• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kur u largua gjermani i fundit?!

11:31 : 30/11/2020
në AKTUALITET, BOLD BLOG

Nga Anisa Bahiti

Për ne, që kemi lindur kur sapo ishte rrëzuar busti i Enver Hoxhës dhe kishte rënë komunizmi në çdo vend të Evropës, dita më e pakuptimtë e vitit mbetet 29 nëntori.

Thuhet se festohet Çlirimi i Shqipërisë nga nazizmi, dhe se iku gjermani i fundit. Ka gjasa të jetë edhe kështu, por kjo ka pak rëndësi. E rëndësishme është që ky është debati më absurd që mbajnë partitë politike në Shqipëri për të vazhduar e për të marrë ca vota veteranësh, apo ish të përndjekurish politikë.

Dita e Dëshmorëve është më 5 maj dhe nuk ka pse të ketë një tjetër Ditë Dëshmorësh. Vende shumë më serioze, Ditë Çlirimi quajnë atë kur çlirohet kryeqyteti dhe jo atë kur jashtëqiti për herë të fundit gjermani i fundit, duke u larguar nga fshati Bajzë i Malësisë së Madhe.

Gjyshi im ka qenë partizan dhe komandant skuadre i çetës së Çermenikës, dhe sigurisht, kur iku gjermani i fundit u gëzua se do kthehej në shtëpi i gjallë dhe do të vazhdonte jetën e tij në fshat. Kështu edhe shumë partizanë të tjerë, por sigurisht edhe shumë ballistë e njerëz pa parti, u gëzuan se mbaruan një hall të madh: Luftën.Tashmë do ktheheshin në shtëpi.

Lexo edhe:

VIDEO/ Nedim Bajrami shënon gol spektakolar në Kupën e Skocisë

Makina përfundon në kanal në aksin Elbasan-Cërrik, dy të plagosur

Po ku ta dinin ata se ky fillim i ri do të ishte një tmerr pa fund? Më 29 nëntor, kur iku gjermani i fundit, kishte ardhur në pushtet ai që do ikte nga pushteti vetëm i vdekur pas 41 vjetësh. Amoraliteti vazhdon sot, kur shumica e bashkëmoshatarëve të mi duan të largohen në Gjermani për të siguruar jetën pasi në vendin e tyre nuk gjejnë shpresë. Pikërisht, në Gjermaninë e gjermanit të fundit.

Komedia vazhdon me palët politike që luajnë me 29 nëntorin. Vazhdojnë dhe i tregojnë rinisë po të njëjtën përrallë, atë të gjermanit të fundit.

Kur vendi këtë vit ndodhet në kulmin e krizës ekonomike, shëndetësore kur kush ka mundësi largohet jashtë për t’u kuruar, prapë më 29 nëntor i tregohet përralla e gjermanit të fundit. Kur shkollimi është bërë një kosto e pallogaritshme dhe e papagueshme për familjet, prapë i tregohet gjermani i fundit. Në këtë vit gjatë presidencës gjermane të BE-së , kur BE-ja na i mbylli të gjitha dyert, edhe në 2020-ën prapë populllit dhe rinisë i tregohet përralla e gjermanit të fundit.

Kur lidershipi politik dhe shtetëror i Shqipërisë tjetër, Kosovës, është në ditët e veta më të zeza në burgun e Hagës me akuza të rënda të përgatitura nga Serbia, ne prapë i tregojmë popullit 29 nëntorin e “Festën Kombëtare të Jugosllavisë së vdekur” dhe “Gjermanin e fundit”.

Kur Gjermania i dhuron repartit elitë të Policisë shqiptare 200 palë këpucë, ne prapë insistojmë me gjermanin e fundit. Kur çdo para publike e lirë përfundon vetëm në xhepa oligarkësh edhe në kohë krize, këta prapë insistojnë me gjermanin e fundit. Kur kronikat e televizioneve denoncojnë prostitucionin e hapur në një nga zonat më të populluara të Tiranës, pavarësisht se është kohë pandemie, prapë përfundojmë te gjermani i fundit.

Është kohë krize, njerëzit janë të lodhur dhe të pamundur të vazhdojnë jetën pa vështirësi, stërmundime dhe nuk mund të dëgjojnë më përrallën me gjermanin e fundit, dhe për hir të së vërtetës, edhe ne, pasardhësit e partizanëve, nuk mund ta durojmë më këtë përrallë të rëndomtë.

Dëshmorët ranë për një Shqipëri më të mirë jo për luftën për pushtet të një partie, që mori pushtetin më vitin 1944 dhe nuk e ka lëshuar akoma.

Lajme të lidhura

SPORT

VIDEO/ Nedim Bajrami shënon gol spektakolar në Kupën e Skocisë

19:37 : 16/08/2025
AKTUALITET

Makina përfundon në kanal në aksin Elbasan-Cërrik, dy të plagosur

19:34 : 16/08/2025
BOTA

Vuante nga kequshqyerja e rëndë, 20-vjeçarja palestineze vdes në Itali pas evakuimit nga Gaza

19:23 : 16/08/2025
SPORT

16-vjeçari shkruan historinë në Angli, thyen rekordin e Jude Bellingham

19:13 : 16/08/2025
SPORT

Goditje e rëndë për Vorën, humbet sulmuesin kryesor përpara sfidës me Partizanin

19:03 : 16/08/2025
AKTUALITET

Vranë një person, arretohen një shqiptar dhe një letoneze në Angli

18:59 : 16/08/2025
Para

Rita Ora përballë ligjit, theu rregullat anti-Covid në ditëlindjen e saj (Foto)

TË GJITHA

VIDEO/ Nedim Bajrami shënon gol spektakolar në Kupën e Skocisë

19:37 : 16/08/2025

Makina përfundon në kanal në aksin Elbasan-Cërrik, dy të plagosur

19:34 : 16/08/2025

Vuante nga kequshqyerja e rëndë, 20-vjeçarja palestineze vdes në Itali pas evakuimit nga Gaza

19:23 : 16/08/2025

16-vjeçari shkruan historinë në Angli, thyen rekordin e Jude Bellingham

19:13 : 16/08/2025

Goditje e rëndë për Vorën, humbet sulmuesin kryesor përpara sfidës me Partizanin

19:03 : 16/08/2025

Vranë një person, arretohen një shqiptar dhe një letoneze në Angli

18:59 : 16/08/2025

Përmbytjet në Pakistan dhe në Kashmir shkaktojnë mbi 300 të vdekur

18:57 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com