• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Diçka lëvizi dhe qëllova. M’u duk se ishte derr”/ Zbardhet dëshmia e të riut që vrau shokun

09:15 : 28/11/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e vona të ditës së enjte në Bulqizë, ku një 22-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri.

Sipas informacioneve të Policisë së Dibrës, viktima është identifikuar si Elidon Basha, ndërsa autor i dyshuar i kësaj ngjarje të rëndë është Klodian Kola. Viktima dhe autori i dyshuar, ishin shokë të ngushtë me njëri-tjetrin. Mbrëmjen e së enjtes, burimet bëjnë të ditur se Kola dhe Basha kanë dalë bashkë për gjueti në vendin e “Kodra e Danit”, në Fushë-Bulqizë. Dy të rinjtë kishin marrë armët e gjuetisë dhe me një motomjet ishin nisur drejt destinacionit të tyre. Me të shkuar aty, Kola dhe Basha kanë nisur gjuetinë, vend që njihet nga banorët se ka prani të shumta të kafshëve të egra. Rreth orës 23:00 të mbrëmjes, të dy kanë nisur të gjuajnë me armë gjahu, por jo vetëm.

Burimet nga Policia thanë se ka dyshime që të rinjtë të kenë pasur edhe një armë tip automatik, por kjo gjë mbetet për t’u verifikuar. Teksa kanë qenë duke qëlluar me armë, 22-vjeçari Elidon Basha është qëlluar me një plumb në shpatull. Policia në një njoftim zyrtar thotë se është qëlluar nga 27-vjeçari Klodian Kola, si pasojë e pakujdesisë së tij. Më tej i plagosuri është dërguar në Spitalin e Bulqizës rreth orës 02:30 të ditës së premte.

Nga aty, stafi mjekësor ka vendosur ta dërgojë me urgjencë për në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi kishte humbur shumë gjak gjatë rrugës dhe i nevojitej një ndërhyrje e specializuar kirurgjikale. Kjo gjë nuk mund t’i ofrohej në atë moment në Bulqizë. Gjendja e 22-vjeçarit është përkeqësuar rrugës teksa sillej në Tiranë, çka ka bërë që ai të ndërrojë jetë pa mbërritur në spital.

SHOKU I VIKTIMËS

Lexo edhe:

Do merrnin ushqim, Izraeli vret 6 palestinezë në pikën e shpërndarjes së ndihmave

Imami Ahmed Kalaja rrezikon deri në 3 vite burgim, akuzohet për pengim të drejtësisë

Pak orë pas ngjarjes së rëndë Klodian Kola u tha oficerëve të Policisë Gjyqësore se kishte qëlluar për të vrarë një derr në pyll dhe pas pak sekondash ka dëgjuar britmat e shokut të tij, Elidon Bashës. Por ky nuk ka qenë versioni i vetëm i dëshmisë së tij. Më tej, 27-vjeçari është shprehur se 22-vjeçari u vetëvra me armën e tij nga pakujdesia. Krahas këtyre dëshmive, mjekët kanë thënë që 22-vjeçari është qëlluar me një plumb automatik apo kallashnikov dhe jo me saçmat e një çifteje gjahu. Në shpatull Elidon Basha ka rezultuar të kishte vetëm një plumb të shkaktuar nga një armë zjarri, ndërsa arma e gjahut shkakton më shumë se një plagë.

SHOQËRIMI NË POLICI

Klodian Balla është shoqëruar në Polici dhe është pyetur për rrethanat e ngjarjes për disa orë me radhë. Akuza e ngritur ndaj tij është “Vrasje nga pakujdesia”, ndërsa 27-vjeçari e ka mohuar atë. Burimet thanë se ai ka sqaruar edhe ngjarjen. “Unë me Elidonin po gjuanim për derra në Kodrën e Danit. Diçka lëvizi përballë meje dhe unë qëllova. M’u duk se ishte derr. Brenda pak sekondave dëgjova britmat e Elidonit. Shkova shpejt pranë tij dhe pasi kërkova dhe ndihmën e banorëve të fshatit e dërgova në spital. Ishte rëndë shumë”, u tha Kola efektivëve të Policisë Bulqizë. Mirëpo pasditen e djeshme, kur kishin kaluar disa orë nga ngjarja, 27- vjeçari ka ndryshuar pohimet e tij. Ai ka aluduar se 22-vjeçari ka vrarë veten në rrethana të paqarta. Sakaq Kola ka dhënë dhe një variant tjetër të ngjarjes, duke u shprehur se “dikush” tjetër ka qëlluar mbi Elidon Bashën. Pikërisht ndryshimi i thënieve të Kolës ka ngritur dyshime të forta se ngjarja nuk është e komplikuar dhe diçka fshihet, nuk tregohet qartë nga Klodian Kola.

Policia: Zbardhet ngjarja, procedohen prindërit e autorit

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në Fushë Bulqizë. Vihet në pranga 27-vjeçari për vrasje nga pakujdesia. Procedohen penalisht edhe prindërit e tij për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov, me të cilën autori i dyshuar, nga pakujdesia plagosi me pasojë vdekjen 22- vjeçarin. Autori së bashku me prindërit kanë kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe konkretisht kanë fshehur motorin me të cilin ka lëvizur i arrestuari dhe viktima, kanë fshehur rrobat me njolla gjaku të cilat mbante veshur autori, në momentin e ngjarjes, si dhe kanë çmontuar e pastruar armën e gjahut të cilën i arrestuari e ka patur në momentin e ngjarjes.

/Panorama/

Lajme të lidhura

BOTA

Do merrnin ushqim, Izraeli vret 6 palestinezë në pikën e shpërndarjes së ndihmave

16:28 : 08/06/2025
AKTUALITET

Imami Ahmed Kalaja rrezikon deri në 3 vite burgim, akuzohet për pengim të drejtësisë

16:18 : 08/06/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ky është Valmir Balliu, u kap me mbi 6 kg heroinë në Kapshticë

16:12 : 08/06/2025
BOTA

SHBA: Hakmarrja ruse ende s’ka ndodhur, pritet sulm i pamëshirshëm

15:51 : 08/06/2025
SPORT

VIDEO/ Tifozi shqiptar puth gazetarin serb gjatë raportimit “live”

15:38 : 08/06/2025
RAJONI

Vëzhguesit raportojnë për parregullsi në zgjedhjet lokale në dy komuna të Serbisë

15:28 : 08/06/2025
Para

Gold Ag bëhet baba për herë të parë: Djali i babës ti erdhe me 28 Nëntor

TË GJITHA

Do merrnin ushqim, Izraeli vret 6 palestinezë në pikën e shpërndarjes së ndihmave

16:28 : 08/06/2025

Imami Ahmed Kalaja rrezikon deri në 3 vite burgim, akuzohet për pengim të drejtësisë

16:18 : 08/06/2025

FOTO/ Ky është Valmir Balliu, u kap me mbi 6 kg heroinë në Kapshticë

16:12 : 08/06/2025

SHBA: Hakmarrja ruse ende s’ka ndodhur, pritet sulm i pamëshirshëm

15:51 : 08/06/2025

VIDEO/ Tifozi shqiptar puth gazetarin serb gjatë raportimit “live”

15:38 : 08/06/2025

Vëzhguesit raportojnë për parregullsi në zgjedhjet lokale në dy komuna të Serbisë

15:28 : 08/06/2025

Italia mbetet pa trajner, Spalletti shkarkohet pas disfatës ndaj Norvegjisë

15:15 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com