• Kontakt
Friday, October 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ekspertët e shëndetësisë u kërkojnë amerikanëve të vazhdojnë të mbrohen nga koronavirusi

21:19 : 06/12/2020
në BOTA

Zyrtarët e lartë të shëndetësisë u thanë amerikanëve të dielën se duhet të vazhdojnë të qëndrojnë të vendosur për të mbrojtur veten nga koronavirusi edhe pse vaksinat e para ka të ngjarë të jenë të disponueshme më vonë këtë muaj.

“Ne kemi nevojë që njerëzit të vazhdojnë angazhimin e tyre. Ju lutemi vini maskën dhe shmangni turmat e njerëzve në bare, restorante dhe ambjente të mbyllura”, tha Sekretari i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore Alex Azar për emisionin “E diela në Fox News”.

Pak njerëz mbanin maska të shtunën në mbrëmje në një tubim me mijëra pjesëmarrës në Xhorxhia të organizuar nga Presidenti Donald Trump në përpjekjen e tij me pak shanse për të përmbysur humbjen në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Por zoti Azar tha se, “këshilla mbetet e njëjtë”, për të shmangur ambjente të tilla të mbushura me njerëz dhe për të marrë masa paraprake.

Ka “ditë të ndritura përpara”, tha zoti Azar, ndërsa rregullatorët shëndetësorë amerikanë do të vendosin të enjten nëse do të autorizojnë përdorimin emergjent të një vaksine të koronavirusit të prodhuar nga ekipi i kompanive farmaceutike Pfizer-BioNTech, dhe një javë më vonë, për një tjetër vaksinë të prodhuar nga kompania Moderna.

Lexo edhe:

Donald Trump pezullon të gjitha negociatat tregtare me Kanadanë

Shqiptarët më të varfërit në Europë, 55% e popullsisë kanë vështirësi të mbyllin muajin

Sekratari Azar tha se nëse një grup ekspertësh në Administratën e Ushqimit dhe Ilaçeve miraton vaksinën e kompanisë Pfizer, “punonjësit shëndetësorë mund të vaksinojnë brenda disa orësh” pacientët.

Autoritetet amerikane kanë vendosur që punonjësit mjekësorë dhe të urgjencës, si dhe punonjësit dhe banorët në azilet e pleqve kanë rrezikun më të lartë të prekjes nga virusi dhe do të jenë të parët që do të vaksinohen. Zoti Azar tha se 30 deri 40 milionë doza të vaksinës do të jenë në dispozicion deri në fund të vitit, me miliona doza të tjera që do të prodhohen në gjysmën e parë të vitit 2021.

Presidenti i zgjedhur Joe Biden ka thënë se ekipi i tij i tranzicionit nuk ka parë “asnjë plan të detajuar” për shpërndarjen e vaksinave. Por sekretari Azar tha, “Ju kërkoj ndjesë, por kjo është thjesht marrëzi. Kjo është duke u menaxhuar në detaje” nga administrata në largim e zotit Trump.

Në një sondazh kombëtar, rreth katër në 10 amerikanë thonë se do të refuzonin të marrin vaksinën, ose sepse janë të rezervuar ndaj vaksinimeve në përgjithësi ose në veçanti ndaj asaj të koronavirusit.

Por sekretari Azar tha se “përvojat pozitive” të njerëzve që vaksinohen “do të shtyjnë më shumë njerëz” për të marrë dy dozat e nevojshme për t’u vaksinuar.

Presidenti i zgjedhur Biden tha javën e kaluar se kur të inaugurohet më 20 janar, ai do të kërkojë që amerikanët të mbajnë maskën për 100 ditë në përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit që shkakton sëmundjen e COVID-19.

Dr. Moncef Slaoui, këshilltari kryesor shkencor për programin “Operation Warp Speed” në administratën Trump, i tha rrjetit CNN se plani i zotit Biden është një “ide e mirë”.

“Nuk është kurrë vonë, tha zoti Slaoui.” Kjo pandemi po shkatërron vendin. Ne gjithmonë duhet të marrim masa paraprake”.

“Ky virus është vrasës”, tha ai. “Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe vigjilentë.”

Sipas shifrave të fundit nga Universiteti Johns Hopkins, më shumë se 281,000 amerikanë kanë vdekur për shkak të COVID-19, më shumë se në çdo vend tjetër, ndërsa 14.6 milionë të tjerë janë të infektuar.

230 mijë raste të tjera u raportuan në Shtetet e Bashkuara të premten dhe më shumë se 100,000 njerëz tani janë të shtruar në spitale të infektuar me virus. Ekspertët e shëndetësisë po parashikojnë që dhjetëra mijëra amerikanë të tjerë do të vdesin nga COVID-19 para se pandemia të mund të vihet nën kontroll.

Lajme të lidhura

BOTA

Donald Trump pezullon të gjitha negociatat tregtare me Kanadanë

08:32 : 24/10/2025
AKTUALITET

Shqiptarët më të varfërit në Europë, 55% e popullsisë kanë vështirësi të mbyllin muajin

08:24 : 24/10/2025
AKTUALITET

Makina del nga rruga dhe përplaset me një shtyllë elektrike, ndërron jetë 32-vjeçari në Krujë

08:14 : 24/10/2025
AKTUALITET

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:11 : 24/10/2025
AKTUALITET

Vranësira, por priten edhe reshje shiu! Parashikimi i motit për sot dhe sa do të jenë temperaturat

07:58 : 24/10/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, 24 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 23/10/2025
Para

Rozana Radi infektohet me koronavirus (Foto)

TË GJITHA

Donald Trump pezullon të gjitha negociatat tregtare me Kanadanë

08:32 : 24/10/2025

Shqiptarët më të varfërit në Europë, 55% e popullsisë kanë vështirësi të mbyllin muajin

08:24 : 24/10/2025

Makina del nga rruga dhe përplaset me një shtyllë elektrike, ndërron jetë 32-vjeçari në Krujë

08:14 : 24/10/2025

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

08:11 : 24/10/2025

Vranësira, por priten edhe reshje shiu! Parashikimi i motit për sot dhe sa do të jenë temperaturat

07:58 : 24/10/2025

Horoskopi, 24 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 23/10/2025

Bushati: Raporti i ODIHR tregon vetëm majën e ajsbergut, nuk pati ndarje të partisë nga shteti

22:52 : 23/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com