• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

56 mijë persona sigurojnë jetesën nga baret dhe restorantet, mbyllja e dytë sjell protesta

08:16 : 22/11/2020
në AKTUALITET, SOCIALE

Pesha e sektorit të akomodimit dhe shërbimit ushqimor në ekonomi është 2,4%. Në këtë sektor sigurojnë jetesën rreth 56 mijë persona. Baret dhe restorantet kanë një kontribut të rëndësishëm në këtë segment. Në vend ka rreth 14 mijë bare dhe rreth 4 mijë restorante, duke na bërë ndër të parët në botë për numrin e lokaleve në raport me popullsinë. Ky segment ka dhe nivelin më të lartë të vetëpunësimit në vend, me rreth 37% të totalit.

Frekuentimi në bare dhe restorante në këtë periudhë shënoi rënie, çka solli reduktim 40% të xhiros për këtë shërbim sipas përfaqësuesit të Shoqatës, Enri Jahaj.

“Edhe pse institucionet shtetërore shpeshherë kanë deklaruar për rrezikun e infektimit gjatë mbrëmjes, nëpër bare dhe restorante, aktualisht pas orës 20:00 në këto njësi, në zonën e ish-Bllokut dhe vende të tjera të Tiranës nuk ka asnjë klient. Njerëzit janë të frikësuar nga infektimi, ndërsa për shumë të tjerë të ardhurat janë reduktuar nga humbja e punës. Shumë biznese po mbyllin aktivitetin, sidomos baret dhe restorantet familjare. Klubet e natës kanë falimentuar, ndërsa taksat dhe detyrimet për ta nuk kanë ndryshuar”.

Parashikimet e Shoqatës të Bareve dhe Restoranteve për një “lockdown” të dytë janë për falimentim të 30% të strukturave të këtij shërbimi në Shqipëri. Enri Jahaj paralajmëron nisjen e protestave, nëse ata nuk do të mbështeten financiarisht nga qeveria.

“Nëse bëjmë retrospektivë, duke parë situatën e infektimeve në fillimet e pandemisë ishim të parët që propozuam mbylljen e bareve dhe kur doli vendimi i muajit mars, rezultonte se gjysma e bizneseve ishin mbyllur. Nga ana tjetër, shumë biznese ende nuk kanë përfituar ndihmën financiare të premtuar nga qeveria, madje shumë prej tyre iu është refuzuar aplikimi për arsye nga më absurdet. Kur ne kërkonim hapjen dhe lehtësimin e masave, ishim të fundit që u dëgjuam dhe përgjigjja që na erdhi nga institucionet ishte, se qeveria ka bërë këtë dhe atë për tërmetin dhe pagat e luftës.

Lexo edhe:

VIDEO/ Monika Kryemadhi “harron” zgjedhjet, ndan pamjet nga xhirimet e filmit ku merr pjesë si aktore

Fushata online nuk u përkthye në votë

Propagandë, e asnjë zgjidhje. Në kushtet ku po bëjmë biznes, një kufizim pa asnjë lloj ndihme do të ishte katastrofik për të gjithë biznesin, duke mos na dhënë asnjë lloj zgjidhje tjetër, përveç daljes në rrugë dhe kërkimit të të drejtave për investimet tona, që të kemi sadopak dinjitet ne dhe stafi ynë”.

Dëmet e COVID-19 tek industria e eventeve

Pavarësisht se në strukturën e ekonomisë, pesha që zë sektori i artit, argëtimit dhe çlodhjes është më e ulëta, rreth 1%, dëmi parashikohet të jetë i lartë për ekonominë, pasi sektorit i janë pezulluar eventet dhe festat e fundvitit. Aktualisht, më të prekurit nga kjo situatë janë kompanitë që merren me organizimin e eventeve. Ndryshe nga sa shpresuan këta operatorë, edhe pas hapjes së ekonomisë, qeveria ende vazhdon të ketë në fuqi vendimin për mosmbajtjen e tyre.

Përfaqësuesi i një ndër kompanive më të mëdha në vend për eventet, Armand Peza, tha për “Monitor” se humbjet monetare për industrinë në tërësi deri tani llogariten 400 mln euro. Sipas tij, dëmet janë shkaktuar nga pezullimi i dasmave, festave familjare në ambiente të mbyllura, mbrëmjeve gala të promocionit që zhvillojnë korporatat, panaireve, ekspozitave, mosfunksionimi i protokollit të shtetit etj. (në këtë periudhë janë mbajtur vetëm festat e ditëlindjeve, kur zhvillohen në ambiente të hapura). Z. Peza parashikon që humbjet të rriten për shkak të moslejimit të festave për fundvit.

Andamion Murataj, e konsideron vendimin për pezullimin e aktiviteteve kulturore dhe artistike pa mbështetje financiare, si bumerang për vetë shtetin. “Sektori i artit dhe i kulturës është pjesë integrale e atyre që quhen kreative të industrisë. P.sh., bumi i koncerteve dhe festivaleve të verës lidhet me fluksin e turistëve në plazhe. Sezoni teatror i vjeshtës dhe ekspozitat për periudhën shtator deri për Vitin e Ri lidhet me kthimin e studentëve dhe qytetareve në qytete. Pra arteriet kryesore të ekonomisë shqiptare do të ndikohen rrënjësisht nga mbyllja e vendit.

E rëndësishme është të kuptohet se qeveria, duke mos hedhur investime ekstra në industrinë krijuese, siç po ndodh në çdo vend, në fund do të paguajë kosto të lartë, pasi edhe bumerangu do të jetë më i lartë. Në shtete si Italia, Greqia, Kroacia, etj., nuk është se qeveria e do më shumë artin dhe kulturën që po hedh para me tepri në këta sektorë, thjesht po lehtëson koston financiare që do të paguajë më pas. Pikërisht kjo nuk po arrihet të kuptohet te ne. Nëse mbyllen bizneset e lidhura me artin dhe kulturën, si mungesë e mbështetjes qeveritare, kostoja është e shumëfishtë, se jo vetëm tkurr ekonominë, rrit papunësinë, por do të rrisë edhe koston që duhet të paguajë qeveria për këta të papunë. Si rezultat do të rritet krimi dhe emigracioni, kostot e të cilave janë përmbytëse për nivelin ekonomik që ndodhet vendi”. /Monitor/

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

VIDEO/ Monika Kryemadhi “harron” zgjedhjet, ndan pamjet nga xhirimet e filmit ku merr pjesë si aktore

16:46 : 18/05/2025
AKTUALITET

Fushata online nuk u përkthye në votë

16:35 : 18/05/2025
BOTA

Zelensky dhe JD Vance takohen në Vatikan, për herë të parë pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë

16:19 : 18/05/2025
SHOW BIZ

Befason Serbia, prej cilave shtete i erdhën votat e publikut Shqipërisë në Eurovision

16:12 : 18/05/2025
AKTUALITET

Zbulohen 625 bimë kanabisi në Shkodër, asnjë i arrestuar

15:49 : 18/05/2025
BOTA

Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton se nuk do të jetë “autokrat”

15:35 : 18/05/2025
Para

"Ish-brekëgrisur, mblidheni darkave dhe hani ngjala"/ "Shpërthimi" i Kalos dhe reagimi i Dashos

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

VIDEO/ Monika Kryemadhi “harron” zgjedhjet, ndan pamjet nga xhirimet e filmit ku merr pjesë si aktore

16:46 : 18/05/2025

Fushata online nuk u përkthye në votë

16:35 : 18/05/2025

Zelensky dhe JD Vance takohen në Vatikan, për herë të parë pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë

16:19 : 18/05/2025

Befason Serbia, prej cilave shtete i erdhën votat e publikut Shqipërisë në Eurovision

16:12 : 18/05/2025

Zbulohen 625 bimë kanabisi në Shkodër, asnjë i arrestuar

15:49 : 18/05/2025

Papa Leoni bën thirrje për unitet, premton se nuk do të jetë “autokrat”

15:35 : 18/05/2025

Farat e linit, efektet pozitive dhe negative nga konsumi i tyre

15:23 : 18/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com