• Kontakt
Monday, November 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Trump nuk pranon humbjen, pretendon se zgjedhjet u manipuluan

17:43 : 21/11/2020
në AKTUALITET, BOTA

Pas një rinumërimi me dorë të votave, zyrtarët e Xhorxhias çertifikuan rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në këtë shtet, duke konfirmuar fitoren e Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Megjithatë presidenti Trump nuk po jep shenja se do ta pranojë humbjen.

Edhe pse mbështetësit e Presidentit Donald Trump marshuan në kryeqytetin e Xhorxhias, Atlanta në fillim të kësaj jave, për të kërkuar hetim rreth pretendimeve për mashtrim zgjedhor, zyrtarët riafirmuan dje se Joe Biden ka fituar në këtë shtet pas rinumërimit të votave. Ky ishte rinumërimi me përmasat më të mëdha në historinë amerikane.

“Shifrat pasqyrojnë verdiktin e popullit, jo një vendim nga zyra e sekretarit të shtetit, ose gjykatat, apo nga njëra prej fushatave,” tha Brad Raffensperger, Sekretar i Shtetit i Xhorxhias.

Ndërkohë fushata e zotit Trump vazhdon të pretendojë se zgjedhjet u manipuluan.

Lexo edhe:

Pamjet virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Orban: Samiti Trump–Putin në Budapest mund të ndodhë brenda pak ditësh

“Ky mund të ketë qenë një Mickey Mouse, një person i vdekur,” tha avokati i presidentit, Rudi Juliani, duke përsëritur një pretendim të presidentit, i cili të premten shtoi një akuzë tjetër: se kompanitë farmaceutike e vonuan njoftimin për vaksinën kundër COVID-it, duke e lënë ta bënin pas zgjedhjeve, një pretendim që kompanitë e kanë mohuar.

“Ne patëm kundër korporatat farmaceutike, patëm median. Ne patëm kundër kompanitë e mëdha teknologjike. Pati shumë pandershmëri kundër nesh,” tha Presidenti Trump.

“Strategjia e tij është njëlloj si ajo e katër viteve të qeverisjes – nëse nuk e thotë ai, nuk është e vërtetë. Pra, ashtu siç kishim lajme të rreme, tani kemi zgjedhje të rreme. Ai po përpiqet të hedhë dyshime mbi këtë institucion, ashtu siç bëri me mediat,” thotë Vanessa Beasley e Universitetit Vanderbilt.

Ekipi ligjor i zotit Trump nuk ka arritur të japë prova për mashtrim me votave, një fakt që ekipi i zotit Biden e thekson vazhdimisht.

“Fushata e zotit Trump dhe aleatët e tyre kanë humbur 28 padi gjyqësore që nga dita e zgjedhjeve,” thotë avokati Bob Bauer, i ekipit të zotit Biden.

Pas dështimit në gjykata, ekipi i zotit Trump ka hedhur idenë se legjislaturat e shteteve të kontrolluara nga republikanët duhet të mos pranojnë fitoren e zotit Biden dhe të caktojnë elektorë që të votojnë për Presidentin Trump. Kjo manovër nuk ka gjasa të ketë sukses, por mund të ketë dëmtuar tashmë legjitimitetin e sistemit zgjedhor.

“Rezultati i këtyre përpjekjeve nuk është se do të kemi një inaugurim të dytë të Presidentit Trump më 20 Janar, por do të kemi dhjetëra miliona amerikanë që janë të bindur se zoti Biden mashtroi në zgjedhje apo që politika jonë është e kalbur,” thotë William Howell i Universitetit të Çikagos.

Në një sondazh të kryer nga kompania Morning Consult në fund të tetorit, 70% e republikanëve thoshin se rezultatet e zgjedhjeve do të ishin të besueshme. Në mes të nëntorit, kjo shifër ra në 27%.

Dyzet e pesë përqind e republikanëve thonë se zoti Trump duhet të pranojë humbjen nëse nuk mund t’i mbështesë me fakte pretendimet për mashtrim, ndërsa 27% thonë se ai nuk duhet ta pranojë humbjen në asnjë rrethanë./Voa/

Etiketa: donald trumppretendon se zgjedhjet u manipuluanTrump nuk pranon humbjen

Lajme të lidhura

BOTA

Pamjet virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

08:37 : 09/11/2025
BOTA

Orban: Samiti Trump–Putin në Budapest mund të ndodhë brenda pak ditësh

15:41 : 07/11/2025
BOTA

Nafta, Rusia dhe Ukraina në agjendën e takimit Trump-Orban

08:30 : 07/11/2025
BOTA

“Të shikojmë ç’do bëjnë komunistët”, Trump: Duam që Nju Jorku të ketë sukses

08:21 : 06/11/2025
BOTA

Trump pas fitores së Mamdanit në Nju Jork:Do të largohem, nuk dua të jetoj në një regjim komunist

22:55 : 05/11/2025
BOTA

Rivali politik Mamdani fitoi bashkinë e New York-ut, reagon Trump: Ja pse humbëm!

21:26 : 05/11/2025
Para

Bundesliga/ Rezultat surprizë, Werder-i i Rashicës ndal Bayern Munich

TË GJITHA

Horokopi për ditën e hënë, 10 nëntor 2025

23:00 : 09/11/2025

Numërohet 1 nga 57 kuti në Cërrik, rezultati paraprak

22:50 : 09/11/2025

Përfundon balotazhi i zgjedhjeve në Kosovë, cila parti do të udhëheqë në cilën komunë (Harta)

22:38 : 09/11/2025

Hapen kutitë edhe në Bashkinë e Matit

22:26 : 09/11/2025

Përfundon numërimi i kutisë së parë në Vlorë, rezultati paraprak

22:23 : 09/11/2025

Nis numërimi i votave edhe në Cërrik, në garë 3 kandidatë

22:11 : 09/11/2025

Numërohen kutitë e para në Tepelenë e Berat, ja kush kryeson

22:05 : 09/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com