• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si do të futet opozita në zgjedhje? Ja çfarë thotë Basha

18:14 : 05/12/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i PD, Lulzim Basha ka lënë të hapur mundësinë e mënyrës se si do të hyjë opozita në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

I ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ në Neës24 Basha ka theksuar se objektivi që ka sot opozita shkon përtej sinoreve të partive opozitare, prandaj ajo është e bashkuar në çdo aspekt, përfshirë edhe taktikat se si do të hyjë në zgjedhje.

Ai shton se PD nuk është vonë me përzgjedhjen e kandidatëve apo me fushatën, madje konstaton se opozita është muaj përpara PS sa i përket kësaj të fundit në terren.

PJESË NGA INTERVISTA

Nisida Tufa: A është vonë Partia Demokratike zoti Basha, pasi keni ..

Lexo edhe:

‘Foltorja’/ Basha i prerë: Askush nuk i përdor dot demokratët ‘mish për top’

Basha: Ndryshimet kushtetuese domosdoshmëri për Shqipërinë (Video)

Lulzim Basha: Është e para që ka nisur procesin. Është e para që ka bërë një proces me të vërtetë gjithëpërfshirës të evidentimit të kandidaturave dhe pa asnjë diskutim është e vetmja forcë politike, sigurisht në bashkëpunim edhe me aleatët tanë  të opozitës  që ka avancuar jo thjesht me hartimin e programit, por dhe me shpalljen e planit tonë për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza, për të sjellë ndryshimin që pret çdo shqiptar.

Nisida Tufa: Ka shumë diskutime dhe një pyetje që në fakt nuk po merr përgjigje nga opozita. Si do të shkojë opozita në zgjedhje. Përgjigja e deritanishme është do të maksimalizohen votat, do të merrni përgjigjen në kohën e duhur, kanë mbetur vetëm teknikalitetet, por në fakt si do të shkojë opozita në zgjedhje, me koalicione?

Lulzim Basha: Nuk Ka asnjë diskutim që opozita është e bashkuar dhe do të vijojë që të jetë e bashkuar  me atë që duket  një ortek i zemërimit qytetar  për të sjellë me çdo kusht ndryshimin. Shqipëria nuk mund të vazhdojë më as 4 muaj me dështimet dhe me premtimet e pambajtura të Edi Ramës që janë shkaku i vërtetë i krizës ekonomike, i varfërisë dhe i papunësisë.

Nisida Tufa: Zoti Basha si po funksionon koalicioni në Lëvizjen Socialiste për Integrim ? A po punoni për një program të përbashkët  të qeverisjes? Padyshim që të dyja forcat politike  dhe të gjithë aleatët tanë  po punojnë prej kohësh siç ju thashë për ofertën tonë qeverisje,

Nisida Tufa: Po kur do ta publikoni?

Lulzim Basha: Pjesë të këtij programi ka kohë që  Partia Demokratike I ka diskutuar me grupet e interesit, në veçanti aspektin ekonomik  të programit, taksën e sheshtë, subvencionet  për fermerët, planin tonë për arsimin. Në kushtet e pandemisë kemi shpalosur  dhe disa aspekte të planit tonë  për shëndetësinë dhe ky dialog, ky diskurs me qytetarët do të vazhdojë  pa reshtur me qëllim kryesor  ofrimin e një alternative  të zbatueshme që do të  jetë dhe baza e qeverisjes së nesërme. Një qeverisje për njerëzit dhe jo për veten që është dhe kontrasti me i madh, është ndryshimi themelor me qeverisjen aktuale e cila dhe në ditët e saj të fundit vazhdon t’i shërbejë vetes së saj me një kosto të madhe për jetën dhe shëndetin e njerëzve në kushtet e pandemisë dhe të krizës që ajo ka shkaktuar.

Nisida Tufa: insistoj t’ju pyes ne raport me Lëvizjen Socialiste për Integrim apo, a po punoni për një taktikë të përbashkët elektorale?

Lulzim Basha: Opozita është e bashkuar ne çdo aspekt, në aspektin e strategjisë, të programit, të taktikave.

Nisida Tufa: Po ku konsiston?

Lulzim Basha: Ju dëshironi që unë t’ju jap sot se ku është strategjia dhe taktika opozitare?

Nisida Tufa: Po pse jo, pse jo?

Lulzim Basha: Shiko, mund të them vetëm këtë. Ajo që na bashkon është objektivi dhe është një objektiv që shkon përtej sinoreve të partive opozitare. Është një objektiv që bashkon shumicën dërrmuese të shqiptarëve, nevoja për ndryshim. Largimi i një qeverisje të dështuar, largimi i një kryeministri që nuk mbajti asnjë premtim në këto 7 vite dhe dhënia e Shqipërisë dhe shqiptarëve e një shansi për ndryshim përmes një qeverie e cila në fokus ka njeriun, problemet, vuajtjet dhe zgjidhjet e probleme për të gjitha kategoritë e qytetarëve dhe jo një grusht interesash ku është reduktuar qeverisja aktuale, jo vetëm e këtyre muajve aktuale por edhe gjatë këtyre viteve, i ka shërbyer dhe i shërben vetëm një grushti njerëzish, ndërkohë që shumica dërrmuese e shqiptarëve, ndihen të përjashtuar, të diskriminuar, të dëmtuar dhe të dënuar nga masat e kësaj qeverie.

Gazetarja: Me një apo me dy lista në zgjedhje z. Basha?

Lulzim Basha: Të gjitha vendimet që do të merren do të jenë në funksion të këtij detyrimi madhor që kemi ndaj shqiptarëve për të bërë të mundur përkthimin e kësaj ndjesie popullore, e kësaj, e këtij nguti, këtij nxitimi i njerëzve për ndryshim në një ndryshim sa më të thellë dhe domethënës. Domethënës do të thotë jo thjesht rrotacion por një qeverisje që të garantuar me sytë, veshët, mendjen nga qytetarët, me plane të gatshme për tu zbatuar që ditën e parë, që ditën tonë të parë në qeverisje

Nisida Tufa: Zonja Kryemadhi është shprehur disa herë që do të shkohet me një. Ndonjëherë të krijohet ideja sikur po bëhet fushatë ndarazi edhe pse partitë janë të ndryshme por dhe opozita e bashkuar është një

Lulzim Basha: Mozaiku i oferta dhe zgjidhjeve tregon pasuri të opozitës dhe është një nga le të themi kriteret kryesore. Sepse ndryshimi do të jetë i shpejtë edhe i thellë dhe jo thjeshtë një ndryshim karrigesh. Për shqiptarët nuk ka nevojë që të ndërrojnë karriget X apo Y por kanë nevojë për një ndryshim të thellë që do të thotë para të gjithash dhe mbi të gjitha një ndryshim i politikave që kanë të bëjnë me hallet kryesore të njerëzve, punësimi, kushtet e varfërisë dhe marrjen në dorë të situatës aktuale për të luftuar krizën dhe pandeminë, për të cilën ne kemi shpalosur një plan të konsoliduar prej marsit edhe deri në plan prej 5 pikash të shpallur në 29 Shtator.

Nisida Tufa: Ju thoni se Opozita është e bashkuar por konkretisht duke iu pyetur për LSI si po funksion koalicioni dhe çfarë keni folur konkretisht me zonjën Kryemadhi së fundmi.

Lulzim Basha: Funksionimi është shumë i mirë dhe komunikimi është i përditshëm dhe shumë efektiv me të gjithë aleatët tanë me LSI dhe të gjitha forcat e tjera politike opozitare dhe me çdo faktor tjetër opozitar.

Nisida Tufa: Mazhoranca ka nisur procesin në terren zoti Basha tashmë me krerët e fushatës. Ju kur do i nxirrni me drejtuesit nëpër qarqe?

Lulzim Basha: Ne jemi në terren çdo ditë, ne kemi muaj përpara se…

Nisida Tufa: Edhe LSI i ka zgjidhur

Lulzim Basha: Ne jemi muaj në terren përpara se PS apo Edi Rama të kujtohet për fasadën e fushatës. Nuk ka fushatë. Ka një përpjekje për të ringjallur mekanizmat ekstra politike të shit-blerjes së votës të aleancës me njerëzit me një grusht njerëzish që ju kanë pirë gjakun shqiptarëve këto vite por s’ka asnjë ofertë konkrete, ka vetëm një fushatë të propagandës, baltosjes dhe shpifjes dhe sulme ndaj opozitës, një përpjekje ndaj për të frikësuar qytetarët që tregon mjerimin e ku e ka sjellur forcën e tij politike Edi Rama dhe është parathënie e një rënie edhe e një dështimi spektakolar në përballjen me verdiktin popullor më 25 prill.

Nisida Tafa: E përmendni shpesh popullin që jeni në shërbim të tij pa asnjë diskutim, por nga ana tjetër shqiptarët zoti Basha kanë të drejtë të dinë 4 muaj para zgjedhjeve jo vetëm secili është kandidati për kryeminstër por edhe ekipin e tij konkretisht.

Lulzim Basha: Pa diskutim edhe unë mendoj që shumë prej figurave politike që partia demokratike i ka vënë në dispozicion betejave tona në luftën kundër korrupsionit në ofertën tonë ekonomike në programin tonë shëndetësor, në propozimet tona për të sjell rendin dhe sigurinë janë njerëz më dinjitet, janë njerëz me integritet janë të pranishëm për ditë në forumet mediatike dhe publike të kontaktit me njerëzit. Janë njerëz që as nuk mund  të krahasohen me formim me edukim, në ndershmëri, në përkushtim me shërbëtorët e ditëve të fundit të Edi Ramës dhe është një ekip që do ti shërbejë me përkushtim dhe efikasitet zbatimit të programit tonë për një ekonomi e cila t’ju përgjigjet nevojës së njerëzve për vende pune dhe që t’i çliroj ata nga makthi i dështimeve të 7 viteve premtime të pambajtura të Edi Ramës

Nisida Tufa: Ju për gjatë gjithë kohës jeni përballur edhe me pakënaqësinë e parlamentit aktual përsa i takon deputetëve listës që është bërë aso kohe nga  Partia Demokratike, sa ka shërbyer kjo për të reflektuar ju zoti Basha, për listën Basha le të themi për zgjedhjet e 25 prillit?

Lulzim Basha: Shikoni procesin, partia e parë në Ballkan që harton një proces.

Nisida Tufa: Kur do të bëhet publike lista?

Lulzim Basha: T’ua kthej përgjigjen e parë?

Nisida Tufa: Ok!

Lulzim Basha: Se për përgjigjen e dytë sigurisht do të ketë një vendim marrje sipas statutit me këshillin kombëtar dhe me kryesisë.

Nisida Tufa: Para afatit të kodit apo sipas kodit?

Lulzim Basha: Po sigurisht do të jetë para afatit të kodit se pse do të jetë pas afatit të kodit kur ne e kemi nisur procesin që në qershor. Pra  përgjigja për pyetjen e parë është në vetë procesin të cilin e keni mbuluar ju të cilin dhe kritikë të njohuritë Partisë Demokratike janë detyruar ta pranojnë me objektivitet si një proces model i cili paralajmëron një qasje të re dhe një mendësi të re politike të Partisë Demokratike edhe nesër në qeverisje.

Etiketa: basha boldnews hsot domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Foltorja’/ Basha i prerë: Askush nuk i përdor dot demokratët ‘mish për top’

17:23 : 25/10/2021
AKTUALITET

Basha: Ndryshimet kushtetuese domosdoshmëri për Shqipërinë (Video)

17:16 : 24/10/2021
Foto - PD
AKTUALITET

Raporti final i OSBE/ODHIR, Basha publikon video: Të ndëshkohen autorët e masakrës zgjedhore

18:42 : 28/07/2021
AKTUALITET

Basha: Zotohem solemnisht të rindërtoj Teatrin Kombëtar siç ishte

16:04 : 09/04/2021
AKTUALITET

Basha pritet me entuziazëm në Elbasan

18:50 : 07/04/2021
AKTUALITET

Zgjedhjet e 25 prillit/ Basha mbledh drejtuesit e qarqeve

17:48 : 28/02/2021
Para

Video/ Juventus-Torino, shënohet goli i parë i derbit

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com