• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Paketa e ndihmës, Kongresi sërish në udhëkryq

16:45 : 11/12/2020
në BOTA

Të enjten përpjekjet për miratimin e një paketë ndihme prej 900 miliardë dollarësh, përgatitur nga një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë, dështuan. Udhëheqësi i shumicës në Senat Mitch McConnell bëri të ditur se senatorët republikanë nuk do të mbështesin një fond prej 160 miliardë dollarësh në adresë të shteteve apo qeverive në nivel lokal, nëse demokratët nuk pranojnë krijimin e një mburoje ligjore për kompanitë dhe organizatat e mëdha, ndaj proceseve gjyqësore lidhur me COVID-19.

Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve kanë bërë presion për të përfshirë 160 miliardë dollarë për qeveritë shtetërore dhe ato lokale për të ndihmuar ato të mbyllin hendeqet e krijuara tek të ardhurat si pasojë e ngadalësimit ekonomik për shkak të pandemisë.

Por stafi i zotit McConnell u tha negociatorëve të lartë të paketës së ndihmës se udhëheqësi republikan nuk sheh asnjë rrugë për marrëveshje.

Qëndrimi i ngurtë i zotit McConnell, i cili nuk duket se ka vota të mjaftueshme nga shumica republikane për një kompromis të gjerë, krijon një bllokim të ri lidhur me paketën prej mbi 900 miliardë dollarësh, pavarësisht përpjekjeve të një grupi ligjvënësish dypartiak për të arritur një kompromis.

Dhoma e Përfaqësuesve i ka ndërprerë punimet për disa ditë, por udhëheqësit e saj paralajmëruan se ishin të gatshëm të ktheheshin në Uashington për të votuar mbi marrëveshjet e fundvitit. Senati nga ana tjetër po planifikon një seancë të rrallë gjatë ditës së premte.

Lexo edhe:

Mbaron subvencionimi i qeverisë, transporti urban në krizë: Përgjysmojmë oraret

“80 mln e BE s’mjaftojnë”, Rama: Shqipërisë i duhen 460 mln € në vit për energjinë

Ndasitë mbi paketën e ndihmës, vijnë ndërsa Presidenti Donald Trump po këmbëngul për një raund tjetër çeqesh stimuluese prej 600 dollarësh për amerikanët, duke i dhënë negociatave një tjetër drejtim.

Dërgimi i pagesave të drejtpërdrejta për familjet amerikane nuk u përfshi në propozimin dypartiak, por është përqafuar nga disa nga kritikët më të ashpër të presidentit mes tyre ligjvënësja demokrate Alexandria Ocasio-Cortez dhe senatori Bernie Sanders. Ky i fundit prezantoi një ndryshim për t’i përfshirë çeqet së bashku me aleatin e zotit Trump, senatorin Josh Hawley.

Zoti Sanders tha se momenti i pashembull me të cilin përballej kombi për shkak të pandemisë dhe pasojat e tij ekonomike kërkojnë që Kongresi “të ndërmarrë veprime të pashembullta”./VOA/

Etiketa: Kongresi sërish në udhëkryqpaketa e ndihmes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mbaron subvencionimi i qeverisë, transporti urban në krizë: Përgjysmojmë oraret

09:05 : 07/11/2022
AKTUALITET

“80 mln e BE s’mjaftojnë”, Rama: Shqipërisë i duhen 460 mln € në vit për energjinë

17:21 : 27/10/2022
AKTUALITET

Kriza energjetike/BE “hap thesin”, von der Leyen: Shqipëria do të marrë 80 mln euro

17:02 : 27/10/2022
RAJONI

Qeveria e Maqedonisë së Veriut prezanton masat e reja kundër krizës

08:26 : 10/10/2022
AKTUALITET

VIDEO/ Premtimi për paketën e 3 të ndihmës, Rama: Nuk gënjeva unë, po gënjen LBPD&Co

10:40 : 11/06/2020
AKTUALITET

Paketa e ndihmës, PD i kërkon Qeverisë t´a rishikojë: T´i paguhet çdo qindarkë shqiptarëve

13:30 : 29/03/2020
Para

30-vjetori i themelimit të PD, Harper-Bashës: I bindur se do e çosh Shqipërinë në rrugën europiane

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 10 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 09/10/2025

Bushati: Vrasësi i gjyqtarit nuk është ai që u burgos, por janë Donald Lu dhe Vlahutin

22:56 : 09/10/2025

Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Mora një vendim aspak të lehtë, opozita e la sheshin e valles bosh

22:49 : 09/10/2025

“Lubonja: Ajo që bëri Begaj, çështje servilizmi! Të priste vendimin e Kushtetueses

22:37 : 09/10/2025

“Nuk kam folur kurrë me Berishën dhe s’do dalë me mua në fushatë”/ Binaj: Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:26 : 09/10/2025

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025

Jordan Daci: Në Tiranë nuk ka zgjedhje më 9 Nëntor, Begaj duhet të nxjerrë dekret të ri

22:03 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com