• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shembja e Teatrit, Avokati i Popullit kërkon hetim disiplinor për punonjësit e policisë

10:26 : 19/11/2020
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT

Avokati i Popullit, pasi ka shqyrtuar sjelljen e organeve të Rendit gjatë ndërhyrjeve të kësaj të fundit më 17 maj të këtij viti për shkatërrimin e godinës së Teatrit Kombëtar, ka përpiluar një përmbledhje me rekomandime mbi sjelljen e Policisë së Shtetit.

Nisur nga konstatimet e kryera gjatë hetimit administrativ të nisur nga Avokati i Popullit, u është kërkuar autoriteteve më të rëndësishme ligjzbatuese në vend si Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së përgjithshme që të ndërmarrin një sërë masash administrative dhe ligjore për të ndëshkuar një seri sjelljesh individuale apo të organizuara që u vërejtën në veprimtarinë e Policisë së Shtetit gjatë operacionit për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar.

Rekomandimet e plota

1. Marrjen e masave të nevojshme nga strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit, për analizimin e thelluar, me objektivitet dhe profesionalizëm, të veprimeve/mosveprimeve të kundërligjshme, të trajtuar hollësisht në pjesën arsyetuese të këtij rekomandimi, të kryera nga punonjës të Policisë së Shtetit, si ndaj disa shtetasve që në datën 17.05.2020 kanë qenë në godinën e Teatrit Kombetar për të kundërshtuar prishjen e tij, ashtu edhe të protestuesve në ditën në vijim.

2. Identifikimin dhe fillimin e ecurisë disiplinore, për ata drejtues apo punonjës të Policisë së Shtetit, që me veprimet/mosveprimet e tyre, nuk kanë garantuar jetën dhe shëndetin e popullatës (përfshi edhe punonjësit shtetërorë), duke mbështetur veprimtari/operacione, të cilat kanë përbërë në vetvete, apo kanë çuar në grumbullime masive, në kohën kur ishte shpallur gjendja e fatkeqësisë natyrore.

Lexo edhe:

Erion Veliaj lë qelinë, niset drejt Kushtetueses nën masa të rrepta sigurie

Të dhënat e “Keydata”: Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë trefishuar në 20 vjet

3. Identifikimin dhe fillimin e ecurisë disiplinore, për ata punonjës të Policisë së Shtetit që kanë kryer veprime me të shoqëruarit në organet e policisë, për arsye se nuk kanë zbatuar detyrimin ligjor për mbajtjen e procesverbalit mbi veprimet e kryera me të shoqëruarit dhe dhënien e një kopjeje të tij, personave të shoqëruar, si dhe nuk kanë dokumentuar hyrjen e personave të shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

3. Identifikimin dhe fillimin e ecurisë disiplinore, për ata punonjës të Policisë së Shtetit që me veprimet e tyre kanë cenuar informimin e qytetarëve, duke penguar punonjësit e organeve të medias për të dokumentuar pjesë të ndryshme nga këto ngjarje.

4. Identifikimin dhe fillimin e ecurisë disiplinore, për ata drejtues të Policisë së Shtetit, që nuk lejuan vënien në dispozicion të pamjeve filmike të kërkuara nga institucioni i Avokatit të Popullit, duke penguar kështu hetimin administrativ të nisur nga institucioni ynë.

5. Marrjen e masave të nevojshme organizative dhe financiare nga strukturat qendrore të Policisë së Shtetit, për pajisjen e të gjithë punonjësve të policisë së shtetit, me mjetet mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19, në zbatim të akteve normative të miratuara me qëllim për të garantuar veprimtarinë ligjore të Policisë së Shtetit, gjatë periudhës së pandemisë dhe që ata të mos bëhen burim rreziku për përhapjen e tij. Të njëjtat masa të merren dhe respektohen edhe për shtetasit e shoqëruar/ndaluar/arrestuar në ambientet e policisë së shtetit, apo edhe gjatë transportit të
tyre për në ambientet e mësipërme.

6. Identifikimin dhe fillimin e ecurisë disiplinore, ndaj atyre drejtuesve të strukturave të Policisë së Shtetit, që nuk kanë marrë masat e nevojshme për pajisjen e disa punonjësve të policisë, të caktuar me shërbim tek ish godina e Teatrit Kombëtar dhe e atyre që ishin me shërbim në komisariate, si dhe të personave të shoqëruar, me maska mbrojtëse, doreza e dezinfektantë në zbatimin e akteve normative të nxjerrë nga qeveria…

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Erion Veliaj lë qelinë, niset drejt Kushtetueses nën masa të rrepta sigurie

09:02 : 31/10/2025
AKTUALITET

Të dhënat e “Keydata”: Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë trefishuar në 20 vjet

08:59 : 31/10/2025
AKTUALITET

Fshehu në kamion tre persona të shpallur në kërkim, arrestohet shoferi në portin e Durrësit

08:40 : 31/10/2025
BOTA

Putini dhe propaganda me raketën me energji bërthamore

08:35 : 31/10/2025
AKTUALITET

“Mëshira” e Liderit/ Si Rama do i lejojë një “fitore” të vogël Veliajt në Kushtetuese

08:23 : 31/10/2025
AKTUALITET

SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat

08:13 : 31/10/2025
Para

Michael B. Jordan shpallet mashkulli më seksi për vitin 2020

TË GJITHA

Erion Veliaj lë qelinë, niset drejt Kushtetueses nën masa të rrepta sigurie

09:02 : 31/10/2025

Të dhënat e “Keydata”: Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë trefishuar në 20 vjet

08:59 : 31/10/2025

Fshehu në kamion tre persona të shpallur në kërkim, arrestohet shoferi në portin e Durrësit

08:40 : 31/10/2025

Putini dhe propaganda me raketën me energji bërthamore

08:35 : 31/10/2025

“Mëshira” e Liderit/ Si Rama do i lejojë një “fitore” të vogël Veliajt në Kushtetuese

08:23 : 31/10/2025

SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat

08:13 : 31/10/2025

Këmbimi valutor 31 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:10 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com