• Kontakt
Monday, July 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Covid19 si mbivendosje krizash/ Favira ose fakira?

11:58 : 18/11/2020
në AKTUALITET, OP-ED, POLITIKE, SHENDETI

Nga Artan Fuga

Sikurse në të gjithë botën, në Shqipëri, epidemia e Covid19 ka tronditur ritmin normal të jetës të individit, si edhe gjendjen psikologjike të tij. Por, sikurse është thënë një epidemi më parë është një dukuri sociale dhe pastaj një problem i shëndetit publik.

Mediat e përkeqësuan përjetimin mbi pasojat e infektimit me Covid19.

Virusi i padukshëm u vizualizua estetikisht, si një karamele, me ngjyrë bojqielli që shkon drejt mavisë, paraqitet si një margaritar i bukur, me thepat e veta si një koral i fundit të oqeaneve. Kontrasti i bukurisë vizuale me rrezikun që ai përbën për shëndetin e njeriut i ka dhënë një përmasë mistike që njëkohësisht afekton syrin por edhe prodhon tmerr. Tmerr i bukur, bukuri e tmerrshme. Një koktej nga ato që vetëm perënditë pagane e kanë. Cfarë nuk u prodhon imagjinata!

Mediat janë në kërkim të klikimeve. Lajmi tronditës ka më shumë audiencë sesa ai që qetëson njeriun. Kështu që epidemia bëri që shoqëria e informacionit, sikurse thuhet për shoqëritë e sotme, të rrëshqasi në një shoqëri të folklorit, të mitologjisë, delirit, të të “vërtetave” të paverifikuara. Kushdo flet përtej kompetencave që mendohet se ka në fushën e tij të ngushtë të specialitetit.

Lexo edhe:

“Projekte të mbifaturuara, si i bëni 7 deri në 10 brenda vitit?”, Fuga përplaset me Gjinushin

Goditjet e SPAK, Fuga: Lidershipi i partive po fokusohet vetëm në 1 person

Kriza psikologjike ishte e treta që shoqëroi atë në planin e shëndetit publik. U trondit rëndë marrëdhënia më e pamediatizuar në botë, ajo midis shpirtit dhe trupit te individi. Askush nuk është më i zoti ta ndjejë trupin e vet pa ndërhyrjen e të tjerëve. Media dhe folklori i rrjeteve sociale e ka bërë të vetën.

Do kesh lodhje, dhimbje koke, humbje nuhatjeje, ndofta të vjella, të gjitha simptoma që janë kthyer në normalitet për ata që tamponi i nxjerr pozitivë! Nuk i ndjen? Shih se moske vdekur!

Bëj shaka mos i kesh, të shpallin simulant!

Kriza përfshiu edhe epideminë politike.

E katërta krizë e rëndë. Zgjedhjet e prillit po afrohen, por politika ka gjetur te Covid19 legjitimitetin e saj. Sa mirë që erdhe Covid19! Me bukurinë tënde makabre, mistike, mizore, na krijove mundesinë për të luajtur politikisht. U harruan të gjitha hallet e tjera të shqiptarëve. Cfarë do të bluante mokrra e ligjërimit politik pa kokrrat e vizualizuara mistikisht të Covid19? Bezdi ardhja e fushatave elektorale! Duhet folur për gjithçka, pa folur për asgjë!

Kriza e pestë, ajo e ekonomisë që ishte tashmë në krizë stagnacioni. Por, kriza ishte. Tani kemi krizën e krizës. Një pako me Favira shpëtimtare, në kutinë e së cilës lexon “sabah” – tre kokrra, “aksham” – tre kokrra, kushtoi 300 euro, pastaj 250 euro, nga Kosova ta sjell “vëllai” edhe për 75 euro. Sabah – Aksham.

Gjej Favirën, këtë si emër gruaje filmash serialë turk. Krizat mbivendosen mbi njera tjetrën. Rikthim besimi te “turqinia” jonë, në kurriz të “oksidentalizimit”. Mos më flit edhe për krizë gjeopolitike tani!!!

Favira!

Fakira!

Krizat mbivendosen. Vaksina pritet si uji i ftohtë në zhegun e vapës. Virusin do ta stopojë, ndoshta, por çfarë do bëjë me korrupsionin, me abstenimin politik, me qetësinë tonë psikologjike të traumatizuar, me mitologjinë që ka zëvendësuar informacionin.

Kush do të na gjejë një vaksinë për të mos qenë përjetësisht Fakira?

Etiketa: fakirafavirafuga

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Projekte të mbifaturuara, si i bëni 7 deri në 10 brenda vitit?”, Fuga përplaset me Gjinushin

22:56 : 05/03/2025
AKTUALITET

Goditjet e SPAK, Fuga: Lidershipi i partive po fokusohet vetëm në 1 person

21:32 : 23/10/2024
AKTUALITET

“Bylykbashi po më zhgënjen!” Akademiku Fuga: Rrezikohet vota e emigrantëve

19:18 : 26/07/2024
AKTUALITET

“SPAK ka përgjime ku Veliaj urdhëron Mirel Mërtirin të paguajë Bolinon, Blushin, Fugën”

12:30 : 22/09/2023
AKTUALITET

“Jemi në fazën e absurditetit”/ Fuga: Cila politikë do n’a nxjerrë nga kjo e sotme?

14:39 : 06/08/2023
AKTUALITET

Fuga për pr/ligjin e Akademisë: Jam i bindur se Presidenti nuk do ta dekretojë!

18:21 : 31/07/2023
Para

Koronavirusi/ Ambasada gjermane në Tiranë mbyll zyrën e Vizave dhe Pasaportave

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 21 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 20/07/2025

“Telenovela” Lapaj-Shabani/ Flet edhe Soko: E turpshme! “Lista e mbyllur” të japë dorëheqjen

22:50 : 20/07/2025

“Gabim i mesit të natës, njësoj si me Dash Sulën”/ Shabani: Dajë Zeqirin nuk e futa unë në listë

22:34 : 20/07/2025

Arma e prishur e një vrasësi/ Skerdi Tase, rrëfimet e të penduarit të tretë

22:15 : 20/07/2025

831 ha tokë për park fotovoltaik në Kaninë/ Këshilli Bashkiak: Nuk e zotërojmë truallin, s’marrim vendim

22:06 : 20/07/2025

PAMJET/ Zjarr në malin e Moravës në Korçë, dyshohet i qëllimshëm

21:43 : 20/07/2025

“Far West” në Sarandë/ Persona të armatosur e në kërkim lëvizin lirshëm, plagosen njerëz, policia fle

21:33 : 20/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com