30 : 05/09/2025

Shqiptarët 5 orë punë më shumë në javë se europianët/ Administrata, një nga sektorët ku punohet më pak

08:14 : 05/09/2025

Diell deri në mesditë, pasdite shfaqen vranësirat/ Si parashikohet moti për sot

08:07 : 05/09/2025

Sot shënohet 9-vjetori i shenjtërimit të Nënë Terezës

07:58 : 05/09/2025

Kërcet arma në Shkodër, ekzekutohet në mes të qytetit 34-vjeçari

23:33 : 04/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com