• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama, mirmbrëma në kohën e hartimeve patetike

21:01 : 21/11/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Kushdo që e ka ndjekur fushatën e fundit lidhur me zhdukjen e provave për krimet e serbëve në Kosovë, me siguri ka vënë re një fenomen të ri. Të gjithë analistët mercenarë të rilindjes evitonin të flisnin për thelbin e gjësë, por shpenzonin kohë televizive me deduksione, kapërcime logjike dhe pyetje të ngritura në eter.

Qendrimi i tyre ishte i kuptueshëm: ishin vënë në pozicionin e palakmueshëm për çdo person publik, atë të mbrojtësit të së pambrojtshmes. Halli i tyre qe, se as nuk e bënin dot surratin balte për të gënjyer, as nuk e shisnin dot Ramën që u kishte dhënë porosinë.

Fiks në këtë pozitë të mjerueshme u shfaq sot edhe vetë Edi Rama, në Facebook, prej nga ku kishte premtuar se do të sqaronte akuzat e opozitës për përgjysmimin e numrit te të vdekurve nga pandemia në këto 8 muaj.

Ai foli për gjithçka vetëm fakte për atë që kishe dalë nuk serviri dot.

Lexo edhe:

Bushati: Kush shkon në mitingjet e Ramës, ose do të ruajë vendin e punës ose …

Kur e shihje të monologonte 18 minuta pa pushim, Edi Rama ishte për të ardhur keq.

Asnjë provë, asnjë përgjigje konkrete, asnjë përgënjeshtrim bindës, vetëm dokrra patetike se sa ç’njerzor ishte Luli, sa makabër Saliu dhe sa korruptues mediash Iliri. (shikoje fjalimin e Rames ketu)

Ndërkohë që akuza ishte konkrete, se nga 923 jetë të humbura ishin raportuar diçka më shumë sesa gjysma e tyre, Rama përgjigjej me pyetjen qesharake: “Si mund të flesh më gjumë pasi ke nxjere nga goja kete makabritet’.

Ndërkohë që opozita disponon listat emërore të gati 400 personave që kanë dalë të vdekur nga spitalet që funksionojnë ekskluzivisht për Covid 19, por që nuk figurojnë si jetë të humbura nga virusi, Rama flet për kapërcimin e kufirit demokratik të luftës për pushtet.

As citimet nga Emanuel Kanti, as llogaritë e zgjedhjeve të brendëshme të PD-së, as aludimet nëse çifti Kryemadhi- Meta i fsheh lekët në kuti këpucësh, nuk ndihmonin njeri të kuptonte të vërtetën.

Rama sot ngjante me shumë nga analistët e sponsorizuar prej tij, që dalin në publik jo për të kthjelluar, por për ta mjegulluar realitetin.

Pasi dëgjoi akuzën bombë të Lulzim Bashës në “Opinion” për fshehjen e numrit të vdekjeve dhe premtimin e Ramës se do ti çmontonte ato këtë të shtunë në 18 30, Lapsi.al u përpoq të kuptonte se si qëndronte ky problem.

Gazetarët tanë panë dokumentat e morgut, listat emërore të atyre që kanë humbur jetë dhe konkluzioni që nxorën në investigimin e tyre ishte ky: “Po, Lulzim Basha ka të drejtë se nga 3 spitalet Covid-19 kanë dalë deri më tani më shumë të vdekur sesa janë raportuar”.

Por, manipulimi nuk është kaq i thjeshtë sa duket nga thëniet e selisë blu. Sistemi ynë mjeksor, në kundërshtim me udhëzimin e OBSH-së, ka zgjedhur të mos kontabilizojë si jetë të humbura nga pandemia, ata të cilët kanë vdekur prej komplikacioneve që shkakton ky virus në organe të tjera.

Gazetarët tanë u njohën me kartelat e morgut (në fjalën e tij Rama i përmendi ato shkarazi vetëm pas minutës së 14-të), kur një person që kishte vdekur në sanatorium nuk llogaritej jo si jetë e humbur nga Covid-19, por nga sulmi në zemër.

Pikërisht këtu konsiston, sipas investigimit tonë edhe divergjenca e shifrave, mes atyre zyrtare dhe asaj që pretendon opozita. Por ndonëse se ky është një debat mbi kritere shkencore dhe se shumë specilistë pohojnë se çdo humbje jete e një personi, menjëherë pasi ai është infektuar, duhet konsideruar, me kriteret e OBSH, si viktimë e kësaj pandemie, Edi Rama as nuk denjoi të merrej me këtë.

Kushdo që ka pritur nga ai një shpjegim, qoftë edhe një vizion apo justifikim teorik, ka mbetur i zhgënjyer.

Ai pretmtoi me bujë 24 orë më parë se do të përgëneshjtronte provat, por realisht vetëm shau dhe fyeu artikuluesit e tyre.

Për këtë, paraqitja e tij e sotme ishte e turpshme, aspak faktike, por patetike. Edhe për nga argumentimi edhe për nga cilësia, ajo ngjante me ato hartimet e detyrueshme të kohës kur Edi shkonte në shkollë dhe kur mësuesi i letërsisë u kërkonte të shkruanin se sa dëm i bëjnë popullit armiqtë e partisë.

Askush nuk mund të vërë bast se ky degradim, i vjen thjeshtë sepse do të fshehë qënjeshtrën që ka urdhëruar.

Askush nuk mund të thotë as, se arsyet janë krejt të tjera, si ezaurimi i gjatë nga përplasjet apo fakti se njeriu që në këtë vend manipulon gjithçka, këtë virus të panjohur nuk e kontrollon dot.

Por një gjë duket qartë, që të shihje Edi Ramën aq të mjerë sa sot, është një derexhe që nuk i urohet as armikut.

Etiketa: bushati rama boldnew shost domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bushati: Kush shkon në mitingjet e Ramës, ose do të ruajë vendin e punës ose …

16:40 : 05/05/2021
Para

Ky është lëngu që ju ndihmon të dobësoheni

TË GJITHA

VIDEO/ Ndjekje, përplasje makinash dhe sherr me leva, çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë

08:06 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com