• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Sondazh/ Covid-19, Ballkani Perëndimor “i pushtuar” nga teoritë e konspiracionit

17:07 : 10/12/2020
në RAJONI, SHENDETI

Mbi 75 për qind e njerëzve në vendet e Ballkanit Perëndimor besojnë në shumë ose disa nga teoritë e konspirative popullore rreth COVID-19, tregon sondazhi i fundit nga Grupi Këshillimor i Politikave Ballkani në Europë, BiEPAG.

Sondazhi, “Virusi i dyshimtë: Konspiracionet dhe COVID1-9 në Ballkan”, përqendrohet në besimet në gjashtë teori konspiracioni: virusi doli nga një laborator në Wuhan, domethënë se ai kishte ekzistuar shumë më herët nga sa dihej publikisht dhe se origjina e tij ishte fshehur nga Kina; qeveria kineze e krijoi koronavirusin në një laborator; ai po përhapet nga industria farmaceutike; qeveria amerikane e krijoi virusin si një armë biologjike; ai ka lidhje me teknologjinë 5G; dhe ai po përhapet për të lejuar që Bill Gates të kontrollojë popullatën përmes një vaksine.

BiEPAG shpjegoi se sondazhi u krye në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor në tetor 2020 dhe në të morën pjesë një kampion përfaqësuesish kombëtarë prej 1,000 të anketuarish të moshës mbi 18 vjeç. Sondazhi u realizua nëpërmjet intervistave telefonike dhe online.

Vendi në sondazh me përqindjen më të lartë të mbështetësve të teorive konspirative në Ballkanin Perëndimor është Shqipëria.

“Teoritë më të përhapura janë ato që ia atribuojnë përgjegjësinë Kinës, por edhe lidhja me Bill Gates konsiderohet të ketë shumë ose një farë të vërtete për këtë teori sipas mendimit të më shumë se 43 për qind të popullsisë”, tha sondazhi.

Lexo edhe:

Bie mbështetja për Trump/ Amerikanët frikësohen nga politikat e presidentit

Ja si do të votonin dy muaj më parë shqiptarët sipas sondazhit të McLaughlin

Sipas sondazhit, megjithëse studimet e teorive konspirative zakonisht sugjerojnë një lidhje të fortë me nivelet më të ulëta të arsimit, “nuk ka një model të tillë në Ballkanin Perëndimor”. Sondazhi thotë se sisa teori janë më shumë të përhapura tek të rinjtë dhe të mirëarsimuarit, disa të tjera te mosha e mesme dhe me arsim të mesëm, ndërkohë që disa teori të tjera janë më të përhapura te mosha e thyer dhe më pak të arsimuar.

“Në Kosovë, 47 për qind e popullsisë me arsim të mesëm besojnë se industria farmaceutike po përhap sëmundjen, krahasuar me vetëm 22.2 për qind të atyre që janë me arsim fillor. Kjo sugjeron që teoritë konspirative janë ngulitur thellë në të gjitha shtresat e shoqërisë”, thotë sondazhi.

“Si për habi, ata që janë dakord më shumë me teoritë konspirative thonë se ndeshen më rregullisht me lajme të rreme, megjithëse nuk ka një model të veçantë të konsumit të medias mes atyre që besojnë në teoritë konspirative”, shtoi ai.

Raporti zbulon një lloj “ndarje gjeopolitike” në zgjedhjen e teorive të konspiracionit që njerëzit besojnë ose jo.

“Të anketuarit nga Serbia ishin ata që besonin më pak se virusi ishte prodhuar në Kinë (35%) si dhe në teorinë e daljes së tij nga laboratori në Wuhan (39%)”, thotë sondazhi.

Ndonëse në Serbi shifrat janë relativisht të ulëta tek të anketuarit, ato gjithsesi na ndihmojnë të evidentojmë se hendeku mes besimit në teoritë konspirative me origjinë nga SHBA-ja dhe Kina është jashtëzakonisht i vogël, ndërkohë që në vendet e tjera ky hendek është shumë më i madh, ku teoritë e origjinës së virusit nga SHBA-ja tërheq më pak mbështetës”, shtoi ai.

Nivele më të ulëta të besimit në teoritë e konspiracionit që kanë lidhje me Kinën janë gjithashtu të pranishme në mesin e qytetarëve etnikë serbë në Mal të Zi dhe Kosovë.

Duke pasur parasysh daljen publike të mirënjohjes të presidentit serb Aleksandër Vuçiç për të shprehur mirënjohjen ndaj Kinës gjatë krizës së koronavirusit, duke i cilësuar vazhdimisht kinezët si “vëllezërit” dhe “shpëtimtarët” e Serbisë, nuk është për t’u habitur se të anketuarit serbë do të prireshin më shumë për të pasur një imazh pozitiv për Kinën në krahasim me grupet e tjera.

Sondazhi trajton gjithashtu një pasojë të mundshme të besimit në teoritë e konspiracionit – një refuzim i vaksinave. Ai thotë se gatishmëria e qytetarëve në Ballkanin Perëndimor për të marrë një vaksinë të mundshme është më e ulët sesa në vendet e tjera të Europës.

“Të ndarë sipas vendeve, në Ballkanin Perëndimor, shifrat më të larta janë në Malin e Zi, kur vetëm 44.8% iu përgjigjën “sigurisht që po” ose “ndoshta po” pyetjes për marrjen e vaksinës”, tha sondazhi duke shtuar se në vendet e tjera shumica e refuzon vaksinimin.

Grupi Këshillimor i Politikave Ballkani në Europë është një grup ekspertësh i themeluar në vitin 2013 nga Fondi Europian për Ballkanin dhe Qendra për Studime të Europës Juglindore të Universitetit të Grazit. /BIRN/

Etiketa: ballkansondazhiteori konspiracioni

Lajme të lidhura

BOTA

Bie mbështetja për Trump/ Amerikanët frikësohen nga politikat e presidentit

19:23 : 27/04/2025
AKTUALITET

Ja si do të votonin dy muaj më parë shqiptarët sipas sondazhit të McLaughlin

22:34 : 21/04/2025
AKTUALITET

Premtimet e mbajtura të një fushate

12:58 : 31/03/2025
AKTUALITET

Fidan dhe Rubio diskutojnë çështjet globale dhe rajonale, përfshirë stabilitetin në BeH dhe Ballkan

11:23 : 26/03/2025
AKTUALITET

Anketa: 91% e qytetarëve mendojnë se “korrupsioni” është problem madhor në Shqipëri

11:59 : 25/03/2025
AKTUALITET

Pllenkoviq: BE-ja duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje mungesës së stabilitetit në Ballkan

18:09 : 20/03/2025
Para
Vëllezërit e vrarë

Vrasja e dy vëllezërve në Maliq/ Apeli i fortë i nënës së viktimave: Shteti të zbardh ngjarjen

TË GJITHA

Xabi Alonso njoftoi largimin, Leverkusen i bën gati stolin ish-legjendës së Spanjës

16:52 : 09/05/2025

Nga Kongresi i Lushnjes te Sulltani i Bruneit

16:46 : 09/05/2025

Nën masa të rrepta sigurie, mbërrijnë në Durrës materialet zgjedhore

16:40 : 09/05/2025

Prokuroria kërkon tre burgime të përjetshëm për vrasësin e grave, Dan Hutra

16:37 : 09/05/2025

Krisje mes Trump dhe Netanyahut? Sekretari amerikan i Mbrojtjes anulon udhëtimin në Izrael

16:32 : 09/05/2025

Zyrtare/ Kombëtarja U-21 luan dy ndeshje miqësore në qershor, zbulohen rivalët

16:21 : 09/05/2025

“Luftë” në dy fronte për Interin, skuadra e Inzaghit nuk dorëzohet për titullin e Serie A

16:03 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com