• Kontakt
Sunday, October 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Një fillim i ri në marrëdhëniet ndër-atlantike?

19:35 : 02/12/2020
në AKTUALITET, BOTA

Bashkimi Evropian po përpiqet ta shfrytëzojë ardhjen së shpejti të administratës Biden si moment kyç për një fillim të ri në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara pas katër vjet tensionesh nën Presidentin Donald Trump.

Me një seri nismash, blloku prej 27 vendesh po përpiqet të rindezë frymën e bashkëpunimit trans-Atlantik që i ka dhënë drejtim prej një kohe të gjatë diplomacisë globale. Por BE-ja pranon gjithashtu se marrëdhëniet e ardhshme do të duhet të përshtaten me një botë shumë-polare ku Kina po bëhet një aktore gjithnjë e më e madhe.

“Është koha për t’u rilidhur,” tha të mërkurën Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

BE-ja duket e kënaqur që po lë pas vitet e Presidentit Trump, i cili i kritikonte aleatët evropianë se përfitonin nga ombrella amerikane e mbrojtjes dhe e sigurisë, ndërsa nxirrnin avantazhe ekonomik përmes subvencioneve dhe taktikave të tjera tregtare.

“Le të shohim përpara, jo prapa. Le të rinovojmë marrëdhënien tonë,” tha shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell. Të dyja palët përballen me sfida të mëdha, duke përfshirë mposhtjen e pandemisë së koronavirusit dhe frenimin e ndryshimeve të klimës.

Lexo edhe:

Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, gjendet një person i pajetë brenda një makine/EMRI

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

Gjatë katër viteve të kaluara, Kina dhe Rusia kanë dalë në plan të parë, duke krijuar një botë shumë-polare, në të cilën BE-ja po kërkon partnerin më të fortë të mundshëm.

Partnerët e BE-së po kërkojnë një ndryshim nga kredoja e Presidentit Trump për t’i bërë punët vetëm. Ata shpresojnë kalimin përsëri në një qasje shumëpalëshe për t’i trajtuar më mirë krizat globale.

“Është një mundësi që na vjen një herë në gjeneratë,” thuhet në një dokument strategjik të publikuar nga zoti Borrell të mërkurën. Për të forcuar këtë bashkëpunim, BE-ja e ka ftuar zotin Biden të vizitojë Brukselin në rastin më të parë vitin e ardhshëm. Përtej vetë BE-së, Gjermania dhe Franca janë treguar gjithashtu mirëpritëse ndaj presidentit të zgjedhur të SHBA.

Përsa i përket pandemisë së koronavirusit, BE-ja po bën thirrje që Shtetet e Bashkuara të kthehen në mbështetje të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të cilën zoti Trump e braktisi në fillim të këtij viti.

Presidenti Trump gjithashtu e nxori Uashingtonin nga marrëveshja e Parisit për klimën dhe BE-ja dëshiron që zoti Biden ta rikthejë Amerikën në atë grup. Megjithatë, BE-ja e kupton plotësisht se qëllimet e saj mund të mos përputhen menjëherë me realitetin për çështjet e tjera, siç janë ato tregtare.

Edhe pse BE-ja do të dëshironte të intensifikonte kontaktet përpara inaugurimit të zotit Biden më 20 janar, procesi i konfirmimit në Senatin amerikan për kabinetin e ardhshëm e bën të vështirë diskutimin tani për tani të hollësive diplomatike./VOA/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, gjendet një person i pajetë brenda një makine/EMRI

23:50 : 04/10/2025
AKTUALITET

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

23:18 : 04/10/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, 5 tetor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:09 : 04/10/2025
AKTUALITET

Florian Haçkaj: Jam gati për sfidën e kryeqytetit

23:00 : 04/10/2025
AKTUALITET

Ermal Hasimja njofton publikisht Berishën: Jam kandidat për Tiranën, më mbështesni

22:56 : 04/10/2025
AKTUALITET

KLSH: Gjysma e ilaçeve antitumor nuk u importuan kurrë në Shqipëri, disa të tjera të skaduara

22:47 : 04/10/2025
Para

Soko: Rama mori 1.2 miliardë euro borxh për pandeminë dhe tërmetin, por shpenzon 400 milionë, të tjerat duhen për…

TË GJITHA

Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, gjendet një person i pajetë brenda një makine/EMRI

23:50 : 04/10/2025

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

23:18 : 04/10/2025

Horoskopi, 5 tetor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:09 : 04/10/2025

Florian Haçkaj: Jam gati për sfidën e kryeqytetit

23:00 : 04/10/2025

Ermal Hasimja njofton publikisht Berishën: Jam kandidat për Tiranën, më mbështesni

22:56 : 04/10/2025

KLSH: Gjysma e ilaçeve antitumor nuk u importuan kurrë në Shqipëri, disa të tjera të skaduara

22:47 : 04/10/2025

Këto shenja horoskopi do të përballen me ngjarje të papritura gjatë muajit Tetor

22:34 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com