• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD: Si u vodhën dy herë paratë e shkollës në Thumanë

10:59 : 27/11/2020
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Një ditë pas përvjetorit të tërmetit tragjik, Partia Demokratike ka bërë një denoncim nga Thumana.

Sipas Sekretarit për Çështjet Ligjore në selinë blu, Çlirim Gjata deklaroi se korrupsioni po zvarrit punimet e shkollës “Ramazan Jongozi” në Thumanë.

Sipas tij, shkolla u rrafshua brenda natës nga fadromat, në mënyrë që nga vjedhja e fondeve dhe abuzimit skandaloz kriminal të mos ngelej gjurmë, duke zhdukur vjedhjen.

Kështu, 587 milionë lekë avulluan vetëm 3-muaj pas rikonstruksionit.

“Çfarë po ndodh sot me fondet e rindërtimit të kësaj shkolle simbol të korrupsionit dhe hajdutërisë së kësaj qeverie? Fondet po vidhen sërish, sepse “Hajdutët e Fatkeqësisë” janë të pangopur. Ata kërkojnë që milionat të zhvaten sërish dhe rindërtimi i shpejtë i shkollës nuk është aspak prioritet i kësaj qeverie”, deklaroi ndër të tjera zyrtari i PD.

Lexo edhe:

E mitura 4 vjeç rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma

Shëngjin/ Këputet kabulli i energjisë elektrike dhe bie në mes të rrugës, rrezik për banorët

Deklarata e plotë:

Të dashur qytetarë!

Për “Hajdutët e Fatkeqësisë” të udhëhequr nga Edi Rama, siguria e fëmijëve në shkolla nuk ka as më të voglën rëndësi. Shembull tipik i kësaj sjellje kriminale është shkolla “Ramazan Jangozi” në Thumanë.

Natën e 26 nëntorit të vitit të shkuar, Thumana përjetoi një tragjedi, në të cilën humbën jetën dhjetëra njerëz, fëmijë, nëna e baballarë. Kjo humbje e madhe për familjarët, por edhe për ne si bashkëqytetarë të Shqipërisë, erdhi për shkak të neglizhencës dhe shpërdorimit të fondeve nga qeveria dhe bashkia e Krujës.

Sigurisht që “Hajdutët e Fatkeqësive” nuk kanë lëvizur asnjë gisht për të bërë drejtësi për këtë ngjarje. Madje, ata janë angazhuar duke lëvizuar çdo gurë për të bërë të mundur zvarritjen e hetimeve.

E merrni dot me mend se çfarë tragjedie do të kish qenë nëse një tërmet i ngjashëm do të kishte rënë gjatë orëve të paradites, ku të gjithë fëmijët e shkollës “Ramazan Jangozi”, të gjendeshin në klasat e tyre?

Ne kemi qenë edhe më herët në këtë shkollë për të denoncuar neglizhencën, vjedhjen e fondeve dhe sjelljen kriminale të “Hajdutëve të Fatkeqësisë”, që i gjen kudo, si në qeveri, si në pushtetin lokal.

Në fakt, ajo që ka ndodhur në këtë shkollë është përtej skandalit!

Pak muaj para tërmetit të 26 nëntorit, shkolla u rikonstruktua. Për të u harxhuan 587 milion lekë nga taksat e qytetarëve. Pak javë më vonë, tërmeti nxorri në pah vjedhjen me shkollën. Tregoi se ne drejtohemi nga hijena që nuk duan t’ia dinë për sigurinë e fëmijëve, por duan vetëm të vjedhin në çdo kohë e në çdo vend, deri te shkollat dhe kopshtet e fëmijëve.

Shkolla u rrafshua brenda natës nga fadromat, në mënyrë që nga vjedhja e fondeve dhe abuzimit skandaloz kriminal të mos ngelej gjurmë, duke zhdukur vjedhjen. Kështu, 587 milion lekë avulluan vetëm 3-muaj pas rikonstruksionit.

Pyetja që ngremë sot është:

Çfarë po ndodh sot me fondet e rindërtimit të kësaj shkolle simbol të korrupsionit dhe hajdutërisë së kësaj qeverie?

Fondet po vidhen sërish, sepse “Hajdutët e Fatkeqësisë” janë të pangopur. Ata kërkojnë që milionat të zhvaten sërish dhe rindërtimi i shpejtë i shkollës nuk është aspak prioritet i kësaj qeverie.

Që dikush të vjedhë disa miliona lekë, pushtetarët e sotëm në Tiranë dhe në Krujë bëjnë gjithçka munden, por veç për fëmijët që bëjnë kilometra të tërë për të shkuar në një shkollë tjetër, nuk mendojnë.

“Hajdutët e Fatkeqësisë” i kanë zvarritur procedurat e lidhjes së kontratës me të paktën 3 muaj, derisa kanë rënë dakord se si do ta ndajnë prenë e tyre në oborrin e një shkolle në tentativë, ku sot duhet të mësonin nxënësit.

Shkolla e Thumanës duhet të kishte përfunduar sot që flasim, por korrupsioni i “Hajdutëve të Fatkeqësisë” e ka penguar atë. Deri tani, është realizuar vetëm 30% i punimeve totale, duke dëshmuar se puna e vërtetë e kësaj qeverie është grabitja e qytetarëve edhe në kohën më të vështirë për ta. Nxënësit nuk janë prioritet i kësaj qeverie, tepsia PO!

Shumë shpejt, perdja do të bjerë dhe “Hajdutët e Fatkeqësisë” do të përgjigjen përpara ligjit.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E mitura 4 vjeç rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma

20:46 : 29/06/2025
AKTUALITET

Shëngjin/ Këputet kabulli i energjisë elektrike dhe bie në mes të rrugës, rrezik për banorët

20:35 : 29/06/2025
AKTUALITET

Zjarr në Patos/ Flakët i afrohen depozitave të naftës, rrezikohen edhe banesat

20:11 : 29/06/2025
AKTUALITET

Rama me fotomontazh “sjell” në Shqipëri deputetin britanik: Nigel Farage është djallëzor!

20:00 : 29/06/2025
AKTUALITET

Deputeti britanik i përgjigjet Ramës: Do të kërkoj që të gjithë të burgosurit t’ju kthehen

19:48 : 29/06/2025
AKTUALITET

Zjarri në Hoshtimë të Vlorës, banori: Dëm i madh na u bë, u shuan pyjet

19:40 : 29/06/2025
Para

Veton Surroit i hiqet titulli “Nderi i Qarkut Kukës”/ Reagon Rama: Lajthitje kolektive

TË GJITHA

E mitura 4 vjeç rrëzohet nga ballkoni, dërgohet me urgjencë te Trauma

20:46 : 29/06/2025

Shëngjin/ Këputet kabulli i energjisë elektrike dhe bie në mes të rrugës, rrezik për banorët

20:35 : 29/06/2025

Zjarr në Patos/ Flakët i afrohen depozitave të naftës, rrezikohen edhe banesat

20:11 : 29/06/2025

Rama me fotomontazh “sjell” në Shqipëri deputetin britanik: Nigel Farage është djallëzor!

20:00 : 29/06/2025

Deputeti britanik i përgjigjet Ramës: Do të kërkoj që të gjithë të burgosurit t’ju kthehen

19:48 : 29/06/2025

Zjarri në Hoshtimë të Vlorës, banori: Dëm i madh na u bë, u shuan pyjet

19:40 : 29/06/2025

Detaje nga tragjedia në Indi me 247 viktima, hetimet nxjerrin në dritë një akt sabotimi

19:37 : 29/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com