• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Koronavirusi dhe gjobat prekin vetëm qytetarët, jo Rilindasit e betonit

19:25 : 23/11/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Këtë të dielë, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e shfrytëzoi sërish për të kritikuar qytetarët që nuk ruajnë distancimin fizik në kohë pandemie.

Ajo përdori një foto nga kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë, ku shumë kryeqytetas kishin dalë për ajër të pastër.

Natyrisht, Manastirliu dhe ata që janë sipër e poshtë saj në hierarki, nuk mund të thonë asnjë fjalë se përse tiranasit e gjejnë si oazin e vetëm për frymëmarrje të pastër zonën e Liqenit.

Manastirliu, ata që janë sipër e poshtë saj në hierarki, nuk kanë asnjë fjalë se përse Tiranës i kanë mbetur kodrat e liqenit si mushkëria e vetme e qytetit.

Lexo edhe:

No Content Available

Natyrisht, për katandisjen e kryeqytetit në këtë derexhe betonizimi, ka menduar kryetari i saj i gjithëditur, Edi Rama dhe kryetaruci që e ndjek nga pas, Erion Veliaj.

Pas pamjeve të publikuara nga Manastirliu, Policia e Tiranës, ajo Bashkiake dhe çdo kush tjetër që mban uniformë, iu vërsul kodrave të Liqenit dhe gjobiti këdo që gjeti pa maskë, njëlloj siç u veprua edhe muaj më parë, kur sapo ishte shpallur pandemia.

Natyrisht, gjoba nuk vlen për Erion Veliaj, i cili gjeti kulmin e pandemisë për të mbledhur dhjetra persona si kontorno të dëshirës së tij për të ndezur pemën e Krishtilindjeve në qendër të Tiranës. (Lexo KËTU).

Gjobë nuk ka as për ministren e Arsimit, Evis Kushi, e cila gjithashtu e sfidon ligjin dhe korona-virusin hapur, publikisht, në ambjente shkolle të mbushur me qindra fëmijë (Lexo KËTU).

Qeveria shqiptare, Edi Rama, Ogerta Manastirliu, Sandër Lleshaj, por edhe më mediokrit e kabinetit qeveritar, e kanë refren se përgjegjësia për përhapjen e pandemisë është e njerëzve dhe vetëm e njerëzve.

Qytetarët janë quajtur “të papërgjegjshëm”, “tradhtarë të Atdheut”, “aleat të armikut të padukshëm” e të tjera epitete e krahasime të huazuara nga Lufta e Parë Botërore.

Për të luftuar këta “të papërgjegjshëm”, qeveria, nëpërmjet Lleshajt, ka organizuar patrulla policore, dyshe a treshe, të cilët survejojnë çdo kalimtar në rrugë që nuk mban maskë.

Për këtë “të pabindur”, direkt gjobë. Nëse nuk kanë mjet identifikimi me vete, “të pabindurve” u sigurohet një biletë dhe qëndrim falas disa-orësh në birucat e komisariateve.

Gjithçka bëhet “në emër” të ligjit. Ose më saktë, të një Akti Normativ që ka fuqinë e ligjit përkohësisht.

Por këta pasuesit e Lleshajt, të kuptohemi, jo efektivët e thjeshtë, por oficerët e gjeneralët policorë, i shmangen si “djalli nga temjani” zbatimit të Kodit Penal, pikërisht për atë që parashikohet lidhur me pandeminë.

Në fillimet e Covid-19, Parlamenti shqiptar miratoi me urgjencë ndryshimet në ligjin më të rëndësishëm penal, duke parashikuar vendosjen nën akuzë të kujtdo personi të prekur nga viruset e rrezikshëm dhe që thyente karantinën.

Prej shumë muajsh, Policia nuk ka dhënë asnjë njoftim për identifikimin dhe aq më pak penalizimin e personave që thyejnë karantinën dhe bëhen rrezik për të tjerët.

Në raportet e Policisë ka vetëm gjoba, e cila duket se është qëllimi i vërtetë i masave represive. Detyra e Policisë përsa i përket pandemisë, në zbatim të Kodit Penal, është pikërisht identifikimi dhe bllokimi i një pakice minimale njerëzish, të cilët thyejnë karantinën.

Por duket se ka dështuar me sukses, për shkak të angazhimit të saj në gjobitjen masive të qytetarëve për shkak të një maske.

Natyrisht, si kudo në botë, njerëzit, në gjendjen e tyre natyrore, janë të prirur të thyejnë rregullat. Prandaj ekziston prej shekujsh shteti, për të detyruar një pakicë minimaliste që të orientohet drejt zbatimit të rregullave shoqërore.

Shqipëria nën Rilindjen ka treguar më shumë se njëherë se masat nuk merren për të mirën e përgjithshme, por për frikësimin e përgjithshëm me gjoba e penalitete.

Duket se asnjë nga strukturat qeveritare nuk e ka mendjen për të parandaluar sëmundjen. Por vetëm për të shtuar represionin ndaj kujtdo që mund të rrezikojnë imazhin dhe “qetësinë” e Njëshit.

Tirana nuk ka ajër për shkak të betonizimit-fajin e ka “një pakicë” që nuk do zhvillimin (e kullave);

Spitalet nuk kanë shtretër dhe njerëzit po kurohen në ambulanca – fajin e ka opozita dhe njerëzit që ankohen, pasi “ne jemi më mirë se Turqia”;

Virusi po përhapet me shpejtësi dhe shifrat po rriten frikshëm – fajin e kanë njerëzit që nuk mbajnë maskë në rrugë.

Etiketa: jo Rilindasit e betonitKoronavirusi dhe gjobatprekin vetëm qytetarët

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Gjermania shpall në kërkim dy shqiptarët e rrezikshëm! Emrat (Foto)

TË GJITHA

Itali – I riu shqiptar kepet me 224 doza kokainë, arrestohet

14:34 : 09/05/2025

Krimet zgjedhore/ Prokuroria: 54 kallëzime penale, 23 procedime të regjistruara

14:29 : 09/05/2025

PD kërkon shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës (Dokumenti)

14:18 : 09/05/2025

Vatikani publikon për herë të parë PAMJET brenda Konklavës kur zgjidhet Papa i ri

14:02 : 09/05/2025

Radarët u fikën 87 sekonda dhe radioja heshti, avionët me mbi 2000 pasagjerë drejt tragjedisë në Nju Jork

13:58 : 09/05/2025

Boçi: Beci po përpiqet t’i vjedhë zgjedhjet në Shkodër, dosja në SPAK pas 11 majit

13:52 : 09/05/2025

“Votat nga diaspora po administrohen jashtë protokollit”, PD kërkesë urgjente KQZ për ndërhyrje

13:42 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com