• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mijëra pa shtëpi, Veliaj qindra milionë lekë shpërblim për vartësit: Punuat mirë pas tërmetit

16:47 : 02/12/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Vetëm pak muaj para zgjedhjeve, kryetari i Bashkisë së Tiranës ka akorduar një fond prej disa qindra milionë lekësh në formë shpërblimi për të gjithë punonjësit në varësi të tij.

Me një Urdhër të nënshkruar në datën 27 Nëntor 2020, Veliaj ka vendosur shpërblimin, duke nisur nga një pagë mujore e deri në 17 mijë lekë të reja, për disa qindra individë që kanë populluar strukturat në Bashki, si edhe agjencitë e tjera vartëse.

Argumenti zyrtar për këtë shpërblim është ai i përballimit të pasojave të fatkeqësive natyrore që kanë prekur Bashkinë e Tiranës në vitin 2020.

Përfituesit e radhës së parë, sipas Urdhërit të Veliajt, janë nëpunësit që kanë trajtuar pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit.

Lexo edhe:

Edhe kryebashkiakja e Bulqizë i shpall vartësit të pastrehë për t’iu dhënë shtëpi

“Çuçka” i Kolonjës u jep banesa vartësve, shpall të pastrehë drejtorët e Bashkisë

Bëhet fjalë kryesisht për punonjës të Bashkisë së Tiranës dhe njësive administrative, të cilët janë angazhuar në vlerësimin e dëmeve, përzgjedhjen e përfituesve nga programet e rindërtimit dhe sekretariatet teknike.

Të gjithë këta persona do të përfitojnë një pagë mujore bruto shpërblim, ndërkohë që në Tiranë ende nuk ka nisur ndërtimi i asnjë kompleksi banimi për qytetarët, të cilët humbën banesat e tyre dhe që vijojnë të jetojnë në kushte aspak komode.

Më pas, grupi i dytë i përfituesve, janë punonjësit në një seri të gjatë agjencish vartëse të Bashkisë së Tiranës, përfshirë Tirana Parking, Policinë Bashkiake, Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit, Drejtorinë e Objekteve Publike, Gjelbërimit, Drejtorinë e Taksave, e të tjerë.

Këta punonjës do të shpërblehen me 17 mijë lekë të reja për rezultate në përballimin e pasojave të tërmetit dhe pandemisë Covid-19.

Përtej dëshirës së mirë për të mbajtur punonjësit të karikuar, vendimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duket absurd në pjesën më të madhe të tij, sidomos në një periudhë kur financat publike janë në një moment shumë të errët.

Në Urdhërin e Veliajt bie në sy se, do të fitojnë shpërblim për punë të mirë, ndër të tjerë, punonjësit e “Tirana Parking”. Është e paqartë se çfarë roli kanë pasur individët në këtë strukturë në përballimin e pandemisë apo të pasojave të tërmetit.

Gjithashtu, do të përfitojnë dëmshpërblim punonjësit e Taksave dhe Tarifave Vendore. Ndoshta lodhja e tyre më e madhe ka qenë praktika për mbylljen e mijëra bizneseve të vogla në Tiranë, të cilat e panë veten drejt falimentit për shkak të politikave aspak miqësore ekonomike të qeverisë.

Gjithashtu, shpërblim do të përfitojnë punonjësit e Policisë Bashkiake. Me shumë mundësi, ata do të jenë ndjerë të lodhur nga sasia e madhe e gjobave që kanë vendosur ndaj qytetarëve.

Përfitues janë edhe punonjësit e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit. Gjatë të gjithë periudhës së pandemisë, kjo strukturë ka bërë vetëm një lavazh, sa për të dalë në media, të rrugëve bosh të kryeqytetit në ditët e mes-Marsit, si edhe më tej ka bërë tendera për blerje makinerish dhe pajisje pastrimi.

 

Etiketa: Mijëra pa shtëpivartesitVeliaj qindra milionë lekë shpërblim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Edhe kryebashkiakja e Bulqizë i shpall vartësit të pastrehë për t’iu dhënë shtëpi

11:49 : 03/02/2025
AKTUALITET

“Çuçka” i Kolonjës u jep banesa vartësve, shpall të pastrehë drejtorët e Bashkisë

20:56 : 30/01/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Balluku kërcënon vartësit: Do iu çoj në SPAK, jeni grup i strukturuar kriminal

19:29 : 31/05/2024
AKTUALITET

“Kapen me drogë vartësit e ministres Frida Krifca”

20:18 : 13/08/2023
Para

“Nuk e mendoja se do të kaloja Rinasin në karrige me rrota”, Gega mbërrin në Shqipëri pas trajtimit për Covid-19 në Turqi

TË GJITHA

Kina dhe Franca arrijnë konsensus për zgjidhjen e çështjeve tregtare

21:14 : 06/06/2025

Kosova fiton me goleadë dhe me përmbysje rezultati miqësoren kundër Armenisë

21:08 : 06/06/2025

U largua nga Atalanta, Gasperini prezantohet në mënyrë speciale te Roma

21:08 : 06/06/2025

U vihet zjarri mbetjeve tek vendgrumbullimi pranë ish-Azotikut në Fier, tymi mbulon zonë

20:56 : 06/06/2025

Albania 2.1 e Vini Mass/ Kullë te shtëpia e Kadaresë dhe hotel mbi Gjipe

20:44 : 06/06/2025

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

20:34 : 06/06/2025

Publikohet kalendari zyrtar i Seria A, ja ndeshjet e Milanit, Interit dhe Juventusit

20:22 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com