• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bosët e ndërtimit “përplasen” për tenderin 1.5 mln euro të ARRSH për rrugët e Beratit

15:22 : 11/12/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Nga BoldNews.al

Dy vendime të njëpasnjëshme dhe kontradiktore me njëri-tjetrin, të marra nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), për tenderin rreth 1.5 milionë euro për mirëmbajtjen e rrugëve të qarkut Berat, kanë vendosur në pozita përplasjeje ligjore e administrative dy prej kompanive që kanë fituar një numër të konsiderueshëm prokurimesh publike gjatë qeverisjes së majtë të Edi Ramës.

Kompania “2T” dhe “Salillari” ishin dy ndër ndër gjashtë operatorët ekonomikë që u përfshinë fillimisht në tenderin me dy faza “Mirëmbajtje rutinë me performancë rruga Berat – Çorovode + rruga Çorovode- Hambull + rruga Hambull – Rog”, me fond limit 168.938.495 lekë pa tvsh, të hapur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në 14 Korrik 2020.

Në përfundim të fazës së parë, tre kompani dolën jashtë garës, ndërkohë që vijuan procedurat “2T”, “Salillari” dhe “GPG Company”.

Lexo edhe:

Minatorët në protestë përpara parlamentit: Ne vritemi për bukë, deputetët marrin 4 000 €

Policia greke ndalon automjetin me 23 kg drogë nga Shqipëria, arrestohet 41-vjeçari

Në 12 Tetor, Autoriteti Rrugor Shqiptar, i drejtuar nga Ergys Verdho renditi kompaninë “2T” në krye të renditjes.

Pak ditë më pas, kompania “Salillari”, e renditur e dyta, i drejtohet me një ankesë institucionit prokurues.

Në fund të Tetorit 2020, Autoriteti Rrugor Shqiptar shpall një renditje të re, duke këmbyer vendet mes “2T” dhe “Salillarit”, në favor të kësaj të fundit.

Pas këtij vendimi, “2T” i drejtohet Komisionit të Prokurimit Publik (KPP).

“Përplasja” e bosëve
“Boldnews.al” ka konsultuar vendimin e Komisionit të Prokurimit Publik (KPP) të datës 9 Dhjetor 2020, në të cilin është rrëzuar vendimi i Autoritetit Rrugor Shqiptar për renditjen e “Salillarit” në krye të renditjes.

Në vendimin e KPP-së prezantohen në mënyrë kronologjike hapat e tenderit, cili është objekt i “përplasjes” dhe roli i dyfishtë i Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Institucioni i drejtuar nga Verdho, fillimisht i ka dhënë 100 pikë nga 100 të mundshme kompanisë “2T”, e cila kishte dhënë edhe ofertën më të ulët.

Por, një “ndërhyrje” me ankim e “Salillari”-t ka detyruar ARRSH-në që të rishohë procedurat e saj, duke i ulur 2T” rreth 30 pikë nga vlerësimi dhe, në këtë mënyrë, i hoqi primatin e tenderit.

“2T” ankimon vendimin në Komisionin e Prokurimit Publik. Ky i fundit, në mënyrë unanime, ka konstatuar se metodologjia e ndjekur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për të ulur pikët e kompanisë “2T” është e gabuar dhe asaj shoqërie i takojnë pikët maksimale.

Në këto kushte, Komisioni i Prokurimit Publik, pasi konstaton shkeljen nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar, i kërkon që të ndryshojë vendimin e saj në favor të “2T”.

Kush janë “bosët”?
Të dyja kompaninë e përfshirë në këtë “përplasje” janë gjerësisht të njohura për numrin e madh të kontratave publike, të fituara sidomos gjatë 7 viteve të qeverisjes së Edi Ramës.

Kompania “2T” është në pronësi 50-50 ndërmjet Dritan Troksi dhe Artan Sako. Ky i fundit është vëllai i Komandantit të Gardës së Republikës, Gramoz Sako, i emëruar që në momentin që kryeministri Edi Rama mori mandatin e tij të parë, në vjeshtën e vitit 2013.

Ka pasur raportime, të pakonfirmuara plotësisht, se kompania “2T” ka ndërtuar edhe një godinë në pronësi në familjarëve të Linda Ramës, bashkëshorte e kryeministrit Edi Rama, në një zonë pranë ish-Kinostudios, në Tiranë.

Megjithatë, këto pretendime publike, nuk janë shoqëruar me dokumenta provuese.

“Boldnews.al” kreu një verifikim në portalin “spendingdata”, mbi të dhënat e transaksioneve publike që ka përfituar kompania “2T”.

Sipas të dhënave, rezulton se “2T”, si operatore e vetme, ka përfituar në periudhën 2013-2020 fonde publike, në vlerën e rreth 2 miliardë lekëve të reja. Në këtë shifër nuk përfshihen kontratat që “2T” ka përfituar si bashkim operatorësh.

Referuar gjithnjë të dhënave të “spendingdata”, fondet publike të përfituara nga “2T” kanë ardhur në rritje nga periudha në periudhë.

Kështu, në vitin 2012-2013, “2T” ka fituar rreth 70 milionë lekë të reja publike. Në periudhën 2015-2018, “2T” ka përfituar 488 milionë lekë të reja.

“Bumi” ka ardhur në periudhën 2019-2020, ku shoqëria “2T” ka përfituar rreth 1.3 miliardë lekë të reja fonde publike.

Përballë saj, në tenderin për mirëmbajtjen e rrugëve të Beratit, gjendej “Salillari”, një prej grosistëve më të mëdhenj në ndërtimet publike.

Sipas të dhënave të “spendingdata”, kompania e drejtuar nga Pëllumb Salillari ka përfituar mbi 10 miliardë lekë të reja fonde publike, përgjatë periudhës 2013-2020.

Njëjtë me “2T”, edhe kontratat e “Salillarit” kanë ardhur gjithnjë e në rritje. Në periudhën 2012-213, “Salillari” ka përfituar kontrata publike në vlerë 950 milionë lekë të reja.

Një vit më pas, në 2014, kompania ka regjistruar kontrata publike me një fond prej 1.5 miliardë lekë të reja.

Në vitet 2015-2018, kompania “Salillari” bën kolpon më të mëdha, duke fituar fonde publike në vlerë totale rreth 6.3 miliardë lekë të reja.

Në periudhën 2019-2020, referuar gjithnjë “spendingdata.al”, kompania “Salillari” ka përfituar fonde publike në vlerë 2.1 miliardë lekë të reja.

Në këto shifra, të siguruara nga “Salillari”, përfshihen edhe fondet për ndërtimin e “Unazës së Re”, një vepër publike në zhvillim, pas një procedure të shumë-kontestuar.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Minatorët në protestë përpara parlamentit: Ne vritemi për bukë, deputetët marrin 4 000 €

11:05 : 09/10/2025
AKTUALITET

Policia greke ndalon automjetin me 23 kg drogë nga Shqipëria, arrestohet 41-vjeçari

10:55 : 09/10/2025
AKTUALITET

“Bën avokatin e një vrasësi”, Zhupa-Lamallarit: Turp të të vijë, jep dorëheqjen!

10:54 : 09/10/2025
AKTUALITET

“S’ka ndodhur kurrë të vritet një gjyqtar në sallën e gjyqit”, Bardhi: Të dorëhiqet Koçiu, gënjeu opinionin publik

10:48 : 09/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Lamallari: Fajin e ka Saliu!

10:45 : 09/10/2025
AKTUALITET

Berisha-Peleshit: Bëre apologji hipokrite, Enver Hoxhën e futët në agjendë me urdhër të Ramës

10:41 : 09/10/2025
Para

BE-ja planifikon të vendosë sanksione të reja ndaj Turqisë

TË GJITHA

Minatorët në protestë përpara parlamentit: Ne vritemi për bukë, deputetët marrin 4 000 €

11:05 : 09/10/2025

Policia greke ndalon automjetin me 23 kg drogë nga Shqipëria, arrestohet 41-vjeçari

10:55 : 09/10/2025

“Bën avokatin e një vrasësi”, Zhupa-Lamallarit: Turp të të vijë, jep dorëheqjen!

10:54 : 09/10/2025

“S’ka ndodhur kurrë të vritet një gjyqtar në sallën e gjyqit”, Bardhi: Të dorëhiqet Koçiu, gënjeu opinionin publik

10:48 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Lamallari: Fajin e ka Saliu!

10:45 : 09/10/2025

Berisha-Peleshit: Bëre apologji hipokrite, Enver Hoxhën e futët në agjendë me urdhër të Ramës

10:41 : 09/10/2025

Kuvendi “nderoi” Enver Hoxhën si Hero i Popullit, Peleshi: E përmendëm për ditëlindje

10:30 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com