• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“S’bie rrufeja në h…”, Kuvendi do restaurojë dy godinat për vetëm disa plasaritje (Fotot)

14:00 : 09/12/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga BoldNews.al

Kuvendi i Shqipërisë do të restaurojë dy godinat, sallën e seancës plenare dhe kryesinë, pasi ka “gjetur” disa plasaritje. Përgjatë 1 viti, Instituti i Ndërtimit, ka bërë disa ekspertime në dy objektet dhe ka konstatuar se disa mure ndarës janë çarë, ndërsa ka rekomanduar se duhen rregulluar.

“Bold News” ka siguruar dokumentet e një tenderi që ka kryer Kuvendi i Shqipërisë, me një vlerë rreth 70 mijë euro. Objekti i procedurës është “projektim për riaftësimin e dy godinave të Kuvendit”, ndërsa aktualisht është shpallur edhe fituesi që është kompania “AVE CONSULTING”.

Gjatë këtij viti, ku qindra mijëra shqiptare janë ende në qiell të hapur, Kuvendi, i cili duhet të miratojë ligje për strehimin e tyre, është kujdesur për godinat ku qëndrojnë vetëm pak orë në muaj “baballarët e kombit”. Janë bërë disa analiza, fotografi, madje edhe video për disa plasaritje në të dyja godinat. Dhe, kaq ka mjaftuar që Kuvendi të “alarmohet” për sigurinë e deputetëve dhe kabinetit qeveritar. Frika e një tjetër tërmeti ka detyruar që të bëjnë tenderin, fillimisht për projektimin e ndërhyrjes dhe më pas ndërhyrjen totale. Pra, Kuvendi pritet të shpallë një tjetër tender me vlerë disa milionë euro për të ndërhyrë në këto godina, për të cilat ekspertët e Institutit të Ndërtimit vetëm kanë rekomanduar se duan disa ndërhyrje riparuese.

Lexo edhe:

SPAK kontrolle te “Klajdi Resort”, i sekuestrohet telefoni pronarit Orman Kokoshi

Zyrtare/ Sherif Kallaku rikthehet në Superiore, firmos me Vllazninë

Megjithatë, përpos mallkimeve të përditshme të shqiptarëve, duket se me kaq dëmtime “nuk bie rrufeja në h…”. Në fakt, disa kohë më parë, Kuvendi ka bërë tender edhe për rrufepritës, nga frika e një rrufeje që mund të binte në godinat ku qëndrojnë deputetët, ministrat apo edhe kryeministri nga Surreli.

Në dokumentet e tenderit janë analizuar edhe dëmtimet në të dyja godinat. Ndryshe nga vonesat në strehimin e njerëzve të thjeshtë, apo edhe analizimin e pallateve të dëmtuara nga tërmeti, për godinën e Kuvendit gjërat janë bërë shumë më serioze. Sipas këtyre dokumenteve, objekti ku ndodhet selia e kuvendit të Shqipërisë është projektuar në vitin 1955 dhe ndërtimi i saj ka përfunduar rreth vitit 1961. Gjithashtu edhe Salla e Seancës Plenare është një ndërtesë e projektuar në vitin 1955.

“Duke qenë se kemi të bëjmë me një objekt të rëndësisë së veçantë ai duhet të kontrollohet për dy nivele performance: dëmtime të lehta dhe dëmtime të konsiderueshme, ruajtje të jetës”, thuhet në dokumente.

Sipas tyre, në përgjithësi në strukturë nuk ka ndërhyrje që kanë cënuar kapacitetin mbajtës. “Gjendja e godinës paraqitet e mirë, pa dëmtime të mëdha”, thotë vetë Kuvendi, duke ngritur disa pikëpyetje përse po shpenzohen kaq shumë para për një godinë e mirë. Por, le të analizojmë më tej pretendimet e Kuvendit. Sipas tyre, nga tërmeti u vërejtën dy lloje dëmtimesh; Plasaritje në muret strukturore, kryesisht në pjesën e jashtme të godinës, si dhe plasaritje të lehta në disa kollona dhe trare.

Gjithashtu ka edhe plasaritje në muret ndarës të objektit, siç kanë shumica e banorëve të Tiranës, Durrësit, Shiakut, Kavajës, Thumanës, Mamurrasit, e deri në Lezhë. Fituesi duhet edhe të evidentojë sa para’ duhen për ta rregulluar totalisht. Pra, shqiptarë, do të paguani miliona euro për sigurinë e “baballarëve të kombit”. Për 40 ditë, do të kemi një projekt të ri për Kuvendin, me qëllim që këta aktualët, por edhe ata pas 25 qershorit të jenë të sigurt!

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK kontrolle te “Klajdi Resort”, i sekuestrohet telefoni pronarit Orman Kokoshi

19:21 : 08/08/2025
SPORT

Zyrtare/ Sherif Kallaku rikthehet në Superiore, firmos me Vllazninë

19:21 : 08/08/2025
BOTA

VIDEO/ Hajdutët shkatërrojnë gjithçka për të vjedhur kukullat “Labubu”

18:59 : 08/08/2025
SPORT

Vetëm 16 vjeç, mesfushori shqiptar bën debutimin e tij në SHBA

18:49 : 08/08/2025
AKTUALITET

Kosovë/ Kushtetuesja: Kreu i Kuvendit zgjidhet me votim të hapur, kandidati të votohet deri në 3 herë

18:49 : 08/08/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Jetonte në vilë luksoze dhe me eskortë, kapet në Spanjë Juxhin Drazhi. Tentoi arratisjen

18:31 : 08/08/2025
Para

Ish-drejtuesi i Policisë: Efektivi që qëlloi 25-vjeçarin duhet të përballet me akuzën e “vrasjes me dashje”

TË GJITHA

SPAK kontrolle te “Klajdi Resort”, i sekuestrohet telefoni pronarit Orman Kokoshi

19:21 : 08/08/2025

Zyrtare/ Sherif Kallaku rikthehet në Superiore, firmos me Vllazninë

19:21 : 08/08/2025

VIDEO/ Hajdutët shkatërrojnë gjithçka për të vjedhur kukullat “Labubu”

18:59 : 08/08/2025

Vetëm 16 vjeç, mesfushori shqiptar bën debutimin e tij në SHBA

18:49 : 08/08/2025

Kosovë/ Kushtetuesja: Kreu i Kuvendit zgjidhet me votim të hapur, kandidati të votohet deri në 3 herë

18:49 : 08/08/2025

VIDEO/ Jetonte në vilë luksoze dhe me eskortë, kapet në Spanjë Juxhin Drazhi. Tentoi arratisjen

18:31 : 08/08/2025

Zyrtare/ Kontratë 5 vjeçare, Armando Broja firmos te Burnley

18:24 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com