Mbrëmjen e djeshme në “Shiko Kush LUAN” ishte i ftuar DJ Sardi. Ai u gjend para një feste beqarie në të cilën vajzat e trupës së baletit të Top Channel i kërcenin në krah e Sardi kishte për detyrë t’u përgjigjej pyetjeve të moderuara nga kapiteni i skuadrës së kuqe Flori.
Sardi nëpërmjet kësaj interviste na hoqi dyshimet duke na treguar se në të vërtetë ai nuk është celebruar ende,por dhe kur kjo të ndodh dasma do të bëhet në fshehtësi duke ftuar vetëm rrethin më të ngushtë të tij.
Kur u pyet se përse zgjodhi vajzën sy jeshile, e cila nuk është e famshme për publikun shqiptar ai u përgjigj kështu: “Ishte e duhura”.
Sardi tregoi emrin e vajzës që i ka marrë zemrën, e cila quhet Jonisa.