• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Covid tek fëmijët, Gjeorgjina Kuli: Grupmoshat më të prekura, këshillat për prindërit

11:57 : 24/11/2020
në AKTUALITET, SHENDETI

Mjekja pediatre-infeksioniste Gjeorgjina Kuli shpjegoi për “Abc-ja e Shëndetit” ndikimin që ka Covid tek fëmijët dhe simptomat që ata paraqesin. Kuli tha se moshat shkollore janë më të predispozuara për t’u infektuar ndërsa ata më të vegjlit janë më pak infektues. Më tej, ajo shpjegoi se trajtimi me medikamente kryhet në bazë të simptomave që ata shfaqin.

Intervista e plotë:

Momentalisht numri i fëmijëve të shtruar në repartin tonë Covid luahet nga 4-5 në 10 fëmijë, pra asnjëherë nuk kemi arritur kapacitetet maksimale të repartit, por kemi parë dhe forma të mesme dhe të rënda. Madje, kanë kërkuar dhe intubim, por momentalisht është një fëmijë i hospitalizuar në repartin e terapisë intensive pediatrike kurse të tjerët janë me komplikacione të mushkërive por që gjendja është në kontroll.

Pse kemi rritje të numrit të të infektuarve tek fëmijët?

Shifrat në rritje shkojnë paralelisht me rritjen në total sepse ne jemi tek 4 përqind dhe në vendet e tjera janë 7-8 përqind. Nga numri total vetëm 8 përqind është mosha 0-14 vjeç por duke u shtuar rastet pozitive shtohen dhe rastet e fëmijëve. Që nga fillimi i pandemisë kemi patur 700 fëmijë pozitiv nga të cilat vetëm një pjesë e vogël janë hospitalizuar, më pak se 2-3 përqind kanë kërkuar nevojë më të specializuar dhe ata të cilët kanë patur nevojë për suplemente oksigjeni apo kanë manifestuar një komplikacion të infeksionit.

Lexo edhe:

Fëmijët po braktisin shkollë për shkak të një VKM-je, nuk u rimbursohet transporti

Denoncimi: Metës po i shkelen të drejtat në burg, i ndalohen takimet me fëmijët dhe të motrën

Grupmosha më e rrezikuar?

Të gjitha moshat preken njësoj, por sigurisht nga veçoritë që kanë grupmoshat fëminore kanë dhe incidenca të ndryshme. Moshat shkollore janë më të predispozuar për t’u infektuar dhe më e përhapur infeksionin sepse bëjnë jetë më sociale. Të vegjlit është parë që janë më pak infektues sepse kanë dhe ngarkesë virale më të vogël. Grupmoshat mbi 11 vjeç dhe deri në arsimin preuniversitar mundësia e prekjes është njësoj si ndaj ekspozimit.

Cilat janë shenjat kryesore?

Fëmijët kanë forma më të lehta, me shenjat e një infeksioni të sipërm respirator me temperaturë, rrufë, kollë ndonjëherë dhe me diarre dhe të vjella, pa shenja specifike pasi në bazë të shenjave nuk mund të themi se është infeksion nga Covid apo nga një virus tjetër. Vetëm ekzaminimi me tampon përcakton diagnozën. testi serologjik nuk ndihmon për diagnozë, por thjesht për të parë nëse ka kaluar infeksioni dhe sa mbrojtje ka lënë.

Protokolli i trajtimit

Trajtimi si në të gjithë grupmoshat është simptomatik. Për fëmijët ka një numër më të reduktuar preparatesh, sepse nëse në disa preparate kanë marrë aprovimin e OBSH-së apo organizatave të tjera mjekësore tek fëmijët, preparatet antivirale ose të tjera simptomatike që përdoren tek të rriturit nuk janë të aprovuara për t’u përdorur vetëm në kushtet klinike apo në rastet e veçanta kur kanë indikacion absolut.

Mjekimi konsiston në mjekimin e temperaturës, në rehidrimin e fëmijës duke i dhënë lëngje sepse duke qenë një organizëm më i vogël humbja e tyre mund të shkaktojë dehidrim dhe pasoja më të rënda se tek të rriturit. Zinku është një suplement tjetër që rekomandohet, në fakt nuk është vërtetuar se ka efekt në parandalimin nga prekja e virusit por ka një influencë të mirë në shkurtimin e shenjave gastrointestinale siç janë diarreja dhe të vjellat.

A duhet të mbajë maska fëmijët?

Maska rekomandohet mbi 6-vjeç. Me të vërtetë që ka rritje të numrit, por nuk ka rritje të rasteve pozitive për hir të fëmijëve madje dhe në ato raste kur ka patur vatra në shkollë është parë se ka qarkulluar midis të rriturve dhe jo vatra të shpërthyera nga vetë fëmijët dhe përhapja nga fëmijët është më e pakët.

A pëson mutacion Covid tek fëmijët?

Kur ka mbivendosje bakteriale përdorin antibiotik. Mund të përdorin kortikosteroid në rastet kur ke insuficiencë respiratore apo dhe mjekime të tjera nëse ka hemoragjira apo preparate ose kur ka tendecë për trombe mund të përdoren dhe antikoagulues sipas komplikacioneve por mjekimi diktohet nga format klinike me të cilat paraqitet fëmija.

Protokolli e trajtimit me medikamente

Covid tek fëmijët ka një klasifikim të përcaktuar shumë mirë madje ka disa komplikacione që nuk i shohim tek të rriturit siç është sëmundja e kawasakit, një komplikacion që manifestohet me temperaturë të lartë, me shenja në lëkurë, me fryrje të duarve dhe këmbëve, skuqje të syve, çarjes së mukozave të gojës dhe që mund të japë dhe komplikacione në zemër prandaj themi që është një situatë serioze dhe ndonjëherë kritike me këtë komplikacion.

Këshilla për prindërit

Nuk mund t’u themi këshilla paraprake, por të komunikojnë me pediatrin apo me mjekun e familjes në ato raste kur ato gjykojnë se situata është pak më serioze e rekomandojnë dhe për konsulta në kushte spitalore dhe sipas gjendjes dhe rastit neve japim terapinë që duhet. Të mos veprojnë sipas dëshirës së tyre dhe të mos tremben nga një temperaturë dhe të paraqiten në repart sepse as nuk e ndihmojnë fëmijën por bëhen shkak për përhapjen e infeksionit dhe të mbajnë komunikim të rregullt me instancat e kujdesit shëndetësor. /abcnews.al

Etiketa: femijetGjeorgjina Kulipediatre

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fëmijët po braktisin shkollë për shkak të një VKM-je, nuk u rimbursohet transporti

21:09 : 20/06/2025
AKTUALITET

Denoncimi: Metës po i shkelen të drejtat në burg, i ndalohen takimet me fëmijët dhe të motrën

18:03 : 20/06/2025
AKTUALITET

Mbyllja e shkollave rrit barrën financiare të prindërve gjatë verës

09:40 : 20/06/2025
AKTUALITET

“Përgjigjen e ke marrë në gjykatë”/ Babai lë tri fëmijët pa pension ushqimor

21:06 : 18/06/2025
AKTUALITET

U zhyt në lumë për t’i shpëtuar nga mbytja, shqiptari bën tatuazh fytyrat e dy fëmijëve të ndjerë

20:34 : 18/06/2025
AKTUALITET

Tiranë/ Gruaja denoncon burrin: Është larguar prej një viti, ka braktisur fëmijët dhe marrë kursimet

11:11 : 13/06/2025
Para

Mjekët e mbyllën në psikiatri gabimisht/ Modelja 25-vjeçare tregon kalvarin e vuajtjeve

TË GJITHA

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025

“Burim infeksioni”, banorët e Astirit denoncojnë përzierjen e ujit të pijshëm me ujërat e zeza

22:20 : 27/06/2025

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com