• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHENDETI

Covid 19/ OBSH: Në Europë çdo 17 sekonda vdes një person

16:47 : 19/11/2020
në SHENDETI

Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, Dr. Hans Kluge, tha se dy kontinentet më të zhvilluara, Evropa dhe SHBA-jam vazhdojnë të jenë epiqendra e koronavirusit të ri (COVID-19).

Në kontinentin evropian virusi merr jetën e një personi në çdo 17 sekonda. Në SHBA raportohen çerek milion njerëz të vdekur, si pasojë e Covid.

Në një konferencë për shtyp nëpërmjet videokonferencës, Kluge tha se 28 për qind e të gjitha rasteve me COVID-19 janë shënuar në kontinentin e Evropës.

Sistemet shëndetësore të shumë prej vendeve Europiane janë mbingarkuar për shkak të pandemisë, – tha Kluge.

Ai nënvizoi se nuk do të jetë e nevojshme mbyllja në rast se rritet në 95 për qind përdorimi i maskës, i cili aktualisht në Evropë është ende 60 për qind.

Lexo edhe:

Koronavirusi/ OBSH: Pandemia merr fund kur të jetë vaksinuar 70% e popullsisë së botës

Covid 19/ OBSH: Situata është alarmante, kushtojuni rëndësi masave

Më tej Kluge tha se njësitë e kujdesit intensiv në Francë janë mbushur 95 për qind, ndërsa në Zvicër janë mbushur plotësisht.

“Vaksinat nuk do të mund të ndalojnë plotësisht COVID-19”

Zbulimi i vaksinës shihet si shpresuese, ndërsa Kluge tha: “Kemi marrë lajme të mira, veçanërisht në ditët e fundit me dy vaksina që premtojnë shpresë. Vaksinat nuk do të mund të ndalojnë plotësisht COVID-19 dhe pavarësisht se nuk do t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve tona, ato përfaqësojnë një shpresë të madhe në luftën kundër këtij virusi”.

Më tej Kluge shtoi se në mënyrë që vaksinat të jenë të suksesshme, ato duhet të shpërndahen në mënyrë të barabartë në të gjitha vendet.

Kluge ndau informacionin se vaksina “Sputnik V” e zhvilluar nga Rusia ka filluar të dërgohet në disa vende, përfshirë edhe Hungarinë, dhe se vendimin e fundit në çështjen e vaksinave e japin autoritetet rregullatore për vaksinat dhe ilaçet të vendeve.

Zyrtari i lartë i OKB u shpreh, se Evropa dhe SHBA-ja vazhdojnë të jenë epiqendra e koronavirusit të ri (COVID-19) dhe se 26 për qind e vdekjeve në gjithë botën për shkak të virusit ndodhin në Evropë.

“Në dy javët e fundit vdekjet nga COVID-19 janë rritur me 18 për qind. Javën e kaluar për shkak të COVID-19 në Evropë humbën jetën mbi 29 mijë persona. Pra, në rajonin evropian humb jetën një person në çdo 17 sekonda”, theksoi Kluge.

Gjatë ditëve të fundit në Evropë humbin jetën mesatarisht 4.500 persona dhe se me më shumë përpjekje këto shifra mund të ulen, – njoftoi Kluge.

Kluge vuri theksin se nga 2 milionë, numri i rasteve me COVID-19 ra në 1,8 milion javën e kaluar pasi vendet në Evropë rivendosën në zbatim masat për karantinë të pjesshme ose të plotë.

Panedmia dhe kufizimet kaë shfaqur efekte anësore të tilla si rritje e problemeve të shëndetit mendor, rritje e varësisë nga alkooli dhe substancat, dhuna me bazë gjinore, humbja e punës dhe ndërprerje e shërbimeve themelore të shëndet.

Etiketa: obsh koronavirusi boldnews host domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Koronavirusi/ OBSH: Pandemia merr fund kur të jetë vaksinuar 70% e popullsisë së botës

21:46 : 28/05/2021
AKTUALITET

Covid 19/ OBSH: Situata është alarmante, kushtojuni rëndësi masave

16:11 : 15/10/2020
Para

Soreca: Zero tolerancë ndaj intimidimit dhe dhunës ndaj gazetarëve

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 16 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:07 : 15/06/2025

Plagoset me Jet Ski turisti belg tek Shëmbi i Kavajës, dërgohet në gjendje kritike te Trauma

22:59 : 15/06/2025

Izraeli vret shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare në Iran, e konfirmon Netanyahu

22:50 : 15/06/2025

Operatorët ekonomikë shtojnë ankesat për tenderat

22:34 : 15/06/2025

Tragjedia me 279 viktima në Indi, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit

22:21 : 15/06/2025

Kapet me mbi 2 kg kokainë në valixhe, arrestohet një 22-vjeçare shqiptare në portin e Rodosit

22:08 : 15/06/2025

Trump shqyrton shtimin e 36 shteteve në listën e vendeve ku nuk lejohen udhëtimet

21:52 : 15/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com